LIVE UPDATES
Bota

Krenaria e ish-kancelarit Schroder për miqësinë e ngushtë me Putin! Çfarë i lidh ata të dy?

2 Maj 2022, 09:38 Nga DOSJA
Krenaria e ish-kancelarit Schroder për miqësinë e ngushtë me

Të quhesh këto kohë mik i Putinit është fyerje për njerëzit me empati. Por ish-kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schröder është krenar. Kjo i thotë të gjitha mbi karakterin e tij, shkruan Marcel Fürstenau.

Në Evropë ka luftë. Luftë agresore e Rusisë kundër Ukrainës. Urdhrin e dha Vladimir Putini më 24 shkurt 2022. Pak më parë kancelari gjerman, Olaf Scholz ishte përpjekur më kot të ndryshonte qëndrimin e sundimtarit në Kremlin. Me vete Putini i dha të ftuarit disa fjalë për mikun e tij më të mirë jashtë Rusisë: gjermanët duhet të jenë mirënjohës për Gerhard Schröderin. Ish-kancelari është një “ekspert i pavarur” dhe një “njeri i drejtë”.

Me lëvdata nga goja e një njeriu me gjasë kriminel lufte është mësuar lobiisti i gazit me teserë socialdemokrate. Të dy këta burra kuptohen shkëlqyeshëm prej disa vitesh. Pretendimi i Schröderit se Putini është “një demokrat pa të meta” është legjendar dhe flet më vete. Dy mburravecë i pasojnë njëri-tjetrit lëvdata dhe hedhin rërë në sytë e të tjerëve. Shembulli i fundit: pohimet e Schröderit në intervistë me “New York Times.”

Schröder si zëdhënësi personal i Putinit

Ai burrë, të cilit prej dekadash i pëlqen vetja në pozën e atij që të tjerët duhet ta dëgjojnë, ul zërin, kur vjen fjala për mikun e tij Putin. “Ajo që mund t’iu them është se, Putini është i interesuar ta përfundojë luftën. Por kjo nuk është kaq e thjeshtë. Ka disa gjëra që duhen të sqarohen.” Schröder tingëllon si zëdhënësi personal i ish-agjentit rus. Dikush flet pallavra dhe përpiqet edhe të krijojë përshtypjen, se di më shumë se sa thotë. Kjo është vetëmburrje e një plakushi, që frazat e veta boshe i mban për retorikë të një burri shteti. Në një kohë që Schröderi e humbi shansin të bëhej një “Elder Statesman” si Helmut Schmidt, Richard von Ëeizsäcker, menjëherë pas humbjes në vitin 2005 kundër Angela Merkelit duke i shërbyer Putinit si portieri që hap derën për marrëveshjet energjitike me Gjermaninë.

Schröder mund të kthehej në shembull

Dëshira për vetinskeim ka qenë një tipar i rëndësishëm i maskilistit Schröder. Etiketat si “shoku i bosëve” ai i ka pas merituar. Politikanit të dikurshëm të majtë, (Schröder ka qenë kryetar i socialistëve të rinj) i ka pëlqyer gjithmonë e i pëlqen të jetë i barabartë me bosët që peshojnë miliona. E kjo nuk është akuzë. Në fund të fundit Schröder ia doli të ngjitet në karrierë nga shtresa e thjeshtë. E parë nga kjo perspektivë ai mund të ishte edhe shembull. Por asnjëherë atij nuk i është shqitur imazhi i një arroganti që i ka hyrë vetja në qejf e që ta shton edhe ajo është vënë re, se ai gjithmonë ka pasur në qendër vetëm veten. E kush e vë veten në epiqendër ka tendencën e mbivlerësimit pamasë.

Marshi gjerman: “një mik, një mik i mirë”

Si me vizitën e tij private tek Putini pas fillimit të luftës. Me sa duket ai besonte vërtet, se do mund të bindte me sukses mikun e tij të ndalonte luftën menjëherë. Ndoshta Schröder ka ëndërruar të merrte edhe çmimin Nobel të Paqes, në rast se do kishte sukses. Por në të vërtetë ai u kthye bisht ndër shalë nga Moska në qytetin e tij, Hanover. Asnjë fjalë nuk u dëgjua për takimin e tij me nxitësin e luftës në Kremlin. Sjellja e Kremlinit të kujton gati tragjikisht një këngë marshi popullore në vitet 30 në Gjermani. “Një mik, një mik i mirë.” Kjo këngë në vargun e dytë vazhdon: “Një mik mbetet gjithmonë një mik, edhe nëse bota përmbyset.” Kaq larg nuk kanë shkuar punët. Por trupat e Vladimir Putinit që nga 24 shkurti 2022 kanë shkatërruar pjesë të mëdha të Ukrainës dhe kanë vrarë mijëra vetë. E për Gerhard Schröderin kjo nuk është aspak arsye për të hequr dorë nga miqësia me Putinin./DW

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota vladimir putin vladimir putin

Sondazh

Poll
Bota 2 Maj 2022, 07:35

BE e shqetësuar për hepatitin tek fëmijët

Pas shfaqjes radhazi të rasteve me hepatit akut në Europë, SHBA, Izrael dhe Japoni, Autoriteti Shëndetësor i BE, ECDC shprehet i shqetësuar. Për shkak të shkakt...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë