LIVE UPDATES
Politike

VIDEO- Komisioni për ‘Becchetin’, Basha: Nuk e pranojmë në heshtje! Kjo është kriza e korrupsionit jo e energji

11 Tetor 2021, 12:15 Nga DOSJA
VIDEO- Komisioni për ‘Becchetin’, Basha: Nuk e pranojmë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar ditën e sotme qeverinë qeverinë se e ka shitur energjinë 60-70 milionë euro në verë, dhe tanimë kërkon ta blejë me çmim trefish më të lartë. Pas daljes nga mbledhja e grupit parlamentar, Basha u shpreh se qeveria tashmë do të marrë borxh për të blerë energjinë, dhe paratë do ti merren të gjitha xhepave të qytetarëve.

“Të enjten do të zhvillohet seanca plenare e javës, jo vetëm rend i ditës por edhe gjendja që ka pllakosur në vend janë tregues i qartë, se kemi të bëjmë jo me një krizë energjitike, por me një krizë korrupsioni. E cila ka nisur me vendimin që në verë të zbrazej kaskada e Drinit dhe të shitej me 1/3 e çmimit që do blihet tani, energjia, e kanë shitur 60-70 milionë euro, dhe do ta blejnë 200-300 milionë euro. Që ta blejnë duhet të marrin borxh, që do ta nxjerrin nga xhepat e shqiptarëve. Në një vend normal, nga i pari i sektorit te drejtuesit famëkeq nga Çela i Durrësit, duhet të ishin të paktën të pandehur. Ndërkaq që presim që institucionet e drejtësisë të mos zdërhallen në tapetin e kuq të vanitetit dhe të bëjnë detyrat e tyre, ne nuk mund të rrimë duarkryq. Kjo javë do vazhdojë me një ofensive. Kjo krizë po përkthehet në rritje të tmerrshme të çmimeve të gjithanshme”, tha Basha.

“Ju ftoj si media ti drejtoni kamerat te qytetarët, në rrugë apo në dyqane. Do fiksojnë qytetarë që blejnë me listë. Do shikoni familjare që blejnë gjysmë, buke, dy karrota, dy qepë. Pasi tellalli njoftoi rritjen e çmimeve, çmimet kanë kapërcyer në gjithçka, jo vetëm në energji. Të pretendosh se ka diçka më të rëndësishme sot se kjo është papërgjegjshmëri, dhe të mos bësh gjithçka që kenë dorë, për ta denoncuar, për tu bërë zëri i këtyre njerëzve, për të treguar me forcë se ky problem i shkaktuar nga babëzia e regjimit nuk fshihet as me propagandë, as me paketa që përpiqen të fshehin krizën. Paratë e buxhetit devijohen dhe shkojnë në afera. E kanë shitur për 60-70 milionë pasurinë hidrike të shqiptarëve në verë, dhe tani duan të blejnë me trefish të çmimit. Dalin dhe thonë që ulja e TVSH-së nuk ul çmimin, ndërkohë për oligarkët e kanë hequr TVSH-së. Kështu thotë një njeri që e kanë humbur lidhjen me shqiptarët. Kemi shpalosur para jush që prej janarit një plan të detajuar për nxjerrjen e vendit nga kriza. Si përfundim një thirrje për institucionet e drejtësisë, jeni para shumë testesh por ky është një nga testet kryesore. Kjo është një krizë korrupsioni dhe jo energjie. Ne do të sjellim kallëzimin ne SPAK kësaj jave”, vijoi kryedemokrati.

Sipas Bashës të fshehësh çështjen“Becchetti” nuk është në interes të Shqipërisë, por të personave të përfshirë në këtë çështje. Ai tha se nuk do e kalojmë në heshtje mosaprovimin e komisionit hetimor.

‘Të fshehësh dosjen “Becchetti” nuk është në interes të Shqipërisë, por në interes të atyre që janë të përfshirë. Shqiptarëve do u merren para për të paguar faturën e tyre. Nuk e kalojmë në heshtje mosaprovimin e komisionit hetimor. Është e vetmja mënyrë për të vënë para drejtësisë”, u shpreh Basha.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet