LIVE UPDATES
Sport

Konsel: “Unë isha si Nojer, por njëzet vjet më parë. E kam Romën në zemrën time, Ronaldo, më i vështiri nga të gjith

20 Shkurt 2021, 06:52 Nga DOSJA

AUSTRI – Pritje, buzëqeshje dhe vazo të thyera… Mikael Konsel e filloi futbollin në kopshtin e shtëpisë së tij, i rrethuar nga malet: vëllai i tij gjuante, ai hidhej për të kapur topin. Një portier dhe novator i lindur nga natyra, Konsel te Rapid Vienna, shpiku një mënyrë të re qëndrimi në portë, e njëjtë me atë që bëri të famshëm Manuel Nojer.

Në 1997, Mikael prishi sigurinë e tij te Vjena, duke preferuar bastin te Roma, pas marrëveshjes me Zeman. Te Venecia me Spaletin ai i dha lamtumirën futbollit të luajtur, për të shkuar drejt maleve të Austrisë. Këtu, sot Konsel jeton, vrapon, udhëton, dhe shkruan për futbollin…

Mikael, ju jeni gazetar sot: si e filluat? Si lindi kjo ide?

Unë kisha bërë diçka për televizionin tonë, edhe kur isha duke luajtur. Pasi lashë futbollin, fillova si specialist për “Sky Austria”. E bëra këtë punë për gati dhjetë vjet. Tani punoj me gazetën “Kronen Zeitung”, më e rëndësishmja në vendin tone. Unë shkruaj dhe flas për portierët. Jam specialist, e komentoj futbollin me sytë e një ish-lojtari. Unë gjithashtu punoj në “Kronen TV”, kanali i ri televiziv i hapur nga gazeta. Më pëlqen kjo punë, sepse më ka lejuar të qëndroj brenda futbollit, ambientit në të cilin kam lindur dhe ka qenë jeta ime.

Si filluat të luanit futboll?

E fillova me Kristian, një nga tre vëllezërit e mi, ai është dy vjet më i madh se unë. Ne kemi luajtur shumë së bashku në shtëpi dhe në kopsht. Ne përdorëm topa të vegjël dhe të mëdhenj, çdo gjë. Ne ndërtuam një portë: vëllai im gjuante, unë prisja. Ne thyem thuajse gjithçka në shtëpi, kështu që prindërit tanë vendosën të na dërgojnë për të luajtur në një ekip të vogël.

Cili ishte momenti juaj më i mirë me Rapid Viena?

Mbaj mend shumë. Gjithsesi, unë jam lojtari i vetëm që kam luajtur dy finale me Rapid në Kupën e Fituesve të Kupave: e para kundër Everton, e dyta me PSG. Fatkeqësisht i kemi humbur të dyja, por duke i luajtur ato ishte një gjë e paharrueshme.

Ju keni arritur te Roma më ’97, si ishte ambientimi me futbollin italian?

Në fillim ishte pak i vështirë, sepse futbolli austriak nuk është i njohur mirë në Itali. Zeman më kishte zgjedhur, sepse unë luaja futboll modern midis portës, si Nojer sot.  Unë fillova të luaja ashtu që në vitet ’90. Më pëlqente futbolli i Zemanit, isha pothuajse mbrojtës në atë rreshtim 4-3-3. Unë isha i zoti të luaja me këmbë, sepse isha i ri dhe lojtari i momenti në skuadër

Në atë Romë kishte kaq shumë kampionë: kë kujtoni?

Zeman kishte ndërtuar një ekip të bukur me lojtarë të shkëlqyeshëm: Aldair, Kafu, Kandela, Di Françesko, Delvekio, Toti. Françesko ishte shumë i ri dhe ishte kapiten. Nuk është e lehtë ta sjellësh atë brez tani te Roma dhe në Itali. Unë kam luajtur lojëra të mira dhe të gjithë e kuptuan se kush ishte Konsel. Kam kaluar shumë mirë me tifozët e Romës. Sot, përmes internetit dhe mediave sociale, jam në kontakt me ta. Kam jetuar pak jashtë, por pranë fushës sportive. Ishte vendndodhja ideale. Qëndrimi në qendër ishte pak i komplikuar për ne. Duke jetuar jashtë, kishim më shumë hapësirë ​​dhe privatësi. Atëherë kujtoj detin: shkoja në Ostia, kisha shumë miq në Santa Marinella.

Ju njihni edhe një ish-trajner roman, Luçiano Spaletin: si filloi lidhja juaj me të?

Që nga ditët e Venecias, ekipi i fundit në karrierën time. Spaleti më kishte thirrur të shkoja të luaja atje. Stili i tij i lojës ishte i ngjashëm me atë të Zemanit dhe ai po kërkonte një portier modern. Ishte fundi i karrierës sime si futbollist. Te Roma, ai gjithashtu bëri një skuadër të bukur me skemën 4-3-3. Ekziston ende një marrëdhënie e mirë mes nesh.

A ka mbetur në zemrën tuaj Seria A?

Nuk i kam harruar ndeshjet kundër Lacios, ato me Juven. Stadiumi “Olimpik” ishte i mbushur plot, “Curva Sud” ishte fantastike. Disa lojtarë kanë frikë nga ato situata, por mua më pëlqente të luaja lojëra të rëndësishme. Unë gjithashtu, e kujtoj atë me Rapid në Champions League. Unë kam lindur për të luajtur sfida të mëdha. Isha i gatshëm për ndeshjet më të rëndësishme.

Kush ishte kundërshtari më i fortë që takuat?

Kam luajtur në një kohë kur kishte lojtarë të shkëlqyeshëm. Si portier ishte shumë e vështirë të luaja kundër Ronaldos, “Fenomenit”, jo këtij të sotëm. Sfida ndaj tij ishte e vështirë. Por edhe përballja me Del Pieron nuk ishte e lehtë. Më kujtohet Inzagi, u kënaqa kundër tij. Ai arriti të shënonte asnjëherë ndaj meje.

Çfarë kujtoni nga ndeshja Austri-Itali, në Francë ’98?

Ishte ndeshja e fundit e grupit. Për mua ishte e çuditshme të luaja kundër Totit dhe kundër shumë miqve, por ishte një gjë e bukur. Nuk e harroj festën time të lamtumirës nga futbolli në Vjenë. E gjithë skuadra e Romës kishte ardhur, disa nga lojtarët edhe me avionët e tyre privat. Antonelo Venditti ishte gjithashtu atje. Unë nuk dija asgjë për këtë, ishte një surprizë nga gruaja ime. Ne kënduam këngën e tij më të famshme “Grazie Roma” në Austri. Ai gjithashtu këndoi “Faleminderit Miki” për mua. E dëgjoj Venditin.

Cilat janë hobet tuaja sot?

Unë jam akoma shumë sportiv. Bëj biçikletë malore dhe ski. I dua malet. Kam një shtëpi afër shpatit Saalbach në Salzburg, ku është caktuar një garë për Kampionatit Botëror të Skive Alpine. Unë jetoj jashtë Vjenës, pak a shumë si në Romë, por për 20 minuta jam në qendër të gjithçkaje.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mikael konsel portieri austriak portieri i kombetares austriake portieri i romes mikael konsel portieri austriak portieri i kombetares austriake portieri i romes


Sondazh

Poll
Sport 19 Shkurt 2021, 21:05

Ministrja franceze ka një mesazh për Mbape

FRANCE – Rinovimi i kontratës së Kilian Mbapes me Paris Saint-Germain po shndërrohet në çështje kombëtare në Francë. Këtë here ka qenë vetë ministr...

Sport 19 Shkurt 2021, 20:03

SERBI-Zlatan Ibrahimoviç nuk u preferua nga ana e trajnerit Pioli që të aktivizohej në përballjen kundër Crevena Zvezdës.Për këtë arsye Ibrahimoviç...

Sport 19 Shkurt 2021, 17:16

“Çmendet” Çelsi, 90 mln. euro për Haland

ANGLI – Erlind Haland është emri më i lakuar këto ditë, sidomos pas formës shumët ë mirë që po kalon sulmuesi i Borusias, gjë që e tregoi edhe në ndeshjen e mes...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet