LIVE UPDATES
Aktualitet

Koronavirusi, konspiracion apo pandemi? Debati ‘live’ mes mjekut Troci dhe avokatit, Ismali: Duan me çdo kusht të

20 Prill 2020, 15:50 Nga DOSJA
Koronavirusi, konspiracion apo pandemi? Debati ‘live’ mes mjekut

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar me anë të lidhjeve live, akokatët Zace Ismaili, Enida Bozhegu; aktivistja Brisida Gjokondi, mjeku Albert Troci dhe pedagogu Ervin Goci,

I pari fjalën e mori avokati Ismaili. Sipas tij, koronavirusi është një grip i zakonshëm, por e gjitha po bëhet për të reduktuar popullsinë. Për këtë i referohet dhe miliarderit Bill Gates (themeluesi i Microsoft-it), i cili sipas avokatit, në një deklaratë para disa viteve, ka deklaruar se popullsia e botës duhet ulur deri në masën 15%. Gjithashtu, Ismaili shtoi se ka shumë virologë dhe shkencëtarë në të gjithë botën, që këtë virus nuk e cilësojnë si pandemi, por si një grip të zakonshëm.

“Është fryrë në mënyrë të qëllimishme. Duan me çdo kusht të ulin popullisnë botërore dhe të rkijojnë një qeveri qendrore për të sunduar botën. Duke qenë se viruset kanë ADN, nuk ka vaksinë. Ajo e ashtuquajtura vaksinë nga Bill Gates është një mikroçip për të reduktuar popullsinë e botës. Bill Gates nuk është anëtar i OBSH-së (Organizata Botërore e Shëndetit) për të prodhuar kura dhe për të bërë vaksinë. Koronavirusi është thjeshtë si një grip tjetër, por Bill Gates prodhon mikroçipin elektronik që vendoset në gishtat e njerëzve. Por rreziku i saj vjen në nëntor dhe Bill Gates ka thënë që do të reduktojë popullsinë e botës në 15%, që do të thotë gati 1 miliard njerëz. Virologët italianë deklarojnë dhe thonë që ky është si të gjithë gripërat e tjerë. Mjeku Stefano Montarani, është patolog në Bologna, dhe thotë që COVID është një si gripërat e tjera”, u shpreh avokati.

Ndërkohë një qasje të ndryshme me avokatitn, kishte aktivistja Brisida Gjokondi. Ajo tha se nuk është koha të merremi me teori konspirative, por të dëgjojmë ekspertët dhe të respektojmë këshillat e tyre.

“U bë kohë që jemi duke dëgjuar dy varienateve, deklaratat politike dhe komplotistëve. Shqiptarët duhet të besojnë tek shkenca. Pa hyrë në fushë biologjike do të doja t’i besojmë shkencës. Ky është një virus që na ka dhënë shumë mësime. Ky variant i çipit për komplotistët është pak e ekzagjeruar. Ne e kemi çipin nga interneti, nga rrjetet sociale, të kontrollueshëm jemi të gjithë nga masmedia”, u shpreh aktivistja.

Ndërkaq, mjeku Albert Troci, dha një panoramë më të gjërë të situatës, duke iu referuar shkencës.

“Mund të them për të dhënë dy korrigjime të lehta. Viruset janë si me ADN ose me ARN. Në këtë rast koronavirusi është me ARN. Fruthi është një nga sëmundjet që është shëruar me anë të vaksinës. Vakisna mund të ketë (i referohet këtu deklaratave të avokatit Ismaili, i cili tha se vaksinat nuk do të ketë, ose nëse po do të jetë fiktiv). Viruset me ARN mund të kenë shumë mutacione. Kjo mund të jetë jo shumë pozitive, ndaj dhe tani po hasim vështirësi për të gjetur një vaksinë. Duhet të kemi parasysh epidemitë e vogla, siç ishin SARSI dhe MERSI. Për SARS në 2002 të paktën u bënë tentative për vaksinën, por virusi u zhduk vetë. Një dinamikë të tillë shpresojmë të kemi dhe në këtë situatë të koronavirusit”, tha mjeku Trocki.

Sakaq, avokatja Enida Bozheku, ndryshe nga kolegu i saj Zace Ismaili, u shpreh me rezerva përsa i përket teorive të konspiracionit. Sipas saj nëse beson tek konspiracionet, do të thotë që fundi i botës do të vinte në 2012, me përfundimit të kalendarit të fisit “Maja”. Megjithatë ajo këtë situatën e konsideron si një luftë, të përngjashme me Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.

“Personalisht i lexoj me shumë rezerva teoritë konspirative. Duhet të besosh dhe teorisë të Majave që bota do të shkatarrohet në 2012. Ne jemi të manipulueshëm nga çfarëdolloj epidemie. Jam kundër për këto, teoritë e “Masonëve” dhe “Iluminatit”. Në CNN disa nga shkencëtarët më të mirë në botë në lidhje me vaksinën, janë shprehur se vaksina ekziston. Është një virus, por mutacionet që zhvillohen më pas janë të ndryshme. Unë nuk i konsideroj konspiracione, por luftëra për të marrë jetë njerëzish. U bë Lufta e Parë dhe Lufta e Dytë, edhe kjo është një luftë”, tha Enida.

Pedagogu Ervin Goci, u shpreh se duhet të shqetësohemi për konspiracionet, në kuptimin që ato “manipulojnë” qytetarët dhe i bëjnë të “hipnotizohen” në gjëra të pa vërteta.

“Unë dal në media për të thënë ato pak dije që kam të konfirmuara, dhe përpiqem të ndirçoj një kënd tek publiku. Unë mendoj që detyra e parë e një mediaje është që të verifikojë faktet dhe të shohi kur qarkullojnë këto informacione. Nuk janë ngjarje që na vijnë nga qielli, por janë fare lehtë të verifikueshme. Konspiracioni është me rrënjë të vjetra. Konspiracioni ka zëvendësuar rënien e perëndive. Është një boshllëk njerëzor që duhet mbushur, padiskutim nuk mund të lihet pa u trajtuar. Unë mendoj që konspiracionet duhet të marren seriozisht. Në kuptimin që janë me pasoja, konspiracionet sociale dhe këtu jemi në rang social. Një shqetësim fillon merr përmasa sociale, pra ajo fillon të ngjitet në kurbë”, u shpreh pedagogu.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben troci koronavirusi ne bote zace islami arben troci koronavirusi ne bote zace islami

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet