Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë do të luhet ditën e martë në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45. Një përballje që po pritet me interes dhe kjo shihet nga interesimi i shumtë i tifozëve për të mbushur shkallët e stadiumit. Nisur nga gjithë ky interesim, policia shqiptare ka marrë masa për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij. Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore,të cilat do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit janë:
– Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Faik Konica” rruga “Dervish Hima”, rruga “ Gjergj Filipi”, rruga Asim Zeneli” rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.
Hyrja e tifozëve do të fillojë në orën 18:00, dhe lëvizja e tyre do të garantohet nga Policia, përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojnë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.
Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj.) dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.
Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.
Policia ju bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë si në ambientet e jashtme të stadiumit, ashtu dhe në ambientet e brendshme, për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e personave që do shkaktojnë trazira apo kryejnë veprime antisportive.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BELGJIKË-Një tjetër sulm i Thibaut Courtois në drejtim të UEFA-s. Portieri i Belgjikës u ankua një ditë para takimit Itali-Belgjikë për Ligën e Kombeve se ...
POLONI-Në muajin korrik u zhvilluan zgjedhjet për presidentin e ri të Federatës polake të Futbollit. Cezary Kulesza fitoi bindshëm ndaj Zbigniek Bonek, ndërsa t...
DURRES – Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja, është shfaqur sot në konferencë për shtyp para mediave, së bashku me kapitenin e kuqezinj...
DURRES – Në vigjilje të sfidës së rëndësishme ndaj Polonisë, e cila do të zhvillohet nesër në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për grupi...
ITALI – Fati kombëtares “Azzurra” për në Kupën e Botës “Katar 2022” mund të mos vendoset në Olimpico të Romës. Itali-Zvicër, ndeshja vendimtare, e planifi...
SPANJE – Gjyqtari Anthony Taylor, i cili konfirmoi golin e Mbappe, në finalen e djeshme të Nations League në favor të Francës (duke ndjekur rregulloren ge...
ITALI – Nations League u mbyll mes polemikave për golin në fund të takimit që shënoi Kylian Mbappe.Pasimi i Theo Hernandez e gjeti sulmuesin e PSG-së në p...
ITALI – Në intervistën e tij për “La Gazzetta dello Sport”, ish-kampioni i botës Fabio Cannavaro, ka folur edhe për të ardhmen e tij, ndoshta në një stol ...
SPANJE – Diego Simeone ka treguar fytyrën e tij më njerëzore në “El País”, ku ka treguar për të tashmen e tij si trajner i Atlético Madrid, por edhe për r...
ITALI – Gabriele Giuffrida është ndërmjetësi që mbikëqyri transferimin e Mauro Icardit te Paris Saint-Germain në verën e vitit 2019. Sot po flitet shumë p...