Dhurata Çupi në mbledhjen e Alibeajt: Duhet të dalim vetëm me lista për këshilltar bashkiak
24 Mars, 15:05
...
Sport
“Bashkia do vazhdojë të investojë”, Voltana Ademi jep garanci për vazhdimësinë e Vllaznisë: Kundër Tiranës pashë n
30 Dhjetor 2020, 19:20Nga DOSJA
SHKODËR-Superiorja mbyll vitin 2020 me një javë të denjë për atë që kishte prodhuar kampionati deri tani. Askush veç Vllaznisë nuk ka stabilitet dhe si rezultat, shkodranët janë të vetmit të shkëputur në renditje, ndërsa të tjerët këmbejnë vendet çdo javë. Kundër Tiranës në “Selman Stërmasi”, shkodranët e mbyllën me një barazim 1-1. Në përfundim të ndeshjes ka folur edhe Voltana Ademi. Kryebashkiakja e Shkodrës në një komunikim për mediat u shpreh:
“Ndeshja ishte shumë e mirë. Unë pashë një ekip që lufton dhe vazhdon të bëjë një lojë që të emocionon dhe ne lëvizim nga vendi çdo 30 sekonda. Sidomos pjesa e dytë, ishte shumë emocionuese. Unë jam shumë e kënaqur. Është lojë, është futboll këtë e dimë. Kishim shumë raste, sidomos pjesën e dytë mendoj kemi bërë një lojë shumë të mirë”, u shpreh Ademi.
Vllaznia tani është kandidatja kryesore për titullin kampion dhe është skuadra për t’u mundur. Voltana Ademi e cila konsiderohet edhe si presidentja e skuadrës,shprehet se bashkia që ajo drejton do të vazhdojë të financojë skuadrën.
Do vazhdojmë financimin. Financim që nuk është ulur krahasuar me buxhetin e shkuara kur bëhet fjalë për pjesën e parë të vitit 2021. Po konsultojmë me Federatën sa i përket rregullores për të qenë pjesë e konkurrimit në kriteret teknike dhe do të vazhdojmë të hapur për konkurrimin publik”, tha kryebashkiakja e Shkodrës për mediat pas ndeshjes Tirana-Vllaznia.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE – Trajneri i Kombëtares Edoardo Reja, ka bërë bilancin e vitit që po lëmë pas në futboll. Në një intervistë ekskluzive për fshf.org, tekniku Reja shprehe...
ANGLI – Ndeshja Totenham-Fulham, e vlefshme për javën e 16-të e Premier League e planifikuar për t’u luajtur të mërkurën në orën 18:00, është pezulluar për shka...
SPANJE – Pasi i dha fund bashkëpunimit, Diego Kosta ka përshëndetur tifozët e Atletiko Madridit, me një postim të gjatë në llogarinë e tij në Instagram:...
TIRANË– Nuk ka shkuar më shumë se 1-1 klasikja mes Tiranës dhe Vllaznisë. Të dyja skuadra kërkuan maksimumin në këtë përballje, për ta mbyllur vitin ...
TIRANË– Ka startuar në orën 13:45, “klasikja” e futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë. Të dyja skuadrat do të kërkojnë të marrin maksimumin në...