LIVE UPDATES
Aktualitet

KPK nuk merr parasysh opinionin e ONM, konfirmohet Zhaneta Pira si inspektore e KLGJ

23 Shkurt 2022, 11:32 Nga DOSJA
KPK nuk merr parasysh opinionin e ONM, konfirmohet Zhaneta Pira si inspektore e

TIRANË – Inspektorja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Zhaneta Pira u konfirmua në detyrë më 14 janar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pasi ky i fundit nuk pranoi një opinion të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që kërkoi që mos konsiderohej si subjekt rivlerësimi.

Në vendimin e arsyetuar të trupës së KPK të kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Alma Faskajn evidentohet fakti se Pira ka ushtruar detyrën e Inspektorit pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, KLD-së në momentin e hyrjes në fuqi të legjislacionit të vetingut dhe për për këtë arsye është çmuar të konsiderohet si subjekt rivlerësimi.

KPK paraqet në mënyrë të përmbledhur konstatimet e ONM-së lidhur me kërkesën për moskonsiderimin e Pirës si subjekt. “Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk është dakord me këtë konkluzion dhe përkundrazi në opinionin e tij, znj. Zhaneta Pira nuk ka cilësinë e një subjekti rivlerësimi dhe nuk është subjekt i Vettingut”, citohet në vendim.

Po ashtu, ONM çmon se dhe nëse Pira do të ishte subjekt, ajo duhet shkarkuar pasi nuk ka respektuar dhe përmbushur kriteret e parashikuara në pikën 4, të nenit 165, të ligjit nr. 96/2016, ku përcaktohet se inspektori jo magjistrat duhej të ndiqte programim teorik të Shkollës së Magjistraturës dhe të kryente praktikë profesionale në një prokurori ose gjykatë.

Trupa shprehet se e ka vlerësuar opinonin e ONM-së në raport me legjislacionin në fuqi dhe praktikat e mëparshme të KPK-së dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për raste të ngjashme, ku subjektet janë rivlerësuar dhe vendimet nuk janë ankimuar dhe kanë marrë formë të prerë. Bazuar në këto argumente, Komisioni ka vendosur se Zhaneta Pira është subjekt i ligjit të vetingut dhe se duhet ti nënshtrohet rivlerësimit kalimtar.

Pira u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërsa pasaktësitë në deklarimet e pasurisë ndër vite nuk u gjetën penalizuese.

Vlerësimi profesional

Në vlerësimin profesional është konkluduar se Pira ka arritur nivel kulaifikues. Në këtë kriter trupa e KPK-së arsyeton edhe lidhur me statusin e subjektit, ku shumica e përbërë nga kryesuesja Pamela Qirko dhe relatorja Valbona Sanxhaktari konsiderojnë se Pira nuk e ka statusin e gjyqtares. Ndërsa komisionerja Alma Faskaj ka shfaqur mendim paralel ku vlerëson se KPK nuk ja juridiksion të analizojë këtë situatë dhe merr të mirëqënë një vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor që e ka konfirmuar statusin e magjistratit për subjektin.

Sipas të dhënave të deklaruara prej saj, Zhaneta Pira ka marrë titullin “Jurist” nga Universiteti i Tiranës në korrik të vitit 1988 dhe në ’94-ën është emëruar gjyqtare në Dibër. Në vitin 2003, me kërkesën e saj, KLD ka marrë vendim për ta liruar nga detyra e gjyqtares dhe e ka emëruar inspektore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë.

Me vendim të KLD-së të vitit 2010 është emëruar inspektore në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për një mandat 5-vjeçar dhe në 2016-ën është riemëruar për një mandat tjetër.

Megjithëse PKK ka vlerësuar se Pira duhej t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit kalimtar si inspektore pranë KLD-së në momentin e hyrjes në fuqi të legjislacionit për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve – nga ana tjetër çmon se ajo nuk e ka statusin e gjyqtares që shërben në institucione të tjera, pasi ka qëndruar në detyrën e inspektores për një periudhë që tejkalon disa herë afatin ligjor 3-vjeçar.

Për këtë arsye është çmuar që vlerësimi profesional të kryhet mbështetur në relacionet dhe mendimet ligjore të paraqitura nga KLGJ dhe në rezultatet e testimit në Shkollën e Magjistraturës sipas prashikimeve ligjore për inspektorët jo magjistratë.

Por, nga hetimi ka rezultuar se Pira nuk i është nënshtruar testimit pranë Shkollës së Magjistraturës dhe për rrjedhojë KPK vlerëson se nuk i plotëson kërkesat ligjore të nevojshmenë mënyrë kumulative për rivlerësimin e saj profesional .

Pira e ka kundërshtuar këtë konstatim duke pretenduar se e ka ruajtur statusin e gjyqtarit dhe e ka të konfirmuar pasjen e këtij statusi nga KLGJ, me vendim të datës 19 dhjetor 2019, “Për deklarimin e statusit të magjistratit për znj. Zhaneta Pira”.

“[…]Duke qenë se kam kaluar menjëherë nga detyra e gjyqtares në atë të inspektores në Ministrinë e Drejtësisë, ku gëzoja statusin e gjyqtarit dhe më pas në detyrën e inspektores në ish-KLD, në zbatim të pikës 4, të nenit 28, të ligjit nr. 9877, datë 18.2.2008, ‘Për organizimin e pushtetit gjyqësor, i ndryshuar me ligjin nr. 114/2013, datë 11.4.2013’ e kam gëzuar statusin e gjyqtarit për efekt të vjetërsisë në punë dhe pagës”, ka shpjeguar Pira.

Lidhur me tejkalimin e periudhës 3-vjeçare të parashikuar nga ligji për shërbimin në institucione të tjera, ajo ka argumentuar se ka paraqitur në KLD tri kërkesa për emërimin si gjyqtare në pozicionet e shpallura të lira, por nuk janë marrë në konsideratë.  Gjithashtu, Pira ka sjellë në vëmendje praktikën e Komisionit që ka konfirmuar në detyrë dy inspektorë të tjerë, që sipas saj e kishin tejkaluar afatin 3-vjeçar.

Trupi gjykues vlerëson se subjekti ka qëndruar në detyrë përtej afatit ligjor, ndërsa konstaton se tri kërkesat e bëra prej saj nuk justifikojnë apo përmbushin kërkesat ligjore.

Po ashtu, KPK vëren se në periudhën pas përfundimit të mandatit të parë si inspektore në Inspektoratin e KLD-së subjekti ka qëndruar deri në vitin 2016 në këtë funksion pa asnjë emërim dhe po atë vit është emëruar inspektore për një mandat tjetër.

“Kjo mbetet një periudhë e pambuluar me leje nga organi kompetent. Subjekti, me ushtrimin e detyrës nga viti 2004 e në vijim, në vlerësim të trupit gjykues nuk ka ruajtur statusin, prandaj duhet t’i nënshtrohej testimit në Shkollën e Magjistraturës”, vlerëson KPK.

Duke arsyetuar mbi faktin se në momentin e rivlerësimit subjekti është e pajisur me një vendim të KLGJ-së, i cili konfirmon bindjen e saj se është një inspektore magjistrate dhe se e ruan këtë status, trupi gjykues e konsideron të mjaftueshëm vlerësimin profesional të kryer nga Këshilli, që ka dorëzuar raport pozitiv për Pirën.

Anëtarja Alma Faskaj ka shfaqur mendim paralel duke çmuar se Pira e gëzon statusin e inspektorit magjistrat.

Sipas Faskjat, KPK nuk ka juridiksion të vlerësojë në rastin konkret çështjen lidhur me statusin e subjektit të rivlerësimit duke theksuar se është KLGj-ja organi kompetent për vendimmarrjen lidhur me të.

“[…]Jam e mendimit se në kushtet kur Komisioni ka një vendim të KLGJ-së që deklaron pasjen e statusit të magjistratit, mendoj se trupi gjykues e ka të zgjidhur këtë çështje dhe nuk lë vend për interpretim të kuadrit ligjor e nënligjor dhe karrierën e subjektit, me qëllim përcaktimin nëse subjekti është një inspektor magjistrat apo jomagjistrat”, argumenton Faskaj dhe vëren se për realizimin e vlerësimit profesional të Pirës nuk kërkohet zhvillimi i provimit të magjistraturës, si një nga kushtet e vlerësimit profesional të inspektorit jomagjistrat.

Ndërkohë Faskaj shpreh dakordësinë për të gjitha konkluzionet e arritura në vendim lidhur me të tria kriteret e rivlerësimit.

Nga të dhënat arkivore ka rezultuar se kryetari i ish-KLD-së kishte kërkuar në vitin 2017 shkarkimin e Pirës nga detyra, pasi kishte hequr dorë nga një inspektim për shkak se një prej gjyqtarëve që ishin objekt i verifikimit kishte kërkuar përjashtimin e saj duke ngritur pretendime për konflikt interesi.

KLD nuk e ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e Pirës pasi nuk ka gjetur shkak të përligjur, por subjekti nuk është paraqitur në asnjë veprim hetimor për këtë çështje dhe nuk ka nënshkruar asnjë akt të këtij hetimi disiplinor.

Kur është zhvilluar mbledhja plenare e KLD-së në korrik të vitit 2017 ku do të diskutohej për dhënien e masës disiplinore ndaj Lirës, Ajo nuk është paraqitur. KLGJ ka informuar se ky proces nuk është përfunduar dhe i është përcjellë për shqyrtim Inspektorin të Lartë të Drejtësisë, ILD që është duke e trajtuar.

Subjekti ka shpjeguar se megjithëse kërkesën për dorëheqje e kishte drejtuar me shkrim, nuk i ishte dhënë nga eprorët asnjë përgjigje lidhur me shkaqet e mospranimit të saj. Ajo ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni për vijueshmërinë e procedurës për masën disiplinore ndaj saj në ILD dhe ka sqaruar se nuk ka marrë asnjë njoftim për këtë situatë.

Lidhur me këtë konstatim, Komisioni vlerëson se kjo çështje mund të shqyrtohet dhe vlerësohet në vijim nga ILD dhe KLGJ.

Vlerësimi i pasurisë

Ndryshe nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI, që ka konkluduar se Pira ka kryer deklarim të pasaktë të pasurive; se i ka fshehur ato dhe ka kryer deklarim të rremë; si dhe nuk ka pasur burime të ligjshme për t’i justifikuar – Komisioni i ka vlerësuar bindëse shpjegimet e subjektit në rastet kur ka konstatuar probleme.

Nga analiza financiare nuk janë gjetur balanca negative, ndërkohë që KPK konstaton veprime ligjore të subjektit me qëllim favorizimin e një pale të tretë në shmangien e detyrimeve ndaj shtetit.

Subjekti ka deklaruar se në vitin 2002 ka porositur një apartament me sipërfaqe 100 m2 në Tiranë për çmimin 3.5 milionë lekë, por ka rezultuar se vlera për të cilën pala shitëse ka paguar detyrimet ka qenë 1.9 milionë lekë.

Lidhur me këtë konstatim Pira ka pretenduar se pronari i pallatit nuk donte të pasqyronte vlerën reale në kontratë për të mos paguar taksë më të lartë të 0,5% të vlerës së pronës së shitur. Subjekti ka deklaruar se e ka kundërshtuar që të mos vendosej shifra 1.9 milionë lekë, por ndërtuesi sipas saj, ka urdhëruar noteren që të anulohej kontrata.

“Unë nuk mund të anuloja kontratën e të dilja nga apartamenti pas tre vitesh, pasi kisha kryer investime në të, si grila, tenda dielli, etj., prandaj u detyrova të nënshkruaja atë”, është justifikuar Pira.

KPK konstaton se vlera më e ulët në kontratë është bërë me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore ndaj shtetit, por vlerëson se kjo shkelje nuk mund të sjellë shkarkimin e saj.

Marrë nga Reporter.al

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet klgj kpk zhaneta pira klgj kpk zhaneta pira

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet