LIVE UPDATES
Aktualitet

Situata e COVID-19, Shqipëria tërhiqet pjesërisht nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut

20 Prill 2020, 14:33 Nga DOSJA
Situata e COVID-19, Shqipëria tërhiqet pjesërisht nga Konventa

TIRANË- Shqipëria ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga neni 8 dhe 11 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Me anë të një note verbale të dërguar pranë Këshillit të Evropës, Shqipëria e ka arsyetuar këtë veprim me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore e cila ka sjellë kufizime në liri dhe të drejta themelore të njeriut lidhur me lëvizjen, transportin ajror, detar dhe tokësor, procesin arsimor si dhe të drejtën e pronës.

Masat e miratuara nga Qeveria, ndër të tjera përfshijnë, kufizimin gradual të trafikut ajror, tokësor dhe detar, pezullimin e procesit arsimor, vendosjen e procedurave të karantinës dhe izolimin, kufizimin e mbledhjes ,manifestimit dhe grumbullimit, kufizimin e së drejtës së pronës, etj. rregullore e veçantë për ofrimin e shërbimit publik dhe procedurat administrative”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Evropës.

Marrja e masave të fundit nga Qeveria Shqiptare sipas Këshillit të Evropës, e heqin Shqipërinë nga detyrimet e përcaktuara nga konventë dhe në disa pika të Protokolleve shtesë.

Zbatimi i masave të marra nga Qeveria gjatë kohës së pandemisë, jep arsye për të shmangur detyrimet e caktuara të Republikës së Shqipërisë, në bazë të neneve 8 dhe 11 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut dhe lirisë Themelore, nenet 1 dhe 2 të Protokollit të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut dhe Lirisë Themelore dhe nenit 2 të Protokollit Nr.4 të konventës për Mbrojtien e të Drejtave të Njeriut dhe Lirisë Themelore”, -vazhdohet më tej në deklaratë.

Roden Hoxha, ish-Përfaqësues i Përhershëm i Agjentit Qeveritar Pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, shpjegon për Citizens Channel se një tërheqje të tillë në baza të përkohshme, konventa e lejon.

 “Konventa një derogim (tërheqje) të tillë e lejon, por gjithmonë në baza të përkohshme, dhe gjithmonë duke imponuar detyrimin tek shteti përkatës që të përditësojë Këshillin e Evropës në mënyrë të vijueshme mbi situatën e cila ka sjellë detyrimin e kryerjes së një veprimi të tillë. Nuk është diçka e cila nuk ka ndodhur më parë, apo që nuk ka precedent tek shtete të tjera. Një derogim i tillë nuk është se sjell pasoja tejet të rënda për vendin tonë. Në fakt një numër vendesh kanë filluar procedura të tilla paralelisht me ne, si Armenia, Gjeorgjia, Moldavia, por dhe fqinji jonë Maqedonia e Veriut”,-sqaron ai për Citizens Channel.

Sipas Hoxhës kjo lloj tërheqje ndodh zakonisht në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme apo fatkeqësisë natyrore, pasojat e të cilave nuk mund të parashikohen.

“E vetmja pasojë afatshkurtër për qytetarët shqiptarë është fakti që për sa kohë ky derogim është aktiv, nuk do të kenë mundësinë e ankimit pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për limitimin e të drejtave të tyre. Ose më saktë, do ta kenë këtë mundësi, pasi është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ajo që përfundimisht vendos nëse derogimi është i justifikuar dhe si pasojë shkelja e të drejtave të qytetarëve, por që për këta të fundit barra e provës do të jetë goxha më e lartë se sa në një situatë normale, për sa kohe elementi i detyrimit të përcaktimit të limitimeve të të drejtave me ligj nga ana e shtetit është plotësuar”, -shprehet juristi Hoxha.

Juristi Hoxha shpjegon më tej se tërheqja nga Konventa e Të Drejtave të Njeriut  nuk është diçka e pa ndodhur më parë, por ajo që duhet parë është se cilat shtete kanë vendosur ta bëjnë, gjë që tregon shumë për demokracinë e tyre.

Ajo që vihet re në rastin konkret të gjendjes së pandemisë botërore është që asnjë demokraci perëndimore nuk ka  kërkuar derogim nga Konventa. Nëse shihet lista e vendeve që kanë paraqitur notë verbale, janë vetëm vende me demokraci të re ose në disa raste, hibride. Vendet e Evropës Perëndimore kanë aplikuar parimet e balancës së të drejtave dhe detyrimeve, e thënë thjeshtë, nuk i kanë rënë shkurt duke u tërhequr tërësisht nga aplikimi i parimeve të Konventës”.

Një shembull i shkeljes së të drejtave është edhe rasti I fundit në Shqipëri, ku shkelësit e karantinës u dënuan me gjoba, gjë e cila sipas juristit u krye pa kuadër ligjor.

“Një shembull perfekt i kohëve të fundit është gjobitja e shkelësve të karantinës së detyruar, pa një kuadër ligjor me fuqinë e plotë të ligjit, gjë e cila e detyroi Qeverinë që të paraqitet përpara pak ditëve si e mëshirshme tek publiku dhe të “anuloje” 7.000 gjoba të vendosura, ndërkohë që ligji i cili rregullon aplikimin e tyre në fakt nuk kishte qenë në fuqi”.

Shqipëria e ka ratifikuar Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut dhe Lirive Themelore, në korrik të vitit 1996, bashkë me protokollet shtesë të saj, përkatësisht Nr.1, Nr.2, Nr.4, Nr.7, Nr.11. Ajo është tërhequr edhe më parë nga disa pika të Konventës, gjatë trazirave të vitëve 96-97, dhe ka tërhequr notën verbale të saj në tetor të viti 1997, duke iu nënshtruar sërish tërësisë së parashikimeve të Konventës.

(Marrë nga Citizen Channel)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet këshilli i evropes konventa evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut roden hoxha këshilli i evropes konventa evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut roden hoxha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje