Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË– Ditën e sotme qytetarët e Kosovës do të protestojnë kundër reduktimeve të energjisë elektrike. Protesta do të fillojë në orën 13:00, para KEDS-it, për të vazhduar drejt objektit të Qeverisë së Kosovës. Kjo protestë vjen pas pakënaqësive rreth reduktimeve me rrymë, që kanë filluar nga dita e mërkurë e javës së kaluar.
Një ndër kërkesat e tyre është dhe shkarkimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
“KEDS bashkë me Qeverinë na e kanë kthyer terrin në Kosovë. Gjatë kësaj jave, Qeveria dhe KEDS-i na informuan se do të rikthehen reduktimet e energjisë elektrike për shkak të krizës energjetike. Sipas njoftimit zyrtar të tyre, reduktimet do të ishin nga 2 orë në orare të caktuara. Përkundër këtyre njoftimeve, reduktimet e rrymës po zgjasin deri në 24 orë. E kjo gjendje, sipas njoftimit të Qeverisë pritet të zgjasë edhe dy muajt tjerë”, thuhet në njoftimin e protestës.
Në një mesazh që KEDS-i thuhet se kufizimet e furnizimit me energji elektrike vijnë pas udhëzimeve të KOSTT-it, për shkak të krizës energjetike.
“Për shkak të krizës energjetike dhe sipas udhëzimeve të KOSTT do të ketë kufizime të furnizimit me energji elektrike në orare të caktuara”, thuhej në njoftim.

NJOFTIMI I PROTESTËS:
Ftojmë të gjithë qytetarët/et e Kosovës të na bashkohen në protesta mbarëkombëtare kundër manipulimeve dhe papërgjegjësisë të vazhdueshme të KEDS ndaj qytetarëve të Kosovës. KEDS bashkë me Qeverinë na e kanë kthyer terrin në Kosovë. Gjatë kësaj jave, Qeveria dhe KEDS-i na informuan se do të rikthehen reduktimet e energjisë elektrike për shkak të krizës energjetike. Sipas njoftimit zyrtar të tyre, reduktimet do të ishin nga 2 orë në orare të caktuara. Përkundër këtyre njoftimeve, reduktimet e rrymës po zgjasin deri në 24 orë. E kjo gjendje, sipas njoftimit të Qeverisë pritet të zgjasë edhe dy muajt tjerë. KEDS-i, distributor kryesor i energjisë elektrike në Kosovë, është duke dështuar që t’i përmbushë obligimet e saj për furnizim 24/7 të të gjithë/a qytetarëve/eve duke na lënë në errësirë. Në anën tjetër, këtë dështim Qeveria është duke na e faturuar neve, duke e subvencionuar KEDS-in me 20 milionë euro nga paraja publike. Kjo krizë përveç që është duke e paralizuar çdo aspekt të funksionimit shoqëror dhe ekonomik, është duke treguar që shërbimet esenciale nuk duhet të lihen në duar të sektorit privat. Andaj, të hënën, duke filluar nga ora 13:00, mblidhemi pranë KEDS-it në protestë ndaj kësaj gjendjeje alarmante dhe kërkojmë:
1. Rrymë 24/7;
2. Shkarkim të Ministres Rizvanolli;
3. Nacionalizimi i KEDS-it
Protesta nisë pranë objektit të KEDS-t për të vazhduar tek ndërtesa e Qeverisë.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Agravohet situata, protestuesit gjuajnë me poça elektrikë drejt objektit të KEDS-it
(A.B)/Dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
KOSOVË – Protestuesit në Kosovë kanë dalë ditën e sotme para objektit të Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë, KEDS-it pë...
KOSOVË – “Duam rrymë e jo arsyetime”, “Asnjë cent më shumë”, “Lëshoje rrymën, largoje KEDS-in”, janë disa prej sloganeve të një grupi qytetarësh që p...
RUSI- Në fillim të këtij muaji, Moska paraqiti dy projekt-dokumente mbi sigurinë, duke kërkuar që NATO të mos lejojë anëtarësimin e Ukrainës në aleancë, e vende...
KOSOVË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ditën e sotme lidhur me krizën energjitike që ka kapluar Kosovën.Ai ka bërë një postim në rrj...
SHBA- Ashtu si çdo vit edhe për 2021 Google ka shpallur kërkimet kryesore për serialet, filmat, këngët dhe aktorët. Mediat e huaja shkruajnë se listat pë...
KOSOVË– Dy persona janë arrestuar në Vushtrri pasi akuzohen se kanë rrëmbyer një person. Siç njofton policia, nga hetimet fillestare bëhet e d...
AUSTRI– Mijëra protestues marshuan nëpër qendrën e qytetit të Vjenës me qirinj dhe drita për të kundërshtuar vaksinimin e detyrueshëm dhe masat COVID-19. ...
RUSI- Klientët e një qendre tregëtare janë tmerruar nga grabitja e një burri me granatë në dorë. Mediat e huaja raportojnë se burri vodhi një kuti parfumesh dhe...
PRISHTINË – Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se derisa po qëndronte në një kafene, është sulmuar seksualisht nga një burrë. Rasti ka ndod...
SHBA- Nga dita e Krishlindjeve shumë fluturime u anuluhan në mbarrë botën si shkak i koronavirusit. Mediat e huaja raportojnë se deri më tani totali i fluturime...