LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Koronavirusi përhapet edhe nëpërmjet ajrit, ja 5 gjërat që duhet të dini për këtë lloj transmetimi

13 Korrik 2020, 14:25 Nga DOSJA
Koronavirusi përhapet edhe nëpërmjet ajrit, ja 5 gjërat

TIRANË- Pandemia e Covid-19 ishte një nga sëmundjet që kur u shfaq pothuajse nuk dinim asgjë për të duke përfshirë këtu simptomat dhe përhapjen e saj tek të tjerët. Kështu më shumë se shtatë muaj pasi u zbulua për herë të parë koronavirusi, shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetësisë ende po përpiqen të kuptojnë se si përhapet dhe se si mund të ndalojmë  COVID-19.

Deri më tani dimë që koronavirusi transmetohet nga një person tek tjetri përmes “transmetimit të piklave”, duke përfshirë kontaktin direkt me dikë që është infektuar, kontakte indirekt me sipërfaqe të kontaminuara, nga piklat e pështymës nga kollitja ose nga hunda kur tështini. Ndërkohë sipas sjkencëtarëve transmetimi nga ajri është gjithashtu i mundur, por efektet dhe rreziqet e tij kohët e fundit kanë ngjallur një debat shkencor në të gjithë botën.

Çfarë është transmetimi në ajër?

OBSH ka thënë prej kohësh se koronavirusi përhapet kryesisht përmes piklave të vogla të lëshuara nga goja dhe hunda. Por disa shkencëtarë dhe studiues po tregojnë gjithnjë e më shumë prova se virusi mund të transmetohet edhe nga piklat edhe më të vogla të quajtura aerosole. Ato mbeten në ajër për një kohë më të gjatë.

Cili është dallimi i aerosoleve nga transmetimi i piklave nga tështitja dhe kollitja?

Pikat e frymëmarrjes nga tështitja dhe kollitja janë më të mëdha, një diametër prej pesë deri në 10 mikrometra dhe rrezja e ekspozimit është një deri në dy metra. Aerosolet, megjithatë, janë më pak se pesë mikrometra në diametër dhe “udhëtojnë” përtej dy metrave nga individi i infektuar.

“Koronavirusi mund të mbijetojë si në pikla ashtu edhe në aerosole deri në tri orë në kushte eksperimentale, megjithëse kjo varet nga temperatura dhe lagështia, drita ultravjollcë dhe madje edhe prania e llojeve të tjera të grimcave në ajër”, ka thënë për Al Jazeera, Stephanie Dancer, një mikrobiologe në Mbretërinë e Bashkuar. “Aerosolet mikroskopike mund të qarkullojnë së paku deri në gjashtë metra në ambiente të brendshme. Distanca varet nga sa i madh është aerosoli”.

Si mund të bëhet përhapja e COVID-19 nëpër ajër?

Ashtu si në transmetimin e piklave, aerosolet mund të “lëshohen” në disa mënyra, duke përfshirë frymëmarrjen, të qeshurën, teshtitjen, kollitjen, këndimin. “Frymëmarrja nuk lëshon shumë pikla, por duke bërtitur, kënduar, kollitur dhe teshtitur mund të shpërndajë aerosolin përmes ajrit me një gamë të shpejtësive të ndryshme”, tha Dancer.

Siç thuhet më tej, transmetimi në ajër gjithashtu mund të ndodhë në disa procedura mjekësore që përfshijnë pacientin që gjeneron aerosole, duke i vënë punëtorët e kujdesit shëndetësor veçanërisht në rrezik. “Koronavirusi mund të përhapet në rrethana të veçanta nëse përdorni bronkoskopi, intubacion, pajisje dentare dhe procedura të tjera orale”, tha Naheed Usmani, presidente e Shoqatës së Mjekëve të Pakistanit me prejardhje nga Amerika e Verut (APPNA). “Kjo është veçanërisht e rrezikshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

A është “infektimi përmes ajrit” më pak ngjitës?

Shkalla në të cilën koronavirusi mund të përhapet përmes aerosolit, në krahasim me pikat më të mëdha mbetet e diskutueshme. Ndërsa OBSH ka deklaruar se burimi kryesor i infeksionit është përmes transmetimit të piklave, gjithashtu ka pranuar se ka “dëshmi të reja” të transmetimit të virusit në ajër.

“Mundësia e infektimit përmes ajrit në hapësira publike në kushte specifike, si tubimet, hapësirat e mbyllura, hapësirat me ventilim të dobët, nuk mund të përjashtohet”, ka thënë Benedetta Allegranzi, udhëheqëse teknike e OBSH-së për parandalimin dhe kontrollin e koronavirusit.

Kjo deklaratë u bë nga një grup prej 239 shkencëtarësh nga 32 vende dhe një larmi fushash përmes një letre të hapur ku shprehën se  ekzistonte një “rrezik i vërtetë” i transmetimit në ajër, veçanërisht në ambiente të mbyllura, të mbushura me njerëz dhe pa ventilim të duhur. Jose-Luis Jimenez, një kimist në Universitetin e Kolorados,  tha për Al Jazeera se “virusi humbet infektivitetin gjatë një periudhe prej një ore ose në ambiente të mbyllura”.

Si mund të mbroheni?

Përdorimi i maskave të fytyrës siç duhet dhe mbajtja e distancës fizike në çdo kohë janë thelbësore për ruajtjen nga koronavirusi. Ekspertët rekomandojnë gjithashtu të shmangen grumbullimet veçanërisht transporti publik. Në hapësirat e mbyllura në shkolla, zyra dhe spitale, është e rekomandueshme të mbani  hapur dritaret duke zvogëluar rrezikun e infeksionit, ka thënë Jimenez.

Burimi: Aljazeera

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 13 Korrik 2020, 08:30

Memorie.al publikon dokumentin e plotë të mbrojtjes që i bëri Patër Anton Harapit në “Gjyqin e Regjencës” në 11 shkurtin e vitit 1946, avokati i tij, Dr. Spiro ...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale