LIVE UPDATES
Sport

Kthimi në normalitet, urimi i presidentit Duka për vitin 2021!

31 Dhjetor 2020, 10:06 Nga DOSJA
Kthimi në normalitet, urimi i presidentit Duka për vitin 2021!

TIRANE – Presidenti Armando Duka, nuk e ka prishur traditën. Në ditën e fundit të vitit 2020, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë një përmbledhje të vitit që po lëmë pas dhe iu uron komunitetit të futbollit kthimin sa më shpejt në normalitet, me më shumë shëndet dhe begati për të gjithë shqiptarët në vitin 2021.

“Të dashur miq!
Së pari, uroj të jeni mirë dhe shëndet dhe pranë njerëzve tuaj të dashur në këtë fundvit. Po lëmë pas një vit të vështirë e me shumë peripeci për të gjithë shoqërinë e veçanërisht për futbollin shqiptar.
Uroj me gjithë zemër që viti 2021 të kthejë faqen e historisë dhe të jetë krejt ndryshe nga viti 2020. Ka qenë një vit kalendarik që e ka përballur edhe futbollin, ashtu si edhe çdo fushë të jetës, me sfida të panumërta. Sfida që ne i kemi përballuar me sukses, duke qëndruar bashkë dhe duke qenë si gjithmonë solidar. Në fillim tërmeti i nëntorit 2019 e më pas pandemia Covid-19 na sprovuan fort, por ne nuk u dorëzuam. Mblodhëm fonde dhe tani kemi nisur rindërtimin e katër shtëpive me donacione të siguruara nga federata partnere dhe skuadra kombëtare.
Në kulmin e karantinës së imponuar nga pandemia ne iu gjendëm pranë komunitetit të futbollit, që u braktis në mënyrën më të dhimbshme nga qeveria, duke siguruar dy paga për punonjësit e futbollit kudo në Shqipëri përmes paketës së solidaritetit futbollistik. Rifilluam të gjitha garat dhe treguam se jemi të aftë të menaxhojmë çdo aktivitet futbollistik duke respektuar protokollet sanitare. Kombëtarja mbylli një edicion fantastik sa i takon rezultateve, duke marrë maksimumin në Nations League. Klubet shqiptare gjithashtu bënë një paraqitje mjaft të mirë në kompeticionet evropiane.
Ky vit i vështirë në fakt u mbyll me një lajm fantastik për shqiptarët. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që finalja e parë e kompeticionit më të ri evropian për klube “Conference League” të luhet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës në maj të vitit 2022. Një arritje historike që na bën krenarë e për të cilën duhet të gëzojmë të gjithë. Mezi presim t’i tregojmë botës një nga tiparet më dalluese të shqiptarëve, siç është mikpritja.
Uroj me gjithë zemër që pasojat e pandemisë të vijnë duke u zbehur dhe bota e qytetëruar të triumfojë mbi këtë të keqe të padukshme që i krijoi kaq shumë probleme njerëzimit.
Kjo është dëshira ime më e madhe për këtë vit ri. Me rikthimin e situatës në normalitet ne do t’u rikthehemi më në fund edhe të gjitha aktiviteteve për të çuar përpara zhvillimin e futbollit.
Ju uroj të gjithëve gëzuar vitin e ri 2021! Qoftë një vit sa më i mbarë dhe i begatë për të gjithë shqiptarët dhe për futbollin! Gëzuar!,”-
mbyll urimin e tij Armand Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbolli shqiptar presidenti armando duka presidenti i fshf urimi per vitin e ri futbolli shqiptar presidenti armando duka presidenti i fshf urimi per vitin e ri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet