Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Keqadministrimi i universitetit ka prodhuar diploma pa fund, pa kritere cilësore që të mund të nxirrnin specialistë të denjë për nevojat e tregut. Protesta e vitit 2018, ishte treguesi i një sistemi të degraduar që kishte zhytur në panik studentët që ndiheshin të pashpresë për të ardhmen.
Shtatë vite pas zbatimit të ashtuquajturës reformë e re në arsimin e lartë, konkluzioni është situata e përkeqësuar në drejtim të autonomisë, financimit, infrastrukturës dhe cilësisë në universitete. Auditorët po braktisen. Numri i studentëve ka rënë ndjeshëm vitet e fundit. Të rinjtë janë të prirur të largohen për studime jashtë.
Keqmenaxhimi financiar i të ardhurave të universiteve që burojnë në masë të konsiderueshme nga tarifat e studentëve vijon të jetë gangrenë. Ky keqmenaxhim sjell pasoja të rënda tek kërkimi shkencor, duke e bërë inekzistent.
Gjatë vitit akademik pandemik 2020-2021 në gjashtë universitete shqiptare përkatësisht: Universiteti I Tiranës, Universiteti Politeknik, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Universiteti “Fan Noli” u shpenzuan plot 32,5 mln euro.
Këto para kanë ardhur kryesisht nga tarifat e studentëve. Çuditërisht, edhe pse mësimi u krye në kushte shtëpie, tarifa nuk pësoi ndryshime me gjithë këmbënguljen e studentëve për ulje të saj.
Është e qartë se kostot e ndryshme janë minimizuar nga mësimi online dhe në këtë rrethanë ngrihen disa pyetje. A shkuan paratë për rritjen e cilësisë akademike, kërkimin shkencor dhe bazën material?
Të dhënat sugjerojnë që nuk ka asnjë përmirësim të tillë. Ku shkuan 32,5 mln euro në një kohë kur univesiteteve iu vu dryni për shkak të pandemisë botërore dhe studentët e zhvilluan mësimin në shtëpi?
Monitorimi i organizatës “Qëndresa Qytetare” në bashkëpunim me fondacionin Frederic Herbert, zbulon se me paratë e studentëve shqiptare është abuzuar rëndë bazuar tek të dhënat e grumbulluara nga thesari dhe burime të tjera.
Paratë e një viti akademik janë shpenzuar për karburant aotumjetesh, për ngrohje, pastrim dhe orendi zyrash, konferenca, dieta, udhëtime dhe shpërblime. Është e çuditshme dhe më shumë se e dyshimtë se si mund të ketë ndodhur kjo, kur mësimi u zhvillua online.
“Ne kemi vërtetuar në rrugë informale që disa produkte për të cilat janë deklaruar si shpenzime, nuk rezultojnë brenda universitetit” u shpreh Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare
“Janë ngritur dyshime të arsyeshme që në këto universitete abuzohet ku paratë që shkojnë për cilësi arsimi dhe lehtësi të studetëve janë minimale” u shpreh Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare./InsideStory, Top Channel
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe kryesore aksidentin që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Rina...
TIRANË– Sot do të përballeni me një mot me temperatura të larta, të cilat arrijnë deri në 23 gradë celsius. Sipas MeteoAlb: Vijojnë masat ajërore të ...
TIRANË– Mbrëmjen e kaluar u regjistrua një aksident në Rinas. Dosja.al sjell ekskluzivisht pamjet nga aksidenti i cili përfshiu dy mjete. ‘Audi...
Universitetet kanë shpenzuar për kërkimin shkencor një shifër qesharake prej 18 mijë eurosh me një rënie prej 20 mijë eurosh nga viti paraardhës.Për zërin libra...
Universiteti politeknik mban vendin e parë për një tjetër zë shpenzimesh që duket mjaft i dyshimtë.Gjatë vitit akademik 2020-2021 ka shpenzuar plot 177 mijë eur...
TIRANË– Pas mbledhjes së grupit parlamentar ditën e djeshme në selinë e Partisë Demokratike, sot ka pasur një tjetër takim. Për më shumë se 3 orë, du...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar arsyet e gabimeve të ish-kryedemokratit Lulzim Basha. I ftuar në emisonin “Bardh’eZIR...
GREQI- Del fotoja e shqiptarit që akuzohet se ka përdhunuar një të mitur greke. Sipas “Protothema”, ai është pjesëtar i grupit muzikor të muzikës ...
GREQI– Nëna e 27-vjeçarit shqiptar që akuzohet për përdhunimin e një të miture ka folur për median greke “protothema.gr“, duke treguar ...
DURRËS– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, në vendin e njohur si ‘Rruga e Portit’, ku dy makina janë përplasur dhe si pasojë është l...