LIVE UPDATES
Politike

‘Krimet’ me koncesionet parashkruhen, ndërsa SPAK dremit mbi dosje

23 Mars 2022, 15:24 Nga DOSJA
‘Krimet’ me koncesionet parashkruhen, ndërsa SPAK dremit mbi

Më 23 dhjetor 2019, pak javë pas themelimit të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Nisma Thurje – një lëvizje qytetare që më vonë u transformua në parti politike, depozitoi një kallëzim dhe kërkoi vendosjen para përgjegjësisë penale të zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilit kishin nëshkruar kontratën koncesionare të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë USD. Në kallëzimin e depozituar në SPAK, Nisma Thurje ngre dyshime se zyrtarët publikë të përfshirë në këtë kontratë koncesionare të nënshkruar nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2015 kanë shkelur barazinë e pjesëmarrësve në tendera, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë kryer korrupsion pasiv duke përdorur pushtetin publik për përfitime private, si dhe i kanë sjellë dëm financiar në vlera të mëdha buxhetit të shtetit.

Një prej drejtuesve të “Nisma Thurje”, Panajot Soko e konsideron këtë procedurë koncesionare si një “katastrofë financiare”.

“Një shërbim i cili realizohej brenda një buxheti prej jo më shumë se 250 mijë euro në vit, sot kërkon një angazhim gati 80 herë më të lartë,” tha ai.

Prej dy vitesh, SPAK ka regjistruar një procedim lidhur me këtë kallëzim për të tre veprat penale të denoncuara, përfshirë “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”; “shpërdorimi i detyrës”; “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” – por ende nuk ka evidentuar zyrtarët përgjegjës për kryerjen e tyre.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se hetimet nuk kanë avancuar përtej fazës paraprake, duke sjellë dhe parashkrimin e veprës penale “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”; duke shmanguar nga përgjegjësia penale personat që dyshohet se kanë shkelur ligjin dhe kanë krijuar kosto për taksapaguesit.

E pyetur nga BIRN mbi vonesat e hetimit të kësaj çështjeje, e cila përbën dhe kallëzimin e parë të regjistruar nga SPAK pas themelimit si institucion, Prokuoria e Posaçme tha se nuk mund të komentonte për shkak të ‘sekretit hetimor’.

“Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe deri tani nuk ka ndonjë emër të shënuar në regjistër si person nën hetim,” sqaroi koordinatorja për mediat në SPAK, Xhuljeta Krasta.

Kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është një prej 4 projekteve të Partneritetit Publik Privat me mbështetje buxhetore në sektorin e shëndetësisë, me zanafillë te programi i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama pas ngjitjes së tij në në pushtet në vitin 2013.

Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare Sani Service – aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Paketën më të madhe me 40 për qind të aksioneve e zotëron Investital LLC- një kompani asokohe e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj. Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi se Rrapaj u kthye në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe para se të fitonte koncesionin, vendosi kontakte të shpeshta me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pajisje me vlerë mbi 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë. Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, e cila përbëhet nga Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimtit, është një institucionet e reja të themeluara nga reforma në drejtësi e miratuar nga parlamenti në vitin 2015.

Ndërtimi i kësaj strukture synonte të rriste përpjekjet dhe efikasitetin e organit të akuzës në luftën kundër korrupsion dhe krimit të organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në vend dhe përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini vëren se nga momenti i kryerjes së kallëzimit penal nga Nisma Thurje deri në dhjetor të vitit 2020, asnjëra nga veprat penale për të cilat është regjistruar procedimi nuk ishte parashkruar.

“Çka do të thotë se mund të ushtrohej ndjekja penale ndaj cilitdo shtetas që do të rezultonte i implikuar në kryerjen e këtyre veprave penale,” sqaron Martini.

“Nga muaji dhjetor 2020 e në vijim rezulton që vepra penale e ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal është parashkruar (referuar nenit 66, pika ‘ç’ të Kodit Penal) e për rrjedhojë, ndjekja penale ndaj shtetasve që mund të kenë kryer këtë vepër penale nuk mund të vazhdojë,”shtoi ai.

Martini sjell në vëmendje se vepra penale regjistrohet pasi prokurori vlerëson se prej materialit kallëzues ka vend të hetohet, pasi në faktet e parashtruara ka elementë të një ose disa veprave penale.

“Nëse nga materiali kallëzues nuk ka elementë të ndonjë vepre penale, prokurori brenda 15 ditësh vendos të mosfillojë procedimin,” shpjegoi Martini.

“Pas regjistrimit ka dy zgjidhje; njëra e pushon dhe tjetra regjistron emrin e personit/personave në regjistër, njofton akuzën dhe e dërgon për gjykim,” shtoi ai.

Shtatë vjet pas nënshkrimit, kontrata e sterilizimit të seteve kirurgjikale po i kushton gjithnjë e më shtrenjtë financave të shëndetësisë, ndërkohë që mjekët dhe kirurgët i kanë rikthyer sytë nga autoklavat e vjetra për të kryer detyrën dhe mbajtur kostot nën kontroll.

“Pamundësia financiare e spitaleve për të përballuar financiarisht kostot e ndërhyrjeve kirurgjikale, për shkak të këtij koncesioni, ka bërë që të reduktohen rastet e ndërhyrjeve tek pacientët në nevoje, vetëm e vetëm prej pamundësisë financiare,” tha Soko.

“Shumë mjekë, në pamundësi për të kryer ndërhyrjet kirurgjikale për shkak të kostove, por edhe të pamundur për të mos i kryer ato për shkak të ndërgjegjes profesionale, kanë vendosur t’i kthehen metodës së vjetër të sterilizimit me autoklavat e vjetra,” përfundoi ai.

Marrë nga BIRN

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arben kraja klsh spak arben kraja klsh spak

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet