Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË- Ambasada amerikane në Prishtinë u bëri thirrje të martën të gjitha partive politike dhe institucioneve të Kosovës që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore.
The United States calls on all parties and institutions in Kosovo to respect the decisions of the Constitutional Court, and to ensure that the citizens of Kosovo are able to choose their representatives through free, fair, peaceful elections. https://t.co/M2L0WYudEq
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) December 22, 2020
Komunikata e kësaj ambasade pasoi vendimin e një nate më parë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila e shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Avdullah Hoti, ndërsa kërkoi që vendi të shkojë në zgjedhje jo më larg se 40 ditë nga data e shpalljes së tyre.
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të martën do të fillojë një seri këshillimesh me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve të reja.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pasoi kërkesën e lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e ligjshmërisë së pjesëmarrjes në votim për qeverinë e udhëhequr nga Lidhja Demokratike të deputetit Etem Arifi, i cili ishte i dënuar me 1 vjet e 3 muaj heqje lirie për “mashtrim me subvencione”.
Qeveria e zotit Hoti u miratua me 3 qershor me 61 vota në parlamentin me 120 vende, minimumi i mundshëm për konfirmimin e një qeverie të Kosovës. Pa votën e zotit Arifi, ky minimum nuk do të ishte arritur.
Në vendimin e gjykatës Kushtetuese thuhet pos tjerash se personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet dhe as të fitojë mandat të vlefshëm në parlamentin e Kosovës.
Kjo nxiti menjëherë debate nëse disa nga anëtarët e lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë edhe kryetarin e saj, Albin Kurti, mund të kandidojnë meqë në janar të vitit 2018 një gjykatë në Prishtinë dënoi me kusht katër deputetë të lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës.
Deputetët e kësaj lëvizjeje kishin organizuar protesta dhe kishin bllokuar punën e parlamentit me gaz lotsjellës duke kundërshtuar një marrëveshje me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe atë për shënimin e kufirit me Malin e Zi, e cila u miratua në mars të vitit 2018.
Mendimet janë të ndara rreth ndikimit të mundshëm juridik të dënimit të pjestëarëve të lëvizjes Vetëvendosje. Një pjesë e ekspertëve mendon se fakti që dënimet ishin më kusht, nuk prodhon ndikime juridike, ndërsa një pjesë mendon se kjo mund të vështirësojë kandidimin e tyre.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
AFRIKË– Profesor Jean-Jacques Muyembe Tamfum, i cili ndihmoi të zbulohej virusi i Ebola-s në 1976-ën, ka bërë një deklaratë të frikshme në lidhje me rrezik...
ITALI– Një infermiere, një punonjës azili,një studiues dhe dy mjekë nga Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive Spallanzani në Romë do të jenë pesë të parët q...
KOSOVË– Ka përfunduar takimi mes Kruet të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, albin Kurti dhe Presidentes në detyrës, Vjosa Osmani, ku në fokus ka qenë bisedi...
KOSOVË– Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës shkarkoi nga detyra Konsullin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, Halim Krasniqi me argumentin se ka usht...
GJERMANI-Ministri i jashtëm gjerman Hriko Maas, është shprehur se është kundër vendosjes së embargos të armëve ndaj Turqisë, e cila ishte një kërkesë e Greqisë....
KOSOVË- Kreu i Qeverisë në detyrë, Avdullah Hoti ditën e sotme në orën 15:00 do të dalë në konferenë për mediat.Lajmin për këtë e ka dhënë vetë qeveria n...
KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj do të vazhdojë të jetë kandidat i kësaj partie për president të Kosovës.Lajmin...
ANTARKTIDË– Virusi është përhapur në të gjitha kontinentet. Ditën e sotme, një bazë kërkimore kiliane në Antarktidë, ka shënuar persona të infektuar...
KOSOVË- Ka nisur takimi në presidencë, ku ushtrusja e detyrës së presidentes Vjosa Osamni me kreun e LVV-së, Albin Kurti, për të diskutuar në lidhje me dat...