LIVE UPDATES
Aktualitet

KPK: Gjyqtari Arben Dosti ‘nuk provon’ 36.4 milionë lekë të ardhura

25 Nëntor 2021, 19:46 Nga DOSJA
KPK: Gjyqtari Arben Dosti ‘nuk provon’ 36.4 milionë lekë

TIRANË– Në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK të enjten, që zgjati më shumë se katër orë, gjyqtari i Gjirokastrës, Arben Dosti rrëfeu dhe dha shpjegime më së shumti për historinë e jetës së tij përpara fillimit të detyrës, periudhë në të cilën ai pretendon se së bashku me familjarët ka krijuar dhe kursyer më shumë se 200 mijë euro likuiditete.

Këto shuma dhe transaksionet e kryera ndër vite Dosti i ka pasqyruar në deklarime, ndërkohë që rezulton se gjatë ushtrimit të detyrës së gjyqtarit ka pasur pakësim dhe jo shtim të pasurisë. Gjithashtu, Dosti dha shpjegime edhe për konstatimet në kriterin e pastërtisë së figurës dhe atë profesional.

Sipas analizës financiare të KPK, subjekti rivlerësimit justifikon me ‘dokumentacion ligjor” vetëm 10.2 milionë lekë nga 46.6 milionë lekë të ardhura të deklaruara.

Edhe pse Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, e ka cilësuar subjektin e rivlerësimit si të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën, KPK deklaroi se ky përfundim bazohej në informacione të ‘pakonfirmuara’ dhe Komisioni nuk ka gjetur prova për kontakte të papërshtatshem të subjektit me krimin e organizuar.

Gjyqtari Arben Dosti e jodhi poshtë raportin e DSIK-së dhe u shpreh i hapur ndaj ccdo hetimi për pastërtinë e figurës. Në përfundim të seanës dëgjimore ai kërkoi konfirmimin në detyrë.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Dosti po kryhet nga trupa e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishëm Steven Kessler.

Arben Dosti përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe deri në korik të vitit 2014 kreu stazhin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga tetori 2015 kur u emëra si gjyqtar dhe aktualisht e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjirokastër.

 “I pasur” para fillimit të detyrës

Në deklaratën veting subjekti ka deklaruar se në vitin 2014 u ka dhënë hua 100 mijë euro dy shtetasve. Ai ka shpjeguar se kjo vlerë rrjedh nga depozitat në shumë totale 200 mijë euro me burim krijimi të ardhura të ‘padokumentuara’ nga emigracioni; nga puna dhe bashkëpunimi me një shoqëri tregtare; nga qiraja dhe shtija e një lokali, si dhe nga puna si avokat.

Në deklaratën fillestare para fillimit të detyrës, subjekti ka deklaruar një depozitë në emër të tij në shumën 100 mijë euro dhe dy depozita në emër të bashkëshortës në shumat 50 mijë dhe 49 mijë euro. Dosti ka deklaruar të njëjtat burime për krijimin e këtyre likuiditeteve.

Nga verifikimi Komisionit ka rezultuar se subjekti e ka depozituar me afat shumën 100 mijë euro në vitin 2013 dhe pas maturimit, në 2014-ën ka deklaruar se i’u ka dhënë hua miqve të fëmijërisë I.E. dhe A.E., pasi donin të blinin një apartament.

Relatorja Pamela Qirko raportoi se subjekti ka pretenduar se e ka tërhequr cash shumën për ta dhënë hua, pasi transaksioni bankar kushtonte. Nga hetimet ka rezultuar se pas tërheqjes së shumës, A.E. ka depozituar në llogarinë e një notereje vlerën 100 mijë euro për blerje apartamenti.

“Duket se konfirmohen deklarimet e subjektit”, pohoi Qirko.

Po ashtu, Komisioni konsideron të saktë deklarimin e bashkëshortes për depozitën 49 mijë euro dhe të konfirmuar deklarimin për dhënien hua të depozitës tjetër 50 mijë euro nga subjekti në vitin 2014, si dhe kthimin e saj nëpërmjet transaksioneve bankare.

Dosti ka deklaruar edhe likuiditete në emër të nënës me të cilën jetojnë së bashku, në shumën 4 milionë lekë. Si burim krijimi të kësaj vlere ka deklaruar një depozitë në nënës së tij në shumën 6 milionë lekë, të krijuar në vitin 2006 nga shitja e një lokali në Kuçovë në 2005-ën në shumën totale 12.8 milionë lekë.

Qirko tha se konfirmohet privatizimi i kësaj pasurie me sipërfaqe 59 m2 nga nëna e subjektit, por nga dokumentacioni i administruar ka rezultuar në shumën 3.9 milionë lekë. Sipas relatores, rezulton se Dosti në vitin 2006 ka transferuar në llogarinë e nënës shumën 6 milionë lekë. Qirko e konsideroi të saktë edhe deklarimin e nënës për shumën 4 milionë lekë në deklaratën veting.

Relatorja Qirko renditi të ardhurat e deklaruara nga subjekti se janë krijuar para fillimit të detyrës dhe kanë shërbyer si burim për krijimin e likuiditeteve; rreth 14 milionë lekë nga puna në emigracion për periudhën 1992-2000; 10 milionë lekë nga punësimi dhe bashkëpunimi me një shoqëri; 12.8 milionë lekë nga shitja e një lokali; 5 milionë lekë nga puna si avokat; 1 milion lekë nga bursa e Shkollës së Magjistraturës; 2 milionë lekë nga puna e bashkëshortes; 1.5 milionë lekë prej pensionit të nënës, si dhe të ardhura nga qiraja e lokalit dhe mësimdhënia në një universitet privat në Fier – që sipas KPK arrijnë në total shumën 46.6 milionë lekë.

Por, gjatë hetimit administrativ është arritur të provohen vetëm 10.2 milionë lekë dhe subjektit i është kaluar barra e provës për të vërtetuar me dokumentacion ligjor të ardhurat e pretenduara me vlerë më të madhe, ato të siguruara nga emigracioni; prej shitjes dhe qirasë së lokalit dhe punës e bashkëpunimit me një shoqëri.

“Historia ime e pasurisë”

Subjekti rrëfeu një histori të ngjashme me skenare filmash për jetën e tij mjaft të suksesshme, duke filluar me emigrimin në Greqi në vitin 1992 kur ishte vetëm 18 vjeç deri në 2000-in, periudhë për të cilën shpjegoi se ishte treguar mjaft bujare e fitimprurëse; më pas si bashkëpunëtor me një sipërmarrës; si avokat; për angazhime në politikë dhe duke mbërritur tek funksioni i gjyqtarit, që sipas Dostit e kishte filluar në moshën 42 vjeçare dhe jo “direkt nga bankat e shkollës”.

“Atëherë dija disa gjuhë të huaja dhe punova në sektorin e shërbimeve, si pjatalarës, banakier e më pas kamarier”, shpjegoi Dosti për fillimet e tij në emigracion – ndërkohë që gjatë gjithë kohës që pyetej nga vëzhguesi ndërkombëtar Kessler, mbante kufjet për të dëgjuar përkthimin.

Pasi Kessler insistoi të mësonte se si kishte shkuar në një shtet tjetër, Dosti deklaroi se në vitin 1992 ishte larguar në rrugë tokësore. Ai u kujdes të sqaronte se në atë periudhë nuk përbënte vepër penale kalimi i kufirit dhe se parashikimet ligjore ishin përcaktuar në 95-ën. Dosti pretendoi se nga viti 1996 e në vijim ishte pajisur me vizë.

Sipas subjektit, ndryshe nga shumica e shqiptarëve që punonin në ndërtim, puna si kamarier në ishullin Tinos të Greqisë i kishte dhënë njohje me individë të ndryshëm, mes tyre edhe një arkitekt që i kishte kërkuar të bashkëpunonin. Dosti pohoi se daja kishte një brigadë punëtorësh dhe ishte i angazhuar në sektorin e ndërtimit. Ai theksoi në atë ishull jetojnë edhe aktualisht pjesa më e madhe e fisit.

“Pagesat i kryente punëdhënësi me zëra punësh dhe jo me pagesa për ditë pune. Si ndërmjetës unë kaloja pagesat tek daja dhe punëtorët, ndërsa për të gjitha detyrimet në shtet kujdesej arkitekti”, deklaroi Dosti.

Pyetjes së Kessler nëse daja sipërmarrës kishte arritur të fitonte po aq para sa ai, subjekti ju përgjigj se kishte fituar, por jo kaq shumë. “Ai ka nxjerrë të ardhura, por unë në hierarki isha më lart, pasi unë paguaja”, pohoi Dosti.

Lidhur me të adhurat e siguruara nga puna në emigracion, Dosti deklaroi se kishte arritur që në atë periudhë të hapte një llogari në një bankë private në Rodos të Greqisë dhe se për një periudhë vetëm tre mujore ishin depozituar aty shuma në vlerë 8 milionë dhrahmi.

Ai pretendoi se kishte pasur edhe librezën, por nuk e ka gjetur dot atë atë dhe as dokumentacionin provues, megjithëse i kishte shteruar të gjitha kërkimet e mundshme duke pajtuar edhe dy avokatë. Për ilustrim ai solli një rast që e quajti të ngjashëm, kur prokuroria shqiptare kishte dërguar letër-porosi për llogarinë bankare të një shtetasi shqiptar në Greqi, për të cilën drejtësia helene nuk kishte arritur të gjente informacion dhe për rrjedhojë çështja ishte pushuar.

“Kam ardhur nga Greqia më 29 maj të vitit 2000 kur ndërroi jetë babai. Ai kurohej nga zemra dhe doja ta tërhiqja e ta kuroja në Greqi”, pohoi Dosti dhe shpjegoi se për transplantin e zemrës nevojitej shumë e madhe dhe se ai dhe prindërit në atë periudhë kishin krijuar kursime në shumën 20 milionë dhrahmi.

Edhe relatorja Qirko evidentoi në seancë se nga hetimi kishte rezultuar një deklaratë noteriale e vitit 2000 e nënës së subjektit që i jepte hua shumën 20 milionë dhrahmi shtetasit A.C., administratorit të një shoqërie.

Dosti tha se e kishte të pamundur që të kalonte në kufi këtë shumë kaq të madhe si individ dhe kishte kontaktuar me administratorët e dy shoqërive që ishin miq të tij e të familjes, të cilët ushtronin aktivitet tregëtar mes Greqisë dhe Shipërisë. Sipas tij këta persona mundeshin të transferonin këto shuma në një kohë të shkurtër, si dhe I kishin premtuar se do ta ndihmonin edhe financiarisht nëse do të nevojitej. “Nëna është treguar e kujdeshme dhe e kishte kryer vetë kontratën e huadhënies”, pohoi Dosti.

Ai theksoi se pjesa më e madhe e vlerës 20 milionë dhrahmi përfaqësonin kursimet e tij në emigracion.

Sipas subjektit, pasi babai ndërroi jetë, A.C. të cilit nëna i kishte dhënë vlerën 20 milionë dhrahmi e kishte ftuar të bashkëpunonin duke lënë në përdorim të shoqërisë këto likujditete. Sipas tij shoqëria në atë periudhë kishte pasur shumë punë dhe kishte pranuar, pasi kishte vendosur të jetonte në Shqipëri duke qenë se i duhej të kujdesej edhe për nënën.

Dosti pretendoi se fitimi ka qenë thuajse për gjysmë, megjithëse ka qenë i regjistruar si punëtor. “Të gjithë na dinin bashkëpronar”, tha ai dhe sqaroi se në vitin 2002 kishte filluar studimet e larta që i kishte përfunduar në 2006-ën.

Subjekti pretendoi se e kishte përfaqësuar shoqërinë në gjithë konkurrimet në prokurime, pasi administratori A.C. emocionohej dhe nuk dëshironte të ishte i pranishëm.

Kessler e pyeti se si kishte arritur të transferonte vlerën 14 milionë lekë nga Greqia në Shqipëri para vitit 2000. Dosti deklaroi se pjesën më të madhe e kishte sjellë vetë pjesë pjesë, pasi ishte i pajisur me vizë dhe vinte në Shqipëri, ndërsa një pjesë e kishte dërguar me të afërmit. Ai vijoi se në atë periudhë nuk kishte banka të nivelit të dytë në Shqipëri dhe se ishte e pamundur të transferoheshin në Bankën e Shqipërisë.

Dosti deklaroi se me të ardhurat e tij nga emigracioni kishte kryer investime në lokalin e privazituar nga nëna dhe këmbënguli se lokali është shitur në shumën 12.8 milionë lekë në vitin 2005. Sipas subjektit, shuma 12 milionë ishte ndarë mes tij dhe nënës dhe se e vërtetonte këtë fakt edhe me depozitimin e vlerës 6 milionë në llogarinë e saj, si dhe me deklaratën e blerësit.

Ai pretendoi se në kontratë ishte vendosur shuma 3.9 milionë lekë pasi ishte zygjeruar nga noteri për të paguar tarifë më të vogël dhe ishte kërkuar nga blerësi që duhej të paguante detyrimet.

“Kjo është historia ime e pasurisë, sa e thjeshtë dhe e vërtetë. E deklaruar që në vitin 2013”, pohoi Dosti dhe shtoi se të adhurat nga puna si avokat i kishte shpenzuar duke mos krijuar kursime prej tyre.

Në fund Kessler u ndal tek huadhëniet e subjektit duke e cilësuar të paqartë situatën se si mund të jepeshin vlera kaq të mëdha duke sjellë në vëmendje se në vitin 2012 kishte dhënë hua 120 mijë euro një personi, ndërsa më vonë kishte dhënë dhe një hua tjetër 100 mijë euro.

Dosti deklaroi se gjithmonë huatë i kishte dhënë pa interes. “Edhe kur vijnë çështje të tilla në gjykatë i rrëzoj pasi hua me interes mund të japin vetëm bankat”, pohoi subjekti. Lidhur me huanë e vitit 2012 ai shpjegoi se kishte qenë një mik i tij që njihte huamarrësin, me të cilin kishte nënshkruar kontratë noteriale dhe kishte lënë si garanci një pasuri me vlerë të përafërt.

Për huanë tjetër dhënë shtetasit I.E. ai tha se ishin shokë fëmijërie dhe ishin si vëllezër me njëri tjetrin. Subjekti deklaroi se në momentin që për shkak të detyrës është kërkuar formalizimi i këtyre transaksioneve e ka kryer.

“Ju jeni një punëtor i madh dhe biznesmen i zoti. Ju bëni shumë para, por i jepni hua edhe pse ata nuk kanë nevoja emergjente”, konstatoi Kessler dhe pyeti se përse vetë nuk dispononte një apartament veç atij në Kuçovë.

Dosti sqaroi se së fundmi kishte nënshkruar një kontratë porosie më një shoqëri ndërtuese në një truall që ka blerë në Tiranë.

Figura dhe profesionalizmi

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka ndryshuar raportin fillestar duke konstatuar papërshtatshmërinë për dyshime të kontakteve të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar dhe veprime të kundërligjshme të Dostit. Qirko deklaroi se DSIK ka bërë me dije se informacionet janë të pakonfirmuara.

Komisioni ka verifikuar disa çështje të shqyrtuara nga subjekti, por sipas relatores nuk janë gjetur elementë për kontakte të papërshtatshme apo veprime të kundërligjshme të kryera nga Dosti.

Gjyqtari Arben Dosti i filloi shpjegimet e tij për kriterin e figurës dhe e kundërshtoi si të pavërtetë e të pabazuar raportin e DSIK-së. Ai kërkoi deklasifikimin plotësisht të raportit duke e cilësuar figurën si kriterin më të rëndësishëm.  “Jam i gatshëm të vendos në dispozicion shenjat e gishtërinjve për çdo institucion vendas dhe ndërkombëtar dhe ti nënshtrohem testit të poligrafit”, pohoi Dosti.

Ndërsa për profesionalizimin subjektit i janë kërkuar shpjegime për disa prej 16 denoncimeve të kryera nga publiku. Dosti i konsideroi të drejta vendimarjet e tij.

Në përfundim të fjalës së tij, gjyqtari Dosti deklaroi se kishte sakrifikuar dhe arritur gjithçka me djersë. “Çfarë kam arritur nuk ka lidhje me detyrën e gjyqtarit”, përfundoi ai. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 3 dhjetor, ora 09:45.

Marrë nga Reporter.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet kryesore arben dosti arben dosti

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni