LIVE UPDATES
Bota

Telefonata e Biden me Zelenskiy: SHBA do të veprojë nëse Rusia pushton Ukrainën

3 Janar 2022, 10:17 Nga DOSJA
Telefonata e Biden me Zelenskiy: SHBA do të veprojë nëse Rusia

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ia ka rikonfirmuar Ukrainës mbështetjen amerikane në kohën e prezencës së trupave ushtarake ruse afër kufirit me këtë shtet. Biden i ka thënë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy se Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate “do të përgjigjen me vendosmëri” nëse Rusia pushton ish-republikën sovjetike.

Të dy presidentët kanë biseduar përmes telefonit më 2 janar.

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka thënë se Biden ka “rikonfirmuar” përkushtimin e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Liderët kanë shprehur mbështetje për përpjekjet diplomatike, duke nisur nga dialogu strategjik për stabilitet, Këshilli NATO-Rusi, si dhe dialogut përmes Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë”, -ka thënë Psaki.

Zelenskyi ka thënë se Ukraina e vlerëson mbështetjen “e palëkundur” nga Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se ai dhe Biden kanë diskutuar për bashkëpunim mes SHBA-së, Ukrainës dhe partnerëve tjerë “për të mbajtur paqe në Evropë dhe për të parandaluar përshkallëzim të mëtejmë”.

Kjo ka qenë thirrja e dytë telefonike mes Bidenit dhe Zelenskyit në tri javët e fundit, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë tenton të deklarohet për pozicionimin e trupave ruse. Të dhënat e inteligjencës amerikane tregojnë se Rusia ka bërë përgatitje për pushtim potencial në fillim të vitit 2022, dhe autoritetet në Kiev janë të shqetësuara se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në javët në vijim.

Adam Schiff, demokrat dhe udhëheqës i Komitetit për Inteligjencë në Dhomën e Përfaqësuesve, ka thënë se frikësohet se presidenti rus, Vladimir Putin ka synim pushtimin e Ukrainës dhe “vetëm një nivel i paparë i sanksioneve ndaj Rusisë do ta ndalë atë”. Duke folur më 2 janar në transmetuesin amerikan, CBS, Schiff ka thënë se masë parandaluese është fakti “që ata ta kuptojnë se nëse pushtojnë, NATO-ja do të jetë më afër Rusisë, jo më larg”.

Biseda telefonike mes Bidenit dhe Zelenskyit vjen pas asaj mes Bidenit dhe Putinit më 30 dhjetor, në të cilën Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate do të vendosin sanksione të ashpra ndaj Rusisë, nëse e pushton Ukrainën.

Përgjatë thirrjes, Biden e ka paralajmëruar Putinin kundër pushtimit të Ukrainës, ndërkohë që lideri i Kremlinit, ka thënë se sanksionet kundër Moskës do të përbënin “gabim kolosal”. Megjithatë, të dy liderët kanë treguar mbështetje për diplomaci në të ardhmen.

Rusia ka kërkuar garanci të menjëhershme për siguri nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, duke përfshirë edhe kërkesën që Ukraina dhe republikat tjera ish-sovjetike të mos bëhen pjesë e NATO-s.

Ky vend ka mbrojtur edhe pozicionimin e trupave, duke thënë se nuk do të qëndrojë indiferente ndaj atij që shihet agresion i NATO-s në “derë” të Rusisë.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë “që të angazhohet” në bisedimet e ardhshme me qëllim të shtensionimit të situatës që lidhet me Moskën dhe Kievin. Rundi i parë nga tre sa janë në total do të mbahet në Gjenevë më 9-10 janar. Në të pritet të diskutohet për kontrollin e armëve dhe tensionet e lidhura me Ukrainën. Ky takim do të përcillet nga një takim tjetër në kuadër të Këshillit Rusi-NATO më 12 janar në Bruksel.

Takimi i tretë do të zhvillohet në Vjenë, në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, aleatët evropianë, Ukraina dhe Rusia.

Burimi:REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jen psaki joe biden konflikti rusi-ukraine ligjvënësi  adam schiff volodymyr zelenskiy jen psaki joe biden konflikti rusi-ukraine ligjvënësi  adam schiff volodymyr zelenskiy

Sondazh

Poll
Bota 3 Janar 2022, 08:33

Zbulohet rasti i parë me “Flurona” në Izrael

IZRAEL– Rasti i parë me koronavirus dhe grip sezonal në të njëjtën kohë që është quajtur “Flurona” është identifikuar te një grua shtatzënë në Izrael. Pas...

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete