Institucionet demokratike/ Raporti i KE: Rekomandimet e OSBE nuk janë marrë për bazë, puna politike mbetet në një mjedis...
Aktualitet
Kontrabandë me medikamente në Rinas, ndalohet 46-vjeçari nga Turqia
25 Mars 2022, 08:27Nga DOSJA
TIRANË- Një 46 vjeçar është vën në pranga nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas. 46-vjeçarit nga Turqia i identifikuar me inicialet M.K., i janë gjetur disa pako me medikamente mjekësore, të cilat ai nuk i kishte deklaruar dhe as nuk kishte dokumentin e shoqërimit me lejen e importit nga autoritetet përgjegjëse. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe 46-vjeçari do të ndiqet penalisht për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”. Ndërsa një 18 vjeçar nga Berati u arrestua nga policia pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, duke i dhën një shumë parash, për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt. 18 vjeçari i identifikuar me inicialet L.H.. I riu do të ndiqet penalisht për vepren penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Njoftimi i plotë:
Rinas
Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një rast i mitëdhënies, procedohet penalisht 1 shtetas. Gjithashtu, në bashkëpunim me autoritetet doganore, u godit 1 rast i kontrabandës me medikamente mjekësore. Procedohet penalisht poseduesi i tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Në përfundim të veprimeve për këtë rast është proceduar penalisht shtetasi L. H., 18 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ky shtetas u ka ofruar punonjësve të Policisë Kufitare, një shumë parash, për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, është goditur një rast i kontrabandës me mallra të licencuara. Në përfundim të veprimeve hetimore për këtë rast është proceduar penalisht shtetasi M. K., 46 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në valixhen e këtij shtetasi janë gjetur disa pako me medikamente mjekësore, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar dhe as nuk kishte dokumentin e shoqërimit me lejen e importit nga autoritetet përgjegjëse.
Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(j.c)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka shpallur ditën e sotme vendimin për Operacionin ‘Forca e Ligjit’, ku është vendosur rrëzimi i kërkesës së Hysenajt. An...
ITALI– Gjykata italiane ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burg shqiptaren e njohur si “Zonja e drogës”, e cila u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar pasi u ...
Më shumë se 20 vjet më parë, një 20-vjeçar shqiptar u qëllua me armë zjarri në Schlieren (ZH) dhe shoqëruesi i tij u plagos rëndë. Policia Kantonale po r...
Në raportin e kostove që shkakton ndotja e ajrit në shëndetin e njerëzve, Banka Botërore përllogariti se në Shqipëri, gjatë vitit 2019, kishin humbur jetën 2,25...
POGRADEC– Geri Pengu, pronari i servisit të makinave në Pogradec, të cilit iu dogjën gjashtë prej tyre, nuk është emër i panjohur për uniformat blu. Ai re...
TIRANË– Seanca gjyqësore që pritet të mbahet nesër në Gjykatën e Tiranës për ndryshimet statuore të vendosura në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 nga ish...
TIRANË– Për më shumë se tetë orë, ligjvënësitshqiptarë u mblidhën në Kuvendin e Shqipërisë ku diskutuan në lidhje me krizën ekonomike aktuale në vend...
GREQI- Shqiptari i arrestuar që u arratis disa ditë më parë nga spitali i Rodosit, ku po trajtohej nga Covid është arrestuar ditën e sotme. Dimokratiki shkruan ...