"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
14 Shtator 2020, 20:30Nga DOSJA
TIRANË– Suzana Paljevic, TEZJA E Lusinda Garunjës, vajzës që humbi jetën një natë më parë, kur festonte edhe ditëlidnjen, ka përlotur rrjetin. Përmes një statusi në Facebook, ajo ka publikuar dy foto të Lusindës dhe krah tyre shkruan se është me zemër të thyer nga kjo tragjedi.
“Ylli tezes dje ta uroj tezja ditelindjen; sot ja ke coptuar zemren tezes; ylli tezes do te mbetesh gjithmon ne zemren time; sot shkove ne boten tjeter o engjell i bukur qofsh lule ne xhehnet,”– shkruan ajo.
Aksidenti ndodhi dje mbrëma, ku në dalje të Tunelit të Kërrabës në Elbasan, dy vajzat ngelën të bllokuara në makinë, dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses me mjetet prerëse për të nxjerrë vajzat nga mjeti i dëmtuar. Më shumë se 30 minuta, kaluan dy vajzat në makinë, ndërsa Lusinda Garunja e Xhaneta Qallia humbën jetën në spitalin e Elbasanit. Shkaku kryesor i aksidentit tragjik dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave dhe gjendja e dehur e shoferit të “Benzit”.
Behar Pema, 58 vjeç pas dy testeve të alkoolit kanë dalë mbi normën 0.93 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë. I cilësuar si përgjegjës për tragjedinë ai është arrestuar nga policia dhe do të përballet me ligjin për dy akuza. E para, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe e dyta “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” që solli edhe vdekjen e dy të rejave dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerave.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Familjarët e Nervida Garunjës, një prej të mbijetuara të aksidentit të tmerrshëm, kërkojnë ndihmë. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet...
TIRANË– Përballë kryeministrisë po mbahet një protestë për fëmijët shqiptarë të braktisur në kampet e Sirisë. Protestuesit i bëjnë thirrje qeverisë dhe p...
TIRANË– 338 viktima, 4567 të infektuar aktivë dhe 6615 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Flutura Beqo ...
BULQIZË– Një 27-vjeçare e identifikuar si Elvira Përkoxha ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi është aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen ...
POGRADEC– Gjykata e Pogradecit ka lënë në masën e arrestit me 40 ditë burg, 46-vjeçarin Blerim Bizgjonin që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me fqinjën...