LIVE UPDATES
Bota

Kriza energjitike rrezikon investimet e huaja në Kosovë, kompanitë mendojnë largimin

3 Janar 2022, 12:31 Nga DOSJA
Kriza energjitike rrezikon investimet e huaja në Kosovë,

KOSOVË – Kriza energjetike ka vënë në një situatë të vështirë një investitor gjerman që ka të shtrirë kapitalin në Kosovë që nga viti 2014.  Është kjo kompania “Heinze”, që merret me prodhimin e produkteve të plastikës dhe e cila ka të punësuar 20 punëtorë në Kosovë. “Heinze”, nga Kosova eksporton produktet e saj në vende të ndryshme të botës, deri në Amerikë. Fitim Hoti, menaxher i kompanisë në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se si pasojë e problemeve me energji elektrike, me shumë vështirësi janë i duke furnizuar me produkte kompanitë me të cilat kanë kontrata.

“Po bëhen 20 vjet dhe i njëjti problem me energjinë. Nëse ndalet 2 orë jemi në rregull, por kur të vijë energjia, të jetë stabile. Me tensionin e ulët, siç po vjen, nuk mund të ndizet asnjë makinë”, thotë Hoti.

Ai thotë se kanë kërkuar ndihmë nga Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), por nuk u është bërë zgjidhje. Kjo situatë me energjinë elektrike në Kosovë, duket të mos jetë fare e mirë për një investitor gjerman, i cili, siç thotë Hoti, edhe mund të largohet.

“Është rrezik që mund të ikin dhe të shkojnë në Maqedoni të Veriut, atje është stabiliteti më i madh”, thotë Hoti.

Kompania franceze për prodhim të energjisë elektrike “Akuo Energy” në Kosovë ka projektin “ÇiçavicaWind Farm” për prodhim të energjisë elektrike me erë. Me problemin e ngjashëm, siç është aktualisht gjendja e furnizimit me energji elektrike, kompania “Heinze” ishte përballur edhe në vitin 2020.

“Me shumë vështirësi kemi arritur ta bënim një eksport te një kompani, me të cilën kishim kontratë për furnizim me produktet të plastikës”, tregon ai.

Gjatë viteve të fundit, gjendja ishte përmirësuar, por situata është rënduar ditëve të fundit, kur kriza globale energjetike goditi edhe Kosovën.

Problemet me energji elektrike kanë goditur edhe kompaninë “Frutex” në Suharekë. Shaqir Palushi, pronar i kompanisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se i janë shkaktuar mijëra euro dëme në makineri për shkak të energjisë.

“Ne për katër ditë pothuajse për asnjë moment nuk kemi pasur energji elektrike. Edhe kur ka pasur energji elektrike, ka qenë e tensionit të ulët dhe ne është dashur të vazhdojmë punën me gjeneratorë. Kjo shkakton probleme në linjat e prodhimit”, thotë Palushi.

Për dëmet që i janë krijuar kompanisë, Shaqir Palushi është në përgatitje e sipër të një padie për KEDS.

“Ne jemi parapagues të rregullt të energjisë dhe një furnitor kur nuk e përmbush kontratën, duhet të përballet edhe me padi, pasi që edhe ne kemi obligime ndaj blerësve tanë”, thotë ai.

KEDS/KESCO në bazë të licencës dhe kontratave me konsumatorët, ka për obligim furnizimin e pandërprerë me energji elektrike, pavarësisht sa janë kapacitetet prodhuese të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Zeka: Energjia jostabile po dekurajon investitorët

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë se furnizimi stabil me energji elektrike është një nga faktorët më të rëndësishëm në funksionimin e bizneseve. Mungesa e këtij produkti, shton Zeka, po dekurajon investitorët ndërkombëtarë të vijnë në Kosovë.

“Kriza aktuale energjetike dhe mosveprimi i institucioneve të vendit për të evituar krizën aktuale që së paku e njëjta të mos përkthehet në vështirësi të operimit të bizneseve, qofshin ata investitorë të jashtëm apo të brendshëm, dekurajojnë investitorët që kanë vendosur të investojnë apo edhe ata të tjerët që kanë konsideruar që të zgjerojnë aktivitetin e tyre në Kosovë “, thotë Zeka.

Problemi me furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike në Kosovë ishte theksuar edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve të publikuar në vitin 2020. Në këtë raport thuhej se Kosova ka potencial për të tërhequr investime të huaja direkte, por një nga problemet që e pengon ardhjen einvestitorëve të huaj në Kosovë është edhe furnizimi jo i besueshëm i energjisë. Që nga 22 dhjetori, konsumatorët në Kosovë po përballen me reduktime të energjisë elektrike.

Mungesa e energjisë çrregullon bizneset

Situata energjetike është përkeqësuar pasi konsumi i energjisë nuk po mund të mbulohet nga kapacitetet prodhuese të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Aktualisht, prodhohen deri në 600 megavatë energji elektrike në orë, kurse konsumi ka arritur deri në 1,400 megavatë në orë. Kriza globale energjetike ka nisur tash e sa muaj, kryesisht për shkak të mungesave të gazit dhe rritjes së çmimeve të gazit.

Pak investime ndërkombëtare

Sipas të dhënave të Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), dërguar Radios Evropa e Lirë, përgjatë periudhës janar – shtator 2021, shuma zyrtare e investimeve të huaja është 321.8 milionë euro. Nëse krahasohen me vendet e rajonit, si Shqipëria dhe Serbia në Kosovë, investimet e huaja janë shumë më të ulëta. Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim, në Serbi, në formë të investimeve të huaja gjatë vitit 2020 kanë hyrë 3.4 miliardë dollarë, derisa në Shqipëri janë investuar 1.1 miliard dollarë. (REL)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni energjia elektrike ne kosove kriza energjitike ne kosove energjia elektrike ne kosove kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës