LIVE UPDATES
Politike

“Kulla më e re në Tiranë”/ Ina Zhupa publikon dokumentet: A po bën Veliaj pastrim parash?

14 Mars 2019, 18:11 Nga DOSJA
“Kulla më e re në Tiranë”/ Ina Zhupa publikon

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, me anë të një postimi në rrjetet sociale teksa ka publikuar disa dokumente të lejes së ndërtimit për godinën “Tirana Rock”, e cila sipas këtyre dokumenteve, do të zhvillohet nga kompania “ANA Sh.p.k”, ka ngritur disa dyshime.

Zhupa ngre dyshimin nëse pas kësaj kulle ngrihet biznesmeni Edmond Bego dhe nëse po kryebashkiaku Erion Veliaj po bën pastrim parash.

“A fshihet Edmond Bego pas kullës më të re në qëndër të Tiranës? A po bën pastrimin e rradhës së parave të pista Veliaj me kullat në Tiranë?”, – shkruan Zhupa.

Sipas saj, “Kulla më e re e Tiranës duket se ka lidhje me Edmond Begon dhe prokuroria ka detyrë ta shtoj këtë në dosjen hetimore që nisur për pastrim parash ndaj Mond Begos.”

Ndërsa shpjegon lidhjen që sipas saj ka “ANA Sh.p.k” ka me “Romario shpk”, e cila është nën hetim për pastim parash shkruan: “Ana sh.p.k , është kompani që ushtron aktivitetin në fushen e ndërtimit me administrator dhe pronare 100% znj. Mirela Zeraliu .

Emri i Mirela Zeraliu është i njohur edhe më parë. Ajo ka qënë për një kohë pronare dhe administratore për kompaninë Romario shpk, që prokuroria e heton si kompani që ka bërë pastrimin e parave të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Mond Begos”.

Postimi i plotë:

A fshihet Edmond Bego pas kullës më të re në qëndër të Tiranës? A po bën pastrimin e rradhës së parave të pista Veliaj me kullat në Tiranë?

Kulla më e re e Tiranës duket se ka lidhje me Edmond Begon dhe prokuroria ka detyrë ta shtoj këtë në dosjen hetimore që nisur për pastrim parash ndaj Mond Begos.

Me vendimin Nr.09, date 20.06.2018 , Keshilli Kombetare i Territorit ka miratuar lejen e zhvillimit per objektin “Tirana’s Rock” objekt i perzier banim dhe shërbime , 25 kate mbi toke dhe 5 kate nen toke” , me ndërtues shoqeria “ANA” sh.p.k .

Duke ju referuar zonen ku do ndërtohet kulla , deri pak dite me parë (23 shkurt 2019 ) ka ekzistuar një godinë e vjetër e qytetit “Hotel Vjosa” i cili eshte shkatërruar nga Bashkia e Veliajt me arsyetimin se do të ndertohej stacion autobuzi për linjat e qytetit . E verteta është ndryshe, sipas dokumentave të lejes së ndertimit provohet qe kjo hapësire e liruar pas prishes se objektit do të zihet nga ndertmi i kullës “Tirana`s Rock “ 85 metra lartesi . Ky ishte mashtrimi i rradhës i Veliajt për ta boshatisur tokën që kishte planifikuar për kullë.

Po kush është Ana shpk që merr kullë në mes të Tiranës dhe kush është lidhja e administratores dhe pronares së saj me Romario shpk, nën hetim aktualisht për pastrim parash të Edmond Begos?

Ana sh.p.k , është kompani që ushtron aktivitetin në fushen e ndërtimit me administrator dhe pronare 100% znj. Mirela Zeraliu .

Emri i Mirela Zeraliu është i njohur edhe më parë. Ajo ka qënë për një kohë pronare dhe administratore për kompaninë Romario shpk, që prokuroria e heton si kompani që ka bërë pastrimin e parave të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Mond Begos. Të dhënat e prokurorisë jepen dhe në investigimin e bërë nga BIRN, të cilin mund ta lexoni të plotë në këtë link:

https://www.reporter.al/e-treta-e-verteta-akuzat-publike-r…/

Administratorja dhe pronarja e Ana shpk, nuk është as më shumë e as më pak se ish administratorja dhe pronarja e Romario shpk, një firmë që shërben sipas prokurorisë për pastrimin e parave të Mond Begos.

Më poshtë dokumentat dhe skemën e lidhjeve dhe aseteve të Mond Begos.

(B.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edmond bego ina zhupa kulla më e re në tiranë partia demokratike pastrim parash edmond bego ina zhupa kulla më e re në tiranë partia demokratike pastrim parash

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni