LIVE UPDATES
Bota

Kryeministri malazez në Serbi: Më pak politikë, më shumë ekonomi

4 Nëntor 2021, 08:28 Nga DOSJA
Kryeministri malazez në Serbi: Më pak politikë, më

SERBI – Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, tha të mërkurën në Beograd se me udhëheqësit e Serbisë më së paku ka biseduar për çështje politike, duke u përqendruar në aspektet ekonomike dhe bashkëpunimit ndërmjet të dyja shteteve.

Ai i bëri këto komente gjatë vizitës së parë në Beograd, që kur mori detyrën e shefit të qeverisë malazeze, në një periudhë marrëdhëniesh të vështira me Serbinë. Kryeministri malazez tha se shpreson që vizita e tij e parë do të jetë shenjë e mirë për rrugën e re “të përparimit në marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve. Më së paku i kushtuam vëmendje politikës, ndërsa më shumë asaj që është thelbi i bashkëpunimit të mirë – ekonomisë dhe vendosjes së lidhjeve të mira ndërmjet qytetarëve dhe shteteve”, tha ai.

Састанак са предсједником Републике Србије Александром Вучићем је протекао у отвореној и конструктивној атмосфери. Сагласили смо се да односи између ?? и ?? морају бити бољи, квалитетнији и интензивнији, у складу са интересима свих наших грађана. pic.twitter.com/o8UJvFDHJn

— Zdravko Krivokapić (@profKrivokapic) November 3, 2021

Por, ai shmangu komentet rreth mospajtimeve ndërmjet të dyja vendeve dhe akuzave që i janë bërë Beogradit për ndërhyrje në punët e brendshme të Podgoricës, të cilën Serbia e akuzon edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Dy ditë më parë, një nga udhëheqësit e partisë më të madhe në koalicionin qeverisës në Mal të Zi, Andrija Mandiç, nga Fronti Demokratik proserb, tha se forca e tij politike ka hedhur nismën për formimin e qeverisë së re. Kryeministri Krivokapiç, tha të mërkurën se “nuk i pranon shantazhet” dhe se shteti nuk është lojë, ndërsa për ndryshimin e qeverisë, duhen votat e të paktën 41 deputetëve në parlamentin malazez. Një ditë më parë zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç, tha se “për të zgjedhur qeverinë e re, dikush duhet të rrëzojë të qeverinë aktuale”.

Mali i Zi u pavarësua nga Serbia në vitin 2006 por kisha e tij nuk u bë autonome dhe mbeti nën Kishën Ortodokse Serbe, që për shumëkënd është një simbol i ndikimit serb. Çështja e pronësisë së Kishës Ortodokse Serbe ka shkaktuar tensione të shumta gjatë viteve të fundit në Mal të Zi dhe në marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve. Ligji për Liritë fetare, i miratuar në kohën kur në pushtet ishte Partia Demokrate e Socialistëve e presidentit aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, kërkonte nga Kisha Ortodokse Serbe të dëshmojë për pronat përgjatë viteve të kaluara.

Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e gushtit të vitit 2020 e ndryshoi Ligjin duke ia njohur të drejtën e pronës kishës serbe, e cila selinë e ka në Beograd. Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe aspiron që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Por, fitorja e forcave proserbe në zgjedhjet e vitit 2020 ka shtuar shqetësimet për orientimin e vendit të vogël buzë Adriatikut.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni ana brnabic mali i zi mali i zi dhe serbia serbia zdravko krivokapić ana brnabic mali i zi mali i zi dhe serbia serbia zdravko krivokapić

Sondazh

Poll
Bota 4 Nëntor 2021, 08:23

OBSH: Rritje e rasteve me COVID-19 në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se numri i rasteve të reja me COVID-19 u rrit javën e kaluar në shkallë globale dhe se Evropa ka njoftuar rritjen më të...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës