LIVE UPDATES
Bota

Kosovë: Zhvillimet në veri dhe ndikimi i tyre në ekonomi

28 Shtator 2021, 19:45 Nga DOSJA
Kosovë: Zhvillimet në veri dhe ndikimi i tyre në ekonomi

KOSOVË- Në Kosovë njohës të fushës së ekonomisë thonë se situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë, nuk pritet të ketë ndonjë ndikim të madh e të menjëhershëm në shkëmbimin tregtar ndërmjet të dyja vendeve, por në planin afatgjatë do të ndikojë negativisht në tërheqjen e investimeve të huaja.

Dogana e Kosovës në një përgjigje për Zërin e Amerikës tha se vlera e mallrave që vijnë nga Serbia ka shënaur një rënie të lehtë që nga vendosja e reciprocitetit. “Trafiku komercial është riorientuar në drejtim të vendkalimit kufitar në Merdarë. Një javë para datës 20 shtator kishte rreth 601 dërgesa me vlerë rreth 4.9 milion euro, ndërsa javën pas datës 20 shtator 501 dërgesa me vlerë rreth 3.9 milion euro”, thuhet në një përgjigje të Doganave të Kosovës.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Prishtinë, Arian Zeka, thotë se bllokimi i dy vendkalimeve kufitare Jarinjë e Bërnjak, që ndodhi pas vënies së masës së reciprocitetit, vetëm e drejton transportin e mallrave në vendkalimet tjera.

“Sa i takon aspektit ekonomik ose më mirë të them problemeve të cilat mund të shkaktohen qoftë nga shkëmbimi tregtar ndërmjet të dyja shteteve, qoftë nga bashkëpunimi ekonomik pas bllokadës së dy rrugëve të rëndësishme, dy vendkalimeve kufitare 1 dhe 31 ose Bërnjak dhe Jarinjë, ajo që mund të thuhet është se këto pika zakonisht nuk janë përdorur për transportin e mallrave, përjashto ndoshta transportin e mallrave që kanë pasur destinim komunat veriore, trafiku duket që vijon normalisht me një intensitet të shtuar në pikat tjera kufitare siç është ai i Merdares, Dheut të Bardhë apo vendkalimeve të tjera”, thotë zoti Zeka.

Eksperti i ekonomisë, Lekë Musa, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se në fakt ndikimi kryesor i situatës së krijuar në veri është trembja e investitorëve të huaj.

“Momentalisht mund të them se nuk do të ketë ndikim të madh imediat sepse ndikimi kryesor e parësor do të jetë te trembja e investitorëve të huaj dhe ajo çka e vuan Kosova për një kohë të gjatë është mosinteresimi nga investitorët e huaj për të investuar në Kosovë dhe gjithmonë jostabiliteti politik përçon një mesazh se ky vend nuk është i sigurt për arsye politike e që mund të ketë edhe aspkete pastaj të sigurisë dhe kësisoj frikësohen investitorët e huaj”, thotë ai.

Pa u zgjidhur çështje të hapura si kjo, Kosova nuk mund të presë investitorë seriozë, thotë zoti Musa.

“Në aspekt afatgjatë kjo joqëndrueshmëri politike, këto kriza të vazhdueshme politike gjithsesi kanë ndikim dhe do të kenë ndikim në ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë. Pa e zgjidhur çështjen politike, pa pasur një stabilitet, nuk mund të presim që do të kemi investitorë seriozë sepse askush nuk dëshiron ta rrezikojë kapitalin duke e dërguar në një vend të tretë ku ekziston një pasiguri”, thotë ai.

Për të nëntën ditë me radhë grupe qytetarësh serbë në veriun e Kosovës po mbajnë të bllokuara rrugët që shpiejnë në vendkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak në shenjë proteste ndaj vendimit për targat. Nga e hëna e kaluar makinat që hyjnë nga Serbia në Kosovë, duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj sikundër veprohet ne Serbi me makinat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet me radhë.

Zoti Zeka, thotë se në fakt situata e tilla dëmtojnë imazhin e mbarë Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur ky rajon ka nevojë për investime.

“Kjo i bën investitorët potencialë që ndoshta kanë konsideruar të zgjerohen në Kosovë, Serbi ose në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, për shkak se edhe referenca e Ballkanit Perëndimor aty është e pashmangshme, e bën më pak atraktive për këta investitorë të huaj, kështu që krijohen probleme të kësaj natyre”, thotë ai.

Ata thonë se në situatë të tillë është thelbësore që Kosova të ruajë bashkërendimin me partnerët ndërkombëtarë dhe NATO-n, ndërsa çështjet e hapura me Serbinë t’i zgjidhë nëpërmjet dialogut.

Mendoj se është një veprim i mirë i cili e dërgon këtë mesazh te investitorët perëndimorë se Kosova pra i takon këtij bllokut perëndimor dhe jo të lindjes, dhe ku garantues i paqes dhe sigurisë në Kosovë është NATO-ja dhe kjo në vetvete ka një mesazh pozitiv”, thotë zoti Musa.

Të arrijnë një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse e ta shndërrojnë tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor në një vend të paqes dhe prosperitetit i cili është i hapur për investitorët e huaj, i cili pastaj krijon edhe parakushte për jetësimin e idesë për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, më shumë vende pune për qytetarët e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe më pak emigrim që është tendencë e shumicës së të rinjve të këtyre shteteve”, thotë zoti Zeka.

Një raport i Departamentit amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve, i publikuar në korrik të këtij viti, kishte renditur paqëndrueshmërinë politike në Kosovë si një nga shkaktarët që kufizon mundësitë e saj për të tërhequr investime të huaja të drejtpërdrejta.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni kosova vendos reciprocitetin me serbine lekë musa kosova vendos reciprocitetin me serbine lekë musa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet