Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
KOSOVË – Muharrem Ibraj u përmend sot në seancën gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK’së, ku ish-nënkryetari Nasim Haradinaj tha se Muharrem Ibraj ishte shqiptari që bashkë me të atin Mushk Jakupi kreu krime në luftën e fundit në Kosovë.
Në vitin 2005, Muharrem Ibraj kishte dëshmuar edhe në Hagë në mbrojtje të Sllobodan Millosheviçit. Ibraj ishte pjesë e policisë serbe dhe tani jeton me një pension në Serbi. Muharem Ibraj ishte emëruar nga kryetari serb i komunës Momçilo Stanojeviç, shef i “sigurisë lokale”. Ish-shefi i “sigurisë lokale” nga zonën e Gjakovës mohoi krimet e kryera kundër civilëve shqiptarë nga forcat serbe duke thënë se nuk kishte asnjë informacion për ndonjë krim të kryer nga ushtria dhe policia serbe kundër civilëve shqiptarë në vitin 1999.
Në qershor 1999, kishte ikur nga Kosova bashkë me forcat serbe. Kur u pyet nga një gjyqtar pse nuk e kishte përkrahur UÇK-në, Ibraj u përgjigj se UÇK-ja ishte kundër shtetit. Dëshmia e Muharrem Ibrajt, i cili u akuzua për vrasjen e një shqiptari në fillim të marsit të vitit 1999, u publikua nga radio televizioni shtetëror serb. Ibraj ishte i vetmi shqiptar në një listë prej 18 personash që kërkoheshin nga Interpoli për krime lufte të kryera në Kosovë.
Në shkurt 2009 dhe në janar 2014, Tribunali i Hagës i dënoi këta persona, mes tjerash edhe për Masakrën e Mejës: Nikola Šainović, zëvendës-kryeministër i RFJ-së 1996-2000 me 22 vjet; Dragoljub Ojdanić, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë 98-2000 me 15 vjet; Nebojša Pavković, komandant i Batalionit të Tretë të Ushtrisë së Jugosllavisë 98-99 me 22 vjet; Vladimir Lazarević, komandant i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë së Jugosllavisë me 14 vjet; Sreten Lukić, komandant i policisë sërbe në Kosovë 1998-1999 me 20 vjet.
Në prill 2013 prokurorët e EULEX-it filluan hetimin ndaj afërsisht 20 personave për Masakrën e Mejës. Në korrik 2015 prokurori Charles Hardaway ngriti aktakuzë kundër shqiptarit Sahit Halitaj, me arsyetimin se u ka ndihmuar policëve serbë për krimet kundër civilëve shqiptarë në Mejë. Në dhjetor 2015, pas paraqitjes së rrethanave të reja, prokurori që ngriti aktakuzën, parashtroi propozimin për tërheqje nga aktakuza. Në shkurt 2015, INTERPOL-i, me kërkesë të UNMIK-ut, lëshoi urdhërarrest ndaj 17 pjesëtarëve të forcave serbe të sigurisë për Masakrën e Mejës.
(m.k/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHBA- Një zyrtare amerikane tha se anëtarët e NATO-s “qëndrojnë të bashkuar” para bisedimeve me Rusinë mbi të ardhmen e sigurisë evropiane, teksa shqetësimet ja...
KOSOVË- Zëvendësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla ka folur për planet e armatosjes së ushtrisë për vitin 2022. I ftuar në RTV Dukagjini Syla tha se janë duk...
HAGË- Është zhvilluar ditën e sotme seanca gjyqësore ndaj krerëve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati në Gjykatën Speciale në Hagë....
SHBA- Presidenti Joe Biden do të përpiqet të mbledhë partinë e tij ditën e sotme, teksa shtytja e demokratëve për të miratuar dy projektligje për të drejtat e v...
HAGË – Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë në seancën e sotme në Hagë se informacionet që përmbanin dosjet, të cilat u...
HAGË – Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka treguar në seancën e sotme në Hagë edhe për arresti...
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur një aktakuzë ndaj ish-ministrit për Punët e Jashtme, Skënder Hyseni, në të cilin akuzohet se nuk ka bë...
GREQI- Një valë tërmetesh po tronditin Greqinë fqinje ditet e fundit. Duke nisur nga tërmeti i mbrëmjes së 9 janarit, i cili tronditi Greqinë po ashtu edhe Shqi...
HAGË – Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka folur në sencën e sotme dhe për arrestimin e tij ng...
HAGË – Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë ditën e sotme në seancën e mbajtur në Hagë se...