LIVE UPDATES
Politike

‘Tradhtia e Bashës dëmtoi LSI, tani po e paguaj’/Kryemadhi: S’ia hapja telefonin, më merrte

26 Mars 2022, 16:49 Nga DOSJA
‘Tradhtia e Bashës dëmtoi LSI, tani po e

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi duket se e ka pritur me shumë indiferencë aktin e dorëheqjes nga kryedemokrati Lulzim Basha. Në fjalën e saj në emisionin “Kjo Javë”, Kryemadhi tha se as nuk e ka ndjekur fjalimin e tij të dorëheqjes, duke u shprehur se komunikimin e fundit ka qenë në mars, një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ndër të tjera, ajo foli për tradhti nga ana e Bashës, faturë që sipas saj po e paguan ajo me karrierën politike, e po ashtu ajo tha se duhet lidership i ri politik në frontin opozitar.

“Unë kam qenë indiferente me çfarë ka ndodhur në PD. Për herë të fundit me Bashën kam folur para 1 marsit, Gaz Bardhi ka bashkëpunuar me grupet kriminale. Komunikimi im me Bashën ka qenë para 1 marsit, ku është bërë debati për ccështjen e Elbasanit. Dua të theksoj dhe e bëra të qartë. Në Berat, haptas fare dhe ndërhyrja e komisionerëve të PS ishte për shitjen e mandatit të LSI te PS, e njëjta gjë në Durrës, Korçë, Vlorë. Gjatë ditës së zgjedhjeve i kam uruar suksese dhe ka qenë momenti i komunikimit të deputetëve të Elbasanit dhe numërimit në mandatin e Durrësit. Numëruesit e PD futeshin në sulm për të zhvlerësuar votat e LSI. Nga ai moment s’kam komunikuar më me të, më ka marrë në telefon dhe nuk i kam kthyer. Nuk ia kam hapur telefonin, i kam thënë fol me zotin Vasili. I çova vetëm mesazh ngushëllimi kur i vdiq i ati,”-tha ajo ndër të tjera.

INTERVISTA E PLOTË:

Si i keni ndjekur këto zhvillime në PD?

Kryemadhi: Që pas zgjedhjeve të 25 prillit, mund të them se interesimi i imi si Monikë, apo dhe i LSI-së, ka qenë indiferent se çfarë ndodhte brenda PD, për shkak të situatës të së cilës lideri i opozitës tradhtoi të gjithë kauzën e opozitarizimit dhe të atyre shqiptarëve që se suportonin dhe se mbështesin qeverinë e Ramës. por në kutitë e votimit u gjet ‘Rama 3’. Kjo krijoi një ndjenjë negative në LSI por ne jemi qenë të rezervuar në deklaratat tona kundrejt zotit Basha. Me shpalljen e zotit Berisha non-grata, i cili mendoi ta mbante larg PD këtë kauzë morale, indiferenca ose mungesa e Bashës dhe e suportuesve të tij mediatikisht më pas thashethemnatë ku thuhej se shkaktarë të humbjes së PD ishte LSI apo Berisha. Ndaj menduam se ishte e vlefshme skema Basha Rama. Dhe vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës tregoi se ai kishte marrëveshje me Ramën. Koha është dhe një nga elementet kryesore që do të zbardhë skemën e 25 prillit.

Pati një kohë të gjatë ku kërkohej dorëheqja e Bashës. Ju e prisnit dorëheqjen e zotit Basha?

Kryemadhi: Për hir të së vërtetës, të gjithë liderat e frontit opozitar duhet të largoheshin dhe duhet të largohen për të krijuar një frymë të re, një strategji të re. Strategjia, duam apo s’duam ne, e konsumimit të opozitarizimit, përballë një strukture mkjaft kriminale dhe të korruptuar, kërkon lidershim të fortë. Që ndërton një strategji të bazuar në veprimin opozitar dhe një axhendë të qartë.

Cili është lidershipi i fortë?

Kryemadhi: Ky lidership do të dalë gjatë rrugës. PD do të ketë kuvendin e saj dhe LSI është në riorganizim të saj. Se di për strukturat e tjera. Edhe shumë lëvizje që kanë të bëjnë me qëndresën qytetare dhe protestat qytetare, me shumë grupe të tjera, normalisht që do të formojnë një opozitarizëm të pakapur. Se kam ndjekur në asnjë moment fjalimin e tij. Një veprim i vonuar nga ai. S’jam askushi që të komentoj se çka ndodh me PD. Jam dikushi që mund të them se tradhtia e zotit Basha dëmtoi LSI në maksimum, që sot ka 4 mandate. kjo është një nga faturat që do ta paguaj Monika kryemadhi me karrierën e saj politike që i besoi atë arsenal të rinj një dordoleci politik që ishte peng i interesave financiare të familjes së tij por dhe të veprimeve të tij politike në të kaluarën. Dorëheqja e tij kishte më shumë hall se si do të dilte imazhi i tij mediatik se sa ajo çka thoshte. Është një perceptim që ai ka qenë sipërfaqësor sa i përket thelbit të gjerave. Por jo sipërfaqësor në lidhje me interesat e tij.

vijon…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet