LIVE UPDATES
Aktualitet

Kryeministri mohon gjakun! Kushëriri i Edi Ramës tregon vuajtjet: Si më hoqën tre organe, më grabitën pronën në Palasë!

20 Maj 2019, 08:47 Nga DOSJA
Kryeministri mohon gjakun! Kushëriri i Edi Ramës tregon vuajtjet: Si

TIRANE- Paskal Nesturi ka qenë i ftuar në studion e emisionit Zgjohu në Fax Nees, ku ka denoncuar grabitjen e pronave të tij, në zonën e Palasës. Sikur të mos mjaftonte kjo Nesturi ka treguar dhe një histori të vështirë shëndetësore, ku për shkak të mjekimit të gabuar në spitalin e Vlorës, atij i janë hequr tre organe. Pas nisjes së procesit gjyqësor kundër spitalit, ai ka përfituar një dëmshpërblim prej 146 milionë lekësh.

“Paratë që më caktoi gjykata  nuk mu dhanë, mu desh që të takoja ish-kryeministrin Sali Berisha, që paratë të më jepeshin”, u shpeh Paskali.

Për t’u kthyer te historia që e shqetëson më shumë, ajo e pronave, Nesturi hedh akuza direkete edhe ndaj deputetit socialist Alket Hyseni, si dhe kryebashkiakut në detyrë të Himarës Jorgo Goro. Nesturi, i cili ka lidhje gjaku me kryeministrin Edi Rama tregon se për pronën e tij, që është rreth 22 hektarë kulLotë fshihen pas interesa të mëdha ekonomike.

Gjithçka nis në vitin 2012, kur Nesturi me paratë që kishte marrë nga gjykata, pasi kishte marrë mjekim të gabuar, vendos të ndërtojë një shtëpi në zonën e Palasës. Mirëpo disa ditë më pas atij i shembet banesa, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, disa vite më vonë me një VKM ai është shpronësuar, me pretendimin se kjo pronë, do të shërbente si një ballkon për qytetarët që shkonin në Himarë. Por sipas tij kjo zonë do ju jepet në mënyrë korruptive personave të tjerë, dhe se ai nuk ka marrë as paratë e shpronësimit, rreth 22 milionë lekë të vjetra.

’Me paratë që m’u dhanë pasi fitova nga spitali, fillova një ndërtim në zonën e Llogarasë, në vitin 2012. Është për t’u habitur që si ka mundësi që unë se kam sharë Edi Ramën, dhe s’i kam rënë në qafë njeriu, më erdhën me tanke që nga Tirana dhe ma prishën shtëpinë. Edi Rama më ka marrë në telefon dhe më ka thënë prishe shtëpinë, dy javë pas zgjedhjeve të vitit 2013, kur u shpall kryeministër. Nëna ime ka të bëjë me nënën e tij, kemi lidhje gjaku. Atë që më ka bërë mua kjo qeveri, sikur të isha më krimineli.

Toka e cila na është kthyer nga agjensia e kthimit dhe kompesimit të pronave ka qenë kullotë, na është njohur në vitin 2006, dhe nuk na është kundërshtuar nga asnjë individ. Banesën ma prishën të nesërmen e telefonatës së Edi Ramës. Këto janë planet e Jorgo Goros, hajduti i pronave të bregdetit. Janë 22 hektarë kullotë, gjithë lufta që bëhet ndaj meje lidhet me 11 mijë metra tokë, pasi ka një pamje panoramike në bregdet. Kanë nxjerrë një VKM për të na shpronësuar, duan që të ndërtojnë në pronën time, kanë marrë pjesën më të bukur, dhe thonë që do të bëjnë një ballkon ku do të ndalen qytetarët.

Këtu leja e ndërtimit thotë 6 mijë metra, ndërsa VKM-ja 11 mijë metra katrorë. Gjykata ka vendosur që toka ime të kthehet në gjendjen fillestare, dhe të prishet ajo ndërtesë që është bërë. Gjyqtari i ndershëm Florjan Kalaja ka dalë kundër shtetit. Një tjetër gjyqtar i mirë, Arqile Basha, vendosi që të ndaloheshin punimet aty, po kjo nuk u zbatua nga ana e policisë.

Drejtësia mua më ka dhënë të drejtë, këtu del një deputet i PS-s, Alket Hyseni dhe thotë që familja i ka dokumentet fallso. Pse unë i kam çuar dokumentet false në Arkivin e Shtetit?! Në momentin që çështja do të shkonte në apel, ndërhyn Edi Rama me VKM, qeveria vendosi që të na shpronësonte, dhe pa thënë asnjë plan se çfarë do të ndodhte me pronën tonë. Nuk ka asnjë hartë se cila prej pjesëve është vjedhur, na kanë dhënë 22 milionë lekë të vjetra dhe nuk na kanë dhënë asgjë”, u shpreh Nesturi.

Ndërkohë më tej ai u shpreh se i kanë pushuar nga puna dhe bashkëshorten, për shkak se denoncoi drejtorin e saj për vjedhje. Marrë nga Faxweb.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kusheriri i edi rames paskal nesturi pronat ne himare kusheriri i edi rames paskal nesturi pronat ne himare

Sondazh

Poll
Aktualitet 20 Maj 2019, 05:25

Eurovizioni – Art? Kitç? Kult apo politikë?

Figura farfuritëse që këndojnë, Eurovizioni – Eurovision Song Contest (ESC) u zhvillua për herë të tretë në Izrael. Garën e fitoi Holanda, ndërsa mijëra v...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet