Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
PRISHTINË-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për shtyp të zhvilluar ditën e sotme ka prezantuar masat e reja kufizuese që do të ndërmerren për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus. Sipas mediave të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se masat janë ndarë në tri grupe.
Mësimi i arsimit të lartë do të bëhet online, ndërsa për pjesën tjetër qëndrojnë akoma masat e mëparshme, ndërkohë në komunat me rrezik të ulët, janë lejuar operatorët ekonomi të punojnë nga ora 05:00 deri në 20:00. Grupi i dytë me rrezik të mesëm do të punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00, kurse në grupin e tretë që përfshihen shtatë komuna, do të mbyllet çdo aktivitet duke filluar nga ora 19:00.
“Kemi përgatitur draft vendimin, që do të shkojë në Qeveri për votim. Kemi ndërmarrë masa që vlejnë në tërë territorin e Kosovës, duhet të kemi kontrolle në kufi, hyrje dhe dalje. Kemi vendos që Arsimi i lartë të kalojë plotësisht online, ndërsa parauniveristar vlen manuali që e kemi bërë më herët. Kemi vendosur që të kthehen ekipet kufitare që të bënë matjen e temperaturës në kufi. Të kthehen shtabet emergjente në komuna. Kemi rregulluar funksionimin për sektorin e ekonomisë në gjithë Kosovën. Lejohet sektori i bujqësisë, transporti, prodhimi. Këto janë masa për tërë territorin. Grupi i dytë i masave, është sipas kategorizimit të komunave sipas numrit të personave të infektuar. Komuna me rrezik të ulët, kemi lejuar operatorët ekonomi të punojnë nga ora 05:00 deri në 20:00, kemi rregulluar transportin publik. Kemi rregulluar edhe veprimtarinë e qendrave tregtare deri në ora 20:00, pastaj opsioni merr me vete. Grupi i dytë me rrezik të mesëm: punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00. Është rregulluar po ashtu transporti. Qendrat tregtare punojnë deri në ora 18:00. Grupi i tretë, në zonë të kuqe janë shtatë komuna, Prishtina, Podujeva, Gjakova, Gjilani, Ferizaj, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Shtimja. I kemi marrë dy veprime, e lejojmë aktivitetin ekonomik të zhvillohet deri në orën 19:00 me specifikat e manualit për mbrojtje nga koronavirusi. Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik vendoset kufizim i plotë i qytetarëve, orë policore nga ora 19 në këto komuna. Ndalohen hyrje-daljet në këto komuna nga ora 19:00,”- ka deklaruar Hoti.
Gjithashtu kryeministri Hoti ka thënë se këto masa janë marrë si zgjidhja me mirë, për ruajtjen e ekonomisë dhe shëndetit, ku dhe ka deklaruar se paketa e re do të hyjë në fuqi duke filluar nga dita e premte.
“Kjo është zgjidhja më e mirë që kemi mundur të bëjmë, duke pasur parasysh interest që ka ekonomia, por duke vendosur në rend të parë shëndetin publik. Masat do t’i dërgojmë për votim menjëherë pas kësaj konference. Masat hyjnë në fuqi të premten në orën 19:00, kur fillon mbyllja e komunave në zonë të kuqe. Gjatë ditës kemi lejuar aktivitetin ekonomik me masa strikte,”- ka deklaruar Hoti.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 24.792 raste pozitive, ndërsa 768 persona kanë humbur jetën.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 4 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 733 të tjerë....
GREQI- Selaniku është qyteti me numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus kohët e fundit në Greqi. Sipas mediave greke, specialistët e shëndetësisë k...
MAQEDONIA E VERIUT-Tërmeti i fuqishëm 5.1 Rihter, i cili u regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka shkaktuar frikë edhe tek kafshët në kopshtin zoo...
KOSOVË- Minatorët e minierës së “Trepçës” në Stantërg kanë ndërprerë punën në këtë minierë për shkak të mos marrjes së pagave së muajit të kaluar. S...
MOSKË– Shifra e të infektuarve me Covid-19 është rritur në gjithë botën. Ndërkohë që dy ditë më parë kompania Pfizer dhe BionTech kanë dhënë lajmin se vaks...
SHBA– Cindy McCain, e cila është gruaja e repubikanit John McCain, do të bashkohet me bordin e ekipit presidencial të Joe Biden. Sipas mediave të huaja, McCain...
SHBA-Presidenti aktual Donald Trump, ende nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, në një kohë kur Joe Biden ka deklaruar fitoren. Ndërkohë sipas mediave të hu...
GJERMANI-Biografia politike e Angela Merkelit ka marrë formë edhe në Poloni gjatë udhëtimeve të saj private dhe profesionale. Miq dhe të njohur nga e kaluara ku...