LIVE UPDATES
Politike

Kontrolli i fakteve: Fluturon, fluturon…Edi Rama! Sa kushton avioni i kryeministrit

1 Shkurt 2022, 20:14 Nga DOSJA
Kontrolli i fakteve: Fluturon, fluturon…Edi Rama! Sa kushton avioni i

Edi Rama dhe deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri janë përfshirë në një seri akuzazh dhe kundërakuzash gjatë ditëve të fundit, në lidhje me shpenzimet për udhëtimet e kryeministrit jashtë vendit. Të premten në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së, Pampuri e akuzoi Ramën se kishte udhëtuar me një aeroplan ‘charter’ drejt Bavarisë dhe ishte akomoduar në një resort luksoz, për të dhënë një intervistë në revistën ‘Manager’.

“Edi Rama sillet si sheik me paratë e shqiptarëve,”-theksoi Pampuri, ndërsa e akuzoi kryeministrin si të korruptuar.

Kryeministri i kundërshtoi akuzat e Pampurit me një video në Facebook, duke deklaruar se kishte udhëtuar drejt Gjermanisë me linjën ajërore ‘Lufthansa’, së bashku me gruan dhe djalin tij të vogël Zaho dhe bileta e klasit ekonomik kishte kushtuar 345 euro. Rama gjithashtu adresoi në mesazhin video akuzat e PD-së për udhëtimet e tij jashtë vendit, duke deklaruar se ‘mesatarja vjetore për udhëtimet e mija zytare, të cilat paguhen nga fondi i kryeministrisë është më e ulët se sa mesatarja vjetore e paraardhësve të mijë.” Sipas Ramës, kjo kosto e ulët vjen si pasjojë e faktit se ndryshe nga paraardhësit ai nuk ka udhëtuar në klas biznesi, përveç rasteve shumë të veçanta.

“Ndërkohë qysh prej vitit 2020, kur morëm presidencën e OSBE-së u bë një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’. Shpenzimi për vitin 2020 dhe 2021, ka qenë nën mesataren e viteve të mëparshme,” deklaroi Rama.

Kryeministri gjithashtu kundërshtoi akuzën e PD-së se vetëm me karburantin e një udhëtimi ai kishte shpenzuar 120 mijë euro, duke theksuar se sasia më e madhe e shpenzimeve që kishte bërë për udhëtime zyrtare ishte 4,6 milionë lekë dhe i përkiste vitit 2014. Të martën deputetja Pampuri i ka përsëritur akuzat ndaj Ramës për shpenzimet e udhëtimit dhe kryeministri i është kundërpërgjigjur duke cituar një shprehje të filozofit, Soren Kierkegaard.

Sipas Ramës çdo qytetar ‘demokrat’ gjendet mes ‘dy rrugëve, ku njëra palë i thotë beso atë që s’është e vërtetë, ndërsa pala tjetër i thotë refuzo ta besosh atë që është e vërtetë.’ Po çfarë tregojnë faktet për deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe për pretendimin e tij se ai shpenzon më pak se paraadhësit për udhëtim ajërore. Le t’i marrim ato me rrallë.

Rama deklaron se ai harxhon mesatarisht më pak për shpenzime udhëtimi nga ‘fondet e kryeministrisë’ së parardhësit e tij. Të paktën që prej vitit 2020, shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit mbulohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila ka lidhur një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’ për të marrë me qira një aeroplan ‘Airbus A319-100’. Aeroplani i konfigurimit ‘Vip’ mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë.

Edhe në qoftëse shpenzimet nga ‘fondi i kryeministrisë’ janë mesatarisht më të vogla se ato të paraardhësve, kjo nuk do të thotë se shpenzimet e kryeminsitrit për udhëtimet jashtë vendit në tërësinë e tyre janë të vogla. Përkundrazi, përdorimi i aeroplanit ‘charter’ të kontraktuar nga ‘Air Albania’, sugjeron se ato janë më të mëdha se çfarë i kanë lejuar vetes paraardhësit e tij. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të bëjë transparencë mbi shumën e shpenzuar për të organizuar udhëtimet e kryeministrit dhe pagesat ndaj ‘Air Albania’, duke pretenduar se këto janë të dhëna ‘konfidenciale.’

Megjithatë, kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë. Është e paqartë sa orë fluturime ka akumuluar Edi Rama gjatë dy viteve të fundit. Kryeministri pretedon se shpenzimet e udhëtimit gjatë viteve 2020-2021, kohë kur udhëtimet jashtë vendit janë realizuar me aeroplanin ‘charter’ të Air Albania – të cilit i është vënë emri ‘Ismaili’, kanë qenë më të ulëta se mesatarja e viteve të mëparshme.

Ky pohim na jep një ide krahasuese mbi shpenzimet me aeroplanin ‘charter’. Qëndron fakti se vitet 2020 dhe 2021, kanë qenë vite pandemie dhe është e paqartë nëse numri i udhëtimeve jashtë vendit ka qenë më i ulët ose i ngjashëm me vitet e mëparshme. Kryeministri ka deklaruar gjithashtu se shpenzimet e tij më të larta për udhëtime jashtë vendit janë realizuar në vitin 2014 dhe kapin vlerën 4.6 milionë lekë. Ky pohim bie ndesh me të dhënat e databazës së pagesave të Thesarit, sipas të cilave në vitin 2014, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 21.8 milionë lekë për kategorinë e shpenzimeve ‘udhëtime jashtë vendit’.

Në vitin 2015, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 4 milionë lekë, në vitin 2016 ka shpenzuar 27.3 milionë lekë, në vitin 2017 janë shpenzuar 22.7 milionë lekë, në vitin 2018 janë shpenzuar 27.8 milionë lekë dhe në vitin 2019 janë shpenzuar 32.5 milionë lekë. Megjithë marrëveshjen me Air Albania, kostot e sëcilës i mbulon Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, gjatë vitit 2020, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 13.4 milionë lekë për udhëtime jashtë vendit dhe 14.6 milionë lekë në vitin 2021. Edhe pse mesatarja e shpenzimeve të Aparatit të Këshillit të Ministrave për dy vitet e fundit është më e ulët se në vitet paraardhesë, ajo nuk përfshin shpenzimet e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për udhëtimet ‘charter’ me Ismailin.

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama me charter edi rama edi rama me charter

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet