LIVE UPDATES
Aktualitet

Kreu i Emergjencave: Niveli kritik i Vjosës ka rënë, Bici: Dëmtimet po inspektohen

12 Dhjetor 2021, 19:25 Nga DOSJA
Kreu i Emergjencave: Niveli kritik i Vjosës ka rënë, Bici:

VLORË – Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, Zv. ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici, Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, kanë folur për situatën problematike si pasojë e reshjeve intensive të shiut.

Intensiteti i reshjeve të shiut shkaktoi daljen nga shtrati i lumit Vjosa duke çarë argjinaturën e përmbytur shtëpitë në fshatin Fitore. Një situatë problematike u paraqit edhe në Fier, nga ku 20 banesa që ndodheshin pranë shtratit të lumit Vjosë në Ferras u përmbytën. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen e lumit nga shtrati, ndërsa në terren po punohet me eskavatorë, për të hapur kanalet kulluese. Banorët thonë se kjo situatë po përsëritet çdo vit. Prefekti Mamaj u shpreh se tashmë situatë është më e qetë dhe niveli në lumin Vjosa ka nisur të ulet, po ashtu më pak problematike paraqitet situata edhe në urën e Mifolit, Memaliaj dhe Përmet.

“Jemi në një situatë qetësie pas një kalvari të gjatë prej 24 orësh të ngritjes së nivelit të lumit Vjosë, si në urën e Mifolit, po ashtu në Memaliaj dhe Përmet. Jemi në kushtet e përmirësimit të kushteve atmosferike, them me bindje të plotë se kemi kaluar pikën e rrezikut dhe jemi drejt stabilizimit të situatës. Përfitoj të them se për shkak të masave të marra nga mbrojtja civile, kemi arritur të përballojmë të gjtiha pasojat që shkaktoi lumi Vjosa, përballuam me kosto shumë të vogla dhe dëme minimale në këtë segment”, u shpreh ai.

Ndërkaq, zv. ministrja Bici tha se Forcat e Armatosura kanë qenë në terren prej 48 orësh tashmë, për ti ardhur në ndihmë familjeve të prekura, ndërsa shtoi se dëmtimet do të inspektohen dhe do të merren masa të menjëhershme.

75 FA janë në terren së bashku me mjetet përkatëse për ti ardhur në ndihmë familjeve. Deri tani u është dhënë ndihmë 30 familjeve në bashkinë e Fierit dhe atë të Vlorës. Situata do jetë në kontroll, me atë që po shohim tashmë më duket se natyra po kthehet në krahun tonë. Krahas punës shpresojmë që edhe zoti të jetë në krahun tonë. Të gjitha dëmtimet po inspektohen dhe do merren masa të menjëhershme për rregullimin e tyre. E rëndësishme është të mos kemi humbje jete, që janë më kryesore se objektet e urave”, u shpreh Bici.

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako u shpreh se tashmë niveli kritik i Vjosës tashmë ka rënë, dhe kështu është favorizuar edhe ulja e nivelit në Memaliaj, Përet, Mifol dhe të gjitha zonat e tjera problematike.

“Vazhdojmë të jemi në fazën më të rëndësishme. Niveli kritik i Vjosës tashmë ka rënë, është drejt shkarkimit Vjosa dhe ulja e nivelit në Memaliaj dhe Përmet. Ka favorizuar edhe shkarkimin në Mifol dhe gjithë zonat që ka pasur shtesë të tij. Të gjitha strukturat vijojnë të jenë në këmbë. Kanë qenë dy ditë intensive, për fatin e mirë natyra na favorizon”, tha Cako.

Kryebashkiaku Leli tha për mediat se është bërë maksimumi për ti ardhur në ndihmë banorëve, shtëpitë e të cilëve kanë qenë të rrezikuara.

Duke filluar që dje janë njoftuar të gjithë banorët, shtëpitë e të cilëve kanë qenë të rrezikuara. Është bërë maksimumi në mënyrë që banorët të largoheshin. Ka pasur nga ata që kanë zgjedhur të qëndrojnë dhe janë evakuuar ditën e sotme. Niveli i ujit në lumin Vjosa ka një ulje, argjinaturat kanë marrë një ndihmesë të madhe. Duhet të jemi të gjithë të kujdesshëm, sidomos banorët e kësaj zone, shpresojmë të kemi edhe një përmirësim të situatës“,tha Leli.

LAJM KRYESOR: LIVE-Stuhia në Shqipëri! Vjosa përmbyt në Vlorë, evakuuohen banorët. 1000 ha nën ujë

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dallendyshe bici dritan leli flamur mamaj haki cako moti i keq ne shqioeri dallendyshe bici dritan leli flamur mamaj haki cako moti i keq ne shqioeri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet