Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal
17...
Aktualitet
Kryebashkiakja e Shkodrës: Propozova heqjen e taksave për 3 muaj, Këshilli Bashkiak nuk e miratoi
3 Prill 2020, 14:49Nga DOSJA
TIRANË- Shkodra është qyteti më i goditur gjatë 24 orëve të fundit me 12 qytetarë pozitivë me COVID-19. Në një lidhje Skype për Syri TV, kryebashkiakja Voltana Ademi është shprehur se gjendja në qytetin që ajo qeveris nuk është i mirë. Sipas saj, dy ditët e fundit ka patur shumë lëvizje të qytetarëve, ndërsa policia, shtoi ajo, ka ulur vigjilencën.
“Kjo është situatë e rëndë dhe unë shpresoj të mos vazhdoj kështu. Apeli im për qytetarët, ju jam lutur edhe dje. E vetmja armë që kemi është qëndrimi në shtëpi dhe mosdalja jashtë. Ka raportime nga policia që 111 raste ku është ndërhyrë, në subjekte dhe qytetarë. Dy ditët e fundit ka një shtim të qytetarëve në rrugë. Pasdite nuk ka postoblloqe dhe duket se ka një ulje të prezencës së policisë“, u shpreh Ademi.
Kryebashkiakja e Shkodrës shtoi se, “është propozuar heqja e taksave dhe detyrimeve për 3 muajt në vazhdim. Ky vendim nuk është miratuar nga Këshilli Bashkiak. Më ngjan e rëndë. Kjo masë minimalisht duhej kaluar. Ky është një lajm i keq, por nuk duhet të jemi optimistë. Do ta kërkoj sërish një gjë të tillë“.
Aktualisht, qyteti i Shkodrës numëron 22 raste me COVID-19, ndërsa i gjithë qarku 26.
TIRANË– Organizata joqeveritare ‘Shoqata Planet’ ka marrë një nismë për të ndihmuar njerëzit që kanë më shumë nevojë në këto ditë që janë të izoluar.Ditën ...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se sot në mesditë ka ndëruar jetë dhe një tjetër pacientë që ishte i infektuar me COVID-19 dhe prej ditësh...
TIRANË- Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (ESMC) duket se i ka ardhur në majë të hundës me komentet e shqiptarëve dhe kroatëve. Ndaj ka vendosur që...
TIRANË– Arrestohet drejtori i Burgut 313, Eduart Struga. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se Struga ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë pa...
TIRANË– Një qytetar nga Tirana ka denoncuar shoqërimin e kolegëve të tij nga policia. Në një denoncim të dërguar në redksinë e JOQ, qytetari shprehet...
Tiranë- Dy prej pacientëve, të cilët u transferuan ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndodhen në gjendje të rëndë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ...
TIRANË– Që nga fillimi i “luftës”, 69 mjekë dhe infermierë italianë kanë humbur jetën në betejën e përditshme me koronavirusin. Ndaj, misioni i 30 mj...
Tiranë- Luigi Soreca, ambasadori i BE-së në vendin tonë, gjatë një mbledhje online me koordinatorin e OSBE-së në Shqipëri, Brian Willimas, kanë nënshkruar marr...