LIVE UPDATES
Bota

Koronavirusi si test stresi për demokracinë, nxjerr në pah dallimet në shoqëri dhe i ashpëson ato

1 Shkurt 2021, 09:18 Nga DOSJA
Koronavirusi si test stresi për demokracinë, nxjerr në pah

GJERMANI– Nëse ka qenë rastësi, ishte një rastësi e lumtur. Në të njëjtën kohë me fillimin e Forumit Ekonomik Botëror, WEF këtë vit për shkak të Coronës të zhvilluar virtualisht, fondacioni Bertelsmann publikoi studimin e fundit. Në një kohë që themeluesi i WEF, Klaus Schwab me vendimmarrësit në botë kërkon “në vitin qendror 2021” të  gjejë rrugëdalje nga kriza, studimi i Bertelsmann tregon se sa keq janë të përgatitura vendet e industrializuara për krizën.

Kancelarja Anela Merkel bëri të ditur në “Javën e Axhendës së Davosit” transformime të pëmasave gjigande historike duke iu referuar digjitalizimit dhe mbrojtjes së klimës. Të dhënat e studimit tregojnë, se që para Coronës në shumë vende të 41 anëtarëve të OECD-së, Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin rritja ekonomike kishte rënë, se kishte pasur regres në drejtim të mbrojtjes së klimës, rreziku i varfërisë ishtë rritur, dhe ishte ulur aftësia për reforma. Pasoja: Demokracitë janë vendosur nën trysni.

Si për ta provuar këtë, së fundmi të rinj të dhunshëm në Holandë në disa qytete bënë shkatërrime edhe pasi disa populistë të djathtë nxitën më parë urrejtjen.

Corona nxjerr në pah dallimet në shoqëri dhe i ashpërson

Si bazë e studimit të fondacionit Bertelsmann janë të ashtuquajturit “Sustainable Governance Indicators”, SGI. Në krahasimin vjetor shikohet qëndrueshmëria e rezultateve të punës së politikës, aftësia përballuese e standardeve demokratike ndaj krizave dhe cilësia e mirëqeverisjes. Shumë vende jo vetëm që kishin arritur shumë pak në drejtim të uljes së borxheve, në drejtim të transformimit të ekonomisë drejt një ekonomie promjedisore dhe në drejtim të ngritjes së sistemeve të sigurimit shoqëror, thotë Thorsten Hellmann, një nga autorët e studimit.

Në intervistë me DW, ai i referohet rritjes së dallimeve mes vendeve të ndryshme. “Duhet të kemi frikë që pandemia e Coronës këto dallime do t’i nxjerrë në mënyrë të pamëshirshme në pah dhe sidomos do t’i ashpërsojë më tej.” Shqetësimi i Hellman: ”Nëse Corona sjell më shumë varfëri, më shumë dallime në të ardhura, atëherë nga kriza e Coronës mund të pasojë kriza sociale. Ky si rregull është terreni ushqyes për populistët. Ekziston rreziku që standardet demokratike të pësojnë edhe më tej erozion.”

Humbja e besimit tek qeveritë

Pasojat sociale dhe politike të Covid-19 dhe si njerëzit në Gjermani i qasen atyre i hulumton një ekip në Universitetin e Konstancës. Në dy sondazhe me bazë të gjerë në pranverë dhe në vjeshtë u pyetën rreth 15.000 vetë. Politologu Marius Busemeyer që merret me projektin ka qenë i habitur me përgjigjen ndaj pyetjes, se sa besim kanë njerëzit tek informacionet e qeverisë gjermane për krizën e Coronës. “Aty 50% e të anketuarve janë të mendimit që qeveria vërtet ka informuar sipas të vërtetës. Ishte një shifër ku unë u stepa pak. Kjo do të thotë, që gjysma e të tjerëve kanë dyshime të ndryshme.”- tha ai.

Habia ishte e madhe, sepse sondazhet tregojnë, se në Gjermani besimi tek politika në përgjithësi është i lartë.  Ekipi i Busemeyer deri në nëntor nuk kishte konstatuar një rënie masive të besimit tek politika. “Kemi një ndarje jo drejtpërdrejt në mesin e shoqërisë, por në mes të një pakice të radikalizuar dhe pjesës tjetër të shoqërisë.”

Lëvizja e “mendimtarëve lateralë”, kritike ndaj masave kufizuese të qeverisë zhvilloi në Konstancë në tetor një demonstratë me rreth 3000 vetë, sipas të dhënave të policisë. Një shans për studiuesit të mbushnin pyetësorët. Nuk ishte e habitshme, sipas tyre, që besimi ishte shumë i dobët tek qeveria gjermane. Tre nga katër të pyeturit e konsiderojnë të mundshme, se grupe shkencëtarësh e gënjenin me vetëdije opinionin. Po ashtu shumë prej tyre e refuzonin pohimin, se demokracia funksionon mirë. Edhe për mediat tradicionale kishte shumë dyshime. Nëntë nga dhjetë vetë informoheshin përmes kërkimeve të veta në internet, gjysma përmes whatsappit apo grupeve tek Telegram.

Marius Busemayer shikon rrezikun e “zhvillimit të opinioneve publike paralele” dhe se është e vështirë t’i arrish me komunikim këta njerëz. Ai nuk e sheh si të pamundur shndërrimin e protestave kundër masave të Coronës në dhunë edhe në Gjermani si në Holandë. Politologu rekomandon më shumë informim politik dhe ndihma konkrete për grupet e prekura rëndë.

Marrë nga DW.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll
Bota 1 Shkurt 2021, 08:22

Çfarë i bën infektues viruset?

Falë rezultateve të një studimi të botuar në revistën “PLOS Pathogens”, ne jemi pak më afër kuptimit të funksionimit të komplikuar të viruseve. Në fakt studiues...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet