LIVE UPDATES
Sport

Kriza ekonomike dhe stadiumi i ri kombëtar, flet presidenti Duka

27 Janar 2020, 17:15 Nga DOSJA
Kriza ekonomike dhe stadiumi i ri kombëtar, flet presidenti Duka

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën “Monitor”, aty ku ka prekur shumë tema delikate rreth futbollit shqiptar. Të ardhura vjetore, stadiumi “Air Albania”, infrastruktura, vlera e kombëtares shqiptare dhe prioritetet për vitin 2020, ishin vetëm disa nga temat e prekura nga kreu i Federatës.

Sa janë të ardhurat që siguron futbolli shqiptar në vit dhe cilat janë burimet kryesore të këtyre të ardhurave?

Mund të konfirmoj se shifrat që siguron futbolli shqiptar, kanë ardhur në rritje në dekadën e fundit. Këtu mendoj se duhet të bëjmë një ndarje mes buxheteve të FSHF dhe atyre të klubeve. Buxheti vjetor i Federatës së Futbollit është 8.2 milionë euro. Ndërsa nëse do flasim për klubet, në Kategorinë Superiore, variojnë nga 400 mijë Euro deri në 1.2 milionë Euro për secilin prej tyre. Në kategoritë e mëposhtme kemi buxhete modeste, sepse shumica dërrmuese e tyre menaxhohen nga qeverisja vendore, pra bashkitë janë aksionarët kryesorë të shoqërive.

Ndërkohë burimet e të ardhurave, ashtu si edhe në vende të tjera evropiane, vijnë nga të drejtat e transmetimeve televizive të ndeshjeve, shitja e biletave në stadiume, kompensimi i edukimit, merkato e lojtarëve si brenda ashtu edhe jashtë vendit etj.

Ajo që na duhet të gjithëve në këtë sektor, dhe këtu e kam fjalën për klubet, është një punë më e mirë për të shtuar burimet financiare, për të shtuar të ardhurat e në mënyrë paralele për të ofruar një standard që sportdashësit e mirëpresin. Kemi ende rrugë në këtë drejtim, dhe klubet, akademitë e futbollit por edhe institucionet shtetërore përgjegjëse për këtë fushë, e dinë që duhet të ecin krah nesh në këtë përpjekje kombëtare”.

Cila do të jetë vlera e shtuar që do i japë ndërtimi i stadiumit Air Albania për FSHF? Nëse mund të na tregoni, sa të ardhura shtesë në vit pritet të sjellë ky stadium?

“Vlera e shtuar e stadiumit tonë të ri, është e gjithanshme. Nëse do ta specifikoja, mendoj se vlera mbi të gjitha është sociale, profesionale dhe ekonomike. Që t’i marr me radhë: Air Albania Stadium është një vlerë sociale, sepse krijon një ambient të ri, atmosferë të re, për 22 mijë sportdashës, si kurrë më parë në Shqipëri. Ky impiant e kthen një ndeshje futbolli në një festival, në një vend argëtimi, në një vend ku mund të shkosh me familjen e veçanërisht me fëmijët. Nga ana tjetër, vlera e shtuar është profesionale. Pyesni futbollistët që kanë luajtur aty, e do ju përgjigjen se çfarë ndryshimi është të luash në një stadium të këtij kalibri. Pra, ndikimi profesional te futbollistët, stafet përkatëse, klubet etj. është shumë i madh. E treta, sigurisht është ndikimi ekonomik. Të ardhurat krahasuar me një stadium me kapacitet 8 mijë ose 10 mijë vendesh nuk është e njëjtë. Vlera që gjeneron është shumë herë më e madhe.

Arkëtimet në favor të futbollit shqiptar përgjatë një viti, duke përfshirë të gjitha eventet sportive të mundshme të kombëtares, klubeve në kampionat dhe kupë arrijnë një  pritshmëri prej 1.5 milionë euro ndërkohë këtu mund të shtojmë edhe të ardhurat nga e drejta e emrit të stadiumit, shitja e skybox-eve etj. një vlerë rreth 900 mijë euro. Ndërkohë që aty ofrohen edhe shumë shërbime dhe facilitete të tjera, si salla konferencash, aktivitetesh etj. Qëllimi ynë është ta hapim këtë impiant si një mjedis multi-kulturor modern për evente të ndryshme social-kulturore”.

Sa mendoni se është e lidhur infrastruktura me suksesin në fushën e futbollit?

“Gjykoj se janë dy kolona kryesore lidhur me suksesin në fushën e futbollit: e para është infrastruktura. Pa të, do të ishte e pamundur të flisnim për një nivel e për një standard të pranuar. Infrastruktura është po aq e lidhur  me suksesin në futboll sa ç’është ecuria dhe mirëqenia ekonomike për gjithë vendin tonë nga ndërtimi i rrugëve, autostradave, porteve e aeroporteve. Sa më e zhvilluar infrastruktura, aq më të mëdha janë mundësitë. Rrugët hapen, kostot bien, fitohet kohë.

Shtylla e dytë është edukimi. Me këtë infrastrukturë, na jepet mundësia që të edukohen fëmijët dhe të rinjtë tanë, që sigurisht duke parë vendin ku luajnë, do kërkojnë më shumë nga vetja. Pra, infrastruktura sjell një standard edhe në pjesën edukative si dhe të disiplinës.

Sa vlen sot Kombëtarja Shqiptare dhe sa pritet të rritet vlera e saj në të ardhmen?

“Është vështirë të flitet për shifra në një treg të ndryshueshëm përditë. Por sipas vlerësimit tonë, kombëtarja jonë aktualisht ka një vlerë deri në 90 milionë Euro. Vlera e djemve tanë ka ardhur në rritje, nisur edhe nga mbështetja dhe prioriteti që ne i kemi dhënë kombëtares. Kualifikimi në Euro2016, solli më pas edhe një rritje të nivelit të djemve që sot derdhin djersë në klubet më të mira të Evropës. Nëse do bëja një parashikim dhe duke gjykuar të punojmë të gjithë edhe më shumë, mendoj se në pesë vitet e ardhshme mund të kemi një vlerë të dhjetëfishuar”.

Shpesh shohim kriza ekonomiko-financiare në fushën e futbollit, e sidomos te klubet. Cili është komenti juaj për këtë?

“Është normale që të shohim kriza, sepse sidoqoftë ne mbetemi një treg i vogël. Shpesh me pa të drejtë, edhe vetë ne apo media, krahasohemi me vende të mëdha, qoftë në popullsi apo territor. Pra, krahasohemi me tregje të mëdha, me shumë mundësi  mbi të gjitha me rregulla e politika të qartë shtetërore. Shumë nga vendet pararojë në futboll, kanë nga pas rregulla e politika shumë të strukturuara që e mbështesin futbollin, jo thjesht si një lojë, por mbi të gjitha si një e mirë publike, që u vlen të gjithëve. Për këtë arsye nevojitet reforma në sport dhe një mbështetje më e madhe për klubet shqiptare në tërësi, dhe ato që luajnë apo aspirojnë të luajnë në Superligë në veçanti. Fatkeqësisht, ne nuk kemi një strategji kombëtare për sportin, dhe shteti shqiptar ka një buxhet qesharak për fushën tonë. Mendoj që kjo është një ndër arsyet kryesore të krizës”.

Çfarë masash ka marrë FSHF për mirë-menaxhimin ekonomik të futbollit shqiptar? Konkretisht cilat mund të jenë burimet shtesë të financimit dhe si mund të përdoren ato për të rritur performancë e futbollit shqiptar.

“Ne kemi punuar fort që klubet tona të mirë-menaxhohen. Kemi qenë pranë tyre dhe i kemi mbështetur. Por kur vjen puna te pjesa ekonomiko-financiare, duhet të jemi të kujdesshëm dhe në këtë drejtim u kemi kërkuar atyre që të mirë-menaxhojnë proceset e tyre. Nga ana tjetër një masë e rëndësishme që mund të përmendet është edhe rritja e numrit të futbollistëve. Ka sot shumë herë më tepër të rinj që janë të angazhuar në të gjitha grupmoshat, me ekipet tona, dhe jemi të gëzuar që interesi është në rritje. Vëmendja e shtuar e shoqërisë sonë ndaj futbollit, sjell rrjedhimisht edhe rritje të të ardhurave por edhe rritje të edukimit të këtyre të rinjve. Sigurisht këtu s’po zgjatem te impaktet që ka futbolli te këta të rinj në fushën e displinës, punës në grup etj”.

Sa lidhje vlerësoni që ka pasur rendimenti ekonomik në performancën e futbollit deri tani?

“Klubet patjetër që duhet të kenë një rendiment ekonomik. Por që të kenë një rendiment të tillë, duhet të marrin parasysh shumë faktorë. E para, është përcaktimi mirë i objektivave dhe ruajtja e një lloj stabiliteti ekonomik që bazohet te kërkesë/oferta. Dhe kur flasim për këtë gjë, duhet të kuptojmë që pa mbushur stadiumet tona ne nuk mund të kemi sukses në futboll. Pa tërhequr qytetarët tanë, së bashku me familjet e tyre, me fëmijët e tyre, ne nuk  mund të kemi sukses. Futbolli nuk është me një pronë e burrave, si për të luajtur ashtu edhe për ta ndjekur si tifoz. Tashmë, modelet ndërkombëtare tregojnë se prania e femrave në stadiume si lojtare por edhe si sportdashëse, prania e fëmijëve, në të gjitha terrenet sportive si lojtarë të vegjël, por edhe si të pasionuar është një domosdoshmëri”.

Cila është mbështetja e UEFA-s dhe FIFA-s në këto vite nga ana ekonomike dhe financiare për FSHF dhe a ka pasur ndikim në punën tuaj?

“UEFA dhe FIFA na kanë dhënë një mbështetje të madhe, dhe ne jemi mirënjohës për këtë. Ato mbështesin futbollin evropian dhe atë botëror dhe padyshim FSHF-në përmes projekteve të ndryshme zhvillimore. UEFA Hat-Trick dhe FIFA Forëard janë dy projekte konkrete. Përmes këtyre projekteve është arritur rikonstruksioni i të gjitha fushave me bar natyral të Kategorisë Superiore dhe disa fushave të Kategorisë së Parë, mini-fushave me bar artificial nëpër shkolla, mbi 15 fusha me bar artificial për klubet, shtatë sisteme ndriçimi për stadiumet si dhe projektet madhore në infrastrukturë, si stadiumi i Elbasanit, Shkodrës dhe së fundit, “Air Albania Stadium”. Mbështetja e tyre është e paçmuar!

Një tjetër mbështetje e FIFA-s është projekti “Topi Yt”, të cilin FSHF po e organizon për të katërtin sezon radhazi, duke ofruar mbi 20 mijë topa (në vit) për të gjitha klubet shqiptare, akademitë e deri te amatorët. Këtu flasim për një shifër prej 1.5 milionë euro mbështetje me bazë materiale për fëmijët e shkollave ku zhvillohet projekti Groë, U-7 dhe U-9 deri te ekipet e Superligës”.

Stadiumi është investimi më i madh në futbollin tonë, a do ta pasojnë të tjerë, e keni një plan konkret?

“Po, sigurisht, ky është investimi më i madh deri më sot. Ne duam që ai të mirë-menaxhohet dhe të kenë sukses edhe si një investim ekonomik. Në fakt nuk është i fundit si investim nga ana e Federatës. Por nuk ishte as i pari. Ne ndërtuam nga fillimi dy stadiume të tjerë, Stadiumin “Elbasan Arena” dhe stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Aktualisht jemi duke punuar që të mbyllet brenda këtij viti stadiumi i Kukësit. Ne po vijojmë në mënyrë paralele të rikonstruktojmë fushat dhe stadiumet ekzistuese. Vetëm pak javë më parë mbyllëm rikonstruksionin e stadiumit të Fierit. Pra, puna jonë vazhdon. Nuk mund të ndalojmë kur vjen puna të modernizimi i infrastrukturës. Qëllim parësor është që fëmijët tanë, djemtë dhe vajzat, dhe po ashtu edhe të rriturit, të kenë ambiente moderne në rajonet ku banojnë, në mënyrë që të angazhohen në botën e mrekullueshme të futbollit”.

Cilat janë prioritetet tuaja për vitin 2020?

“E thashë edhe pak më lart, prioriteti ynë kryesor është që të tërheqim sportdashësit tanë në stadiume. Ky mbetet prioritet i prioriteteve. Qëllimi ynë është që stadiumet, fushat dhe terrenet sportive të kthehen në festivale sportive për prindërit dhe fëmijët e tyre. Ndërkohë, prioriteti i punës së këtij viti është zhvillimi i futbollit të fëmijëve dhe femrave. Ka një tendencë për ta parë futbollin si sport të djemve. Ne duhet ta ndryshojmë këtë. Shohim që kemi ekipe të talentuara të vajzave, dhe do të donim shtrirjen.

Në këtë aspekt, unë dua t’u bëj thirrje prindërve që t’i aktivizojnë vajzat e tyre në shkollat dhe akademitë e futbollit. Nga ana tjetër edhe shkolla duhet të bëjë pjesën që i takon në këtë drejtim. Ne bashkëpunojmë ngushtësisht me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, duke i mbështetur që këtë prioritet ta shtrijmë në të gjitha shkollat e vendit, pasi është edhe pjesë e punës së tyre në kurrikulën e edukimit fizik. Këtu dua të përmend si një prioritet  të pandryshuar projektin e ndërtimit të 100 fushave në rang republike, që ka një vlerë prej 20 milion eurosh”.

Dhe në fund një pyetje paksa personale, ku e shikoni veten më të suksesshëm në biznes apo në drejtimin e futbollit?

“E kam thënë edhe më parë që në fillim më quanin biznesmeni president, ndërsa sot, presidenti biznesmen. Unë i kam kushtuar jetën time futbollit, dhe pavarësisht vështirësive dhe paragjykimeve që nuk kanë qenë të pakta, kam marrë dhe vijoj të marr një kënaqësi të madhe. Vëmendja ime parësore është te futbolli dhe zhvillimi i tij. E ndërsa arritëm një sukses historik në vitin 2016, pjesëmarrjen në kamionatin evropian, tashmë nga ne pritet ky standrad; pra që ekipet tona kombëtare të kualifikohen për këto evenimente të futbollit ndërkombëtar”.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport duka intervista monitor duka intervista monitor

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet