LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Korruspsioni në Shqipëri në rritje, zyrtarët njoftojnë masa të reja

16 Shkurt 2020, 19:01 Nga DOSJA
VIDEO/ Korruspsioni në Shqipëri në rritje, zyrtarët

TIRANË- Korrupsioni në Shqipëri sipas “Trancparence International”, Bankës botërore dhe disa organizatave shqiptare që e monitorojnë atë është përkeqësuar. Edhe Kontrolli i Lartë i shtetit llogarit disa miliarda euro dëme në buxhetin e shtetit në 5 vitet e fundit për shkak të keqmenazhimit të fondeve publike, dhe abuzimit me tenderat, konçensionet dhe adminstrimin e pronës publike.

Ministria e drejtësisë në rolin e kordinatorit kombëtar në luftën kundër korrupsionit thotë se situata politike në vend, vonesat në ngritjen e ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë kanë ndikuar në perceptimin e qytetarëve për korrupsionin. Zyrtarërt thonë se janë bërë ndërhyrje ligjore në disa sektorë problematikë, si në atë të prokurimeve publike, janë rritur shërbimet on linë ndaj qytetarëve, janë intensifikuar përpjekjet për luftën kundër pastrimit pastrimit të parave përmes kompanve të regjistruara në parajsa fiskale etj.

Shqipëria humbi 7 vende, në renditjen globale të “Trancparence Internacional” për sa i përket korrupsionit për vitin 2019 duke u renditur në vendin e 106. Kjo rënie vazhdoi për të tretin vit, pas një trendi pozitiv që pati 5 vjet me parë. Korrupsioni është evidentuar si fenomen në rritje dhe mjaft i përhapur edhe në disa raporte të tjera si ai i Departamentit amerikan të shtetit dhe Bankës Botërore, që nënvizoi se fundi se mbi 36 % të bizneseve shqiptare u është kërkuar të paktën një herë rryshfet nga zyrtarët e shtetit. Kjo shifër është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe gati dy herë më e lartë se mesatarja botërore. Zyrtarët thonë se kanë reflektuar mbi rapportin e Transparenc Internacional duke nënvizuar se edhe ngjarjet politike, si zgjedhjet vendore që u bojkotuan nga opozita, apo dhe vonesat në ngritjen e institucioneve të drejtësisë, ndikojnë në perceptimin e qytetarëve.

“Patjetër që ne jemi të vetëdijshëm që zgjedhjet e qeverisjes vendore mund të kenë ndikuar në matësin e “Transparence International”. Gjithashtu dhe raporti i Bankës Botërore është një element që ka ndikuar, por edhe reforma në drejtësi, pasi fakti që ne po bëjmë një reformë nga fillimi, ndikon dhe kjo në perceptim”, thotë Fjoralba Caka, Zv. Ministre e Drejtësisë.

Zonja Caka thotë se me ngritjen e Strukturës së posacme për krimin e organizuar dhe korrupsionin, lufta ndaj korrupsionit pritet të ketë rezultate pozitive. Qendra për kërkime ekonomike sipas një studimi nxjerr në pah se 1 në 2 qytetarë ndodhen në kushtet e presionit për korrupsion në marrjen e shërbimeve publike. Drejtori ekzekutiv i kësaj qendre Zef Preçi shprehet se korrupsioni nga forma e mitmarrjes në vitet 90, është sofistikuar. Ai veçon përdorimin e ligjit për përfitime personale, dhe kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale.

“Në të njëjtën kohë fakti që më shumë se gjysma e kompanive të huaja që operojnë në tregun shqiptar në shfrytëzimin e pasurive të rëndësishme natyrore të vendit janë kompani offshore, pa identitet të pronarëve, aksionerëve me transaksione të ligjshme por tejet të dyshimta sa i takon fshehjes së fitime të tyre, ka bërë që të cënohen interest e ekonomisë publike. Dhe njëkohësisht ka dhe një dyshim në rritje për përfshirje të vendimarrësve të rëndësishëm në përfitime të kësaj natyre”, shprehet Zef Preçi, Drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike.

Ekspertët thonë se ka dyshime se kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale përdoren jo vetëm për përfitime personale por edhe për pastrim parash. Zv Ministrja e Drejtësisë Fjoralba Caka sqaron se janë shtuar përpjekjet për të luftuar fenomenin e pastrimit të parave përmes këtyre kompanive dhe nënvizon se Shqipëria po bashkëpunon me mjaft vende në këtë drejtim.

“Është një luftë që bën çdo shtet dhe strukturë ndërkombëtare. Pas atyre që konsiderohen hedhja publike e të dhënave, është zbuluar që shumë zyrtarë i pastrojnë paratë e tyre në ato që konsiderohen ishuj offshore. Shqipëria si pjesë e një sërë konventash ndërkombëtare, konkretisht do përmend “Manival”, ka parashikuar një plan veprimi me masa konkrete për pastrimin e parave në Shqipëri”, thotë Fjoralba Caka, Zv. Ministre e Drejtësisë.

Sipas të dhënave të KLSH buxheti i shtetit ka pësuar ne 8 vitet e fundit një dëm afro 6 miliard euro si pasojë e keqmenaxhimit të financave publike, abuzimit me tenderat dhe prokurimet, si dhe shkeljet gjatë procedurave të shitjes, blerjes dhe dhënies me qera të pasurisë shtetërore. Kjo shifër është e barabartë me buxhetin e shtetit për një vit e gjysmë. Dëmi ka pësuar rritje të konsiderueshme krahasur me atë në harkun kohor 2002 – 2011.

Kritikët thonë se 1/3 e prokurimeve janë kryer me një ofertues, ose ¼ e fondeve janë dhënë në këto kushte, duke rritur kështu premisat për favorizime klientieliste.

“Fakti që përdorimi i prokurimeve on line, on line në mjaft raste ato i afrohen fondit limit, pra 100%, tregon se njësitë e prokurimit u japin informacion paraprakisht konkuresve, tregon që mes konkurentëve ka marrëveshje të fshehta dhe ka paracktim të fituesve, kryesisht të motivuar për interesa politike. Dhe kjo tregohet tek rasti i kontratave me negocim të drejtpërdrejtë pa shpallje publike”, thotë Zef Preçi, Drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike.

Zyrtarët e pranojnë se ka patur shkelje në fushën e prokurimeve sa i takon kontratave me negocim dhe pa shpallje. Sipas Zv- Ministres së Drejtësisë këto praktika aktualisht janë ulur ndjeshëm.

“Në vitin 2019, numri i kontratave që janë bërë me negocim është vetëm 3 %. Agjensia e Prokurimit Publik jo vetëm që ka ndryshuar numrin e kontratave me prokurim publik, por ka bërë dhe një ndërhyrje në ligjin për prokurimet publike, ku thuhet se nëse ti do përdorësh një prokurim me negocim dhe pa shpallje si autoritet kontraktues duhet arsyetosh se pse ke zgjedhur këtë prokurim me negocim dhe jo një të hapur”, sqaron Fjoralba Caka, Zv/Ministre e Drejtësisë.

Nje sektor tjeter ku korrupsioni është i përhapur është dhe sistemi arsimor. “Qëndresa qytetare” në një sondazh për korrupsionin në arsim konstaton se 73% e studentëve e preceptojnë prezent atë përmes formave të ndryshme, në këmbim të notës apo detyrimit për shitje-blerje të librave të pedagogëve nga studentët.

“E kemi nisur me arsimin për shkak se e konsiderojmë si burimin e e korrupsionit në shoqëri. Nëse një student edukohet duke dhënë para për një provim, merr një diplomë me para, ai është i prirur të jetë një zyrtar i korruptuar në të ardhmen, pra të blejë pozicionin publik dhe të ofrojë shërbimin në këmbim të rryshfetit”, thotë Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”.

Në vitin 2019, sipas Ministrisë së drejtësisë, janë referuar në Prokurori nga policia mbi 2 mijë e 330 çështje që lidhen me veprat penale të korrupsionit, dhe më shumë se 30% e tyre janë dërguar në gjykatë, ndërkohë 500 persona janë dënuar në gjykatën e shkallës së parë dhe atë të apelit.

Por edhe pse korrupsioni në Shqipëri ka një përhapje të gjerë ndëshkimi kryesisht i zyrtarëve të lartë vazhdon të jetë problem, një shqetësim që nënvizohet edhe në raportin e DASH ku thuhet se dënimi i zyrtarëve ka qenë i rastësishëm dhe i paqëndrueshëm dhe se zyrtarë, politikanë gjyqtarë dhe persona me interesa të fuqishme biznesi shpesh i kanë shpëtuar hetimit.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korrupsioni ne shqiperi mimoza picari transparency international korrupsioni ne shqiperi mimoza picari transparency international

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet