LIVE UPDATES
Aktualitet

“Krimi dhe populli në një makinë”, analisti Vasjari komenton atentatin ndaj Ndojës, kujton Vollgën: Ngjarje mafioze

7 Nëntor 2019, 21:41 Nga DOSJA
“Krimi dhe populli në një makinë”, analisti Vasjari

TIRANË– Analisti Arjan Vasjari bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në Neës24, teksa komentoi atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, te mbikalimi i Shkozetit.

Analisti Vasjari tha se në makinën, që iu bë atentat, udhëtonin bashkë shteti, krimi dhe populli, dhe si gjithmonë, e pësoi ky i fundit, referuar faktit që shoferi i prokurorit, Andi Maloku, ndërroi jetë sot te Spitali i Traumës.

Sipas tij, kjo ishte një ngjarje tipikisht mafioze, ndërsa shtoi se tashmë në Shqipëri duhet ta pranojmë se kemi një mafie autoktone, mafie tonën.

Ndërsa sa i takon faktit që atentati ishte ndaj prokurorit Ndoji, Vasjari deklaroi: “Njerëzit e drejtësisë mund të goditen vetëm për dy arsye ose se luftojnë bizneset e krimit ose se bëjnë biznes me krimin, nuk ka rrugëdalje tjetër. Unë nuk e di që Ndoji është duke bërë biznes me krimin, ama të udhëtosh me krimin është provë e qartë se nuk je duke i luftuar”.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të thyejë rregullat në fillim të emisionit, por e ndjej, sepse më traumatizoi shumë humbja e jetës së djalit. Ajo çfarë ndodhi te mbikalimi i Shkozet, është për të shpjeguar Shqipërinë e sotme. Në atë makinë udhëtonte shteti, krimi dhe populli, dhe siç ndodh gjithmonë me popullin, populli vdes. Përmasa e asaj çfarë ka ndodhur është qartësisht përmasa e një ngjarjeje mafioze, tipikisht mafioze. Duhet të themi se tashmë Shqipëria në realitete të caktuara të saj, veçanërisht Durrësi, fenomeni mafioz ka pësuar një metamorfozë, një hop cilësor.

Tani flitet për mafie të mirëfilltë. Ne duhet të themi “po, kemi një mafie autoktone, një mafie tonën”. Shpeshherë ngatërrohet krimi i organizuar me mafien. Mafia është një fenomen politiko-social i strukturuar, që bashkëjeton vetëm në bashkësinë e shtetit dhe të politikës. Kjo që po ndodh në Durrës është vetëm krateri i një llave që ka shpërthyer. Por, nuk ka shpërthyer vetëm tani. Në Durrës, mos të harrojmë që një rast i ngjashëm ka ndodhur më 2011, mos harroni hotelin e famshëm Vollga.

Sot në Shqipëri po ndodh një fenomen, i cili në fakt është tipikisht për realitetet mafioze. Në Shqipëri mafia është e kapitalizuar, është në shtet, në strukturat e drejtësisë, në politikë, në bashki, etj. Ajo që është shqetësuese, është se ne kemi dhe një kërkesë të madhe për mafiozët. Individët përpiqen që problematikat e tyre t’i zgjidhin te mafia, siç ishte rasti i Vollgës. Ata bënë pazar me mafien, se nuk e zgjidhin dot ndryshe problemin. Po ju them, di unë së paku, tre raste ku individë, njerëz me një problem të caktuar në administratë apo në gjykata, ishte në prokurori ky rasti, që nuk mund të depërtonin aty, për shkak të korrupsionit, kanë shkuar e kanë trokitur te këta mafiozët dhe i kanë zgjidhur problematikat e tyre.

Kjo është mjaft shqetësuese. Ajo që ndodhi në Shkozet është një kambanë alarmi, që nuk bie për herë të parë. Njerëzit e drejtësisë mund të goditen vetëm për dy arsye ose se luftojnë bizneset e krimit ose se bëjnë biznes me krimin, nuk ka rrugëdalje tjetër. Unë nuk e di që Ndoji është duke bërë biznes me krimin, ama të udhëtosh me krimin është provë e qartë se nuk je duke i luftuar”, tha Vasjari.

Marrë nga Balkanweb

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan vasjari atentat prokurorit arjan ndoja arjan vasjari atentat prokurorit arjan ndoja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet