LIVE UPDATES
Aktualitet

Kongresmenia amerikane: Shqiptarët po kujdesen shumë për afganët

9 Nëntor 2021, 19:56 Nga DOSJA
Kongresmenia amerikane: Shqiptarët po kujdesen shumë për

TIRANË- Anëtarja e Kongresit amerikan, përfaqësuesja Elissa Slotkin, vizitoi dje Shqipërinë, kur për herë të parë takoi nga afër disa dhjetëra qytetarë afganë, të cilët i ndihmoi të shpëtonin nga dhuna e talebanëve në fund të gushtit. Angazhimi i saj ishte vendimtar për të larguar 118 persona nga Afganistani, dhe pjesa më e madhe e tyre u strehua në Shqipëri, ku ata gjetën siguri dhe mikpritje.

Përfaqësuesja Slotkin thotë në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, se hapi tjetër është që demokratë dhe republikanë do të shtojnë presionin që afganët e strehuar në disa shtete mike të udhëtojnë drejt SHBA-ve.

Anëtarja e Kongresit Elissa Slotkin e vizitoi për herë të parë Shqipërinë. Pasi zbriti në kryeqytet, ajo u nis menjëherë drejt Shëngjinit të Lezhës. Në një resort turistik, plot lule, diell e bregdet, ajo takoi për herë të parë personalisht afro 80 shtetasit afganë, që i shpëtoi në muajin gusht, përmes telefonatave me zyrtarë, vullnetarë dhe kompani avionësh.

“Përshtypja ime e parë ishte se këta njerëz janë jashtëzakonisht me fat, që janë këtu, sepse iu dha një shans nga Zoti dhe nga Shqipëria të ishin përsëri të sigurtë dhe të lirë. Ata janë ende të shqetësuar për statusin e tyre përfundimtar, sepse duan të shkojnë në SHBA, dhe duan të dinë se kur do të ndodhë kjo. Ata janë të shqetësuar për fëmijët e tyre dhe shkollimin e tyre. Ata janë shumë falenderues ndaj Shqipërisë dhe ndaj popullit amerikan, prandaj edhe unë erdha këtu për të parë hapat e mëtejshëm” – thotë përfaqësuesja Slotkin.

Pjesa e parë e takimeve të zonjës Slotkin në Shëngjin ishte me organizatat jofitimprurëse, që kujdesen për shtetas afganë, mes të cilëve edhe Organizata “Shpirti i Amerikës”.  Ata po trajtojnë shqetësimet e tyre, për familjarët që kanë lënë pas, për mësimin e anglishtes, për shkollimin e fëmijëve, për jetën, për udhëtimin e tyre në SHBA. Përfaqësuesja Slotkin vërtet po i takonte për herë të parë njerëzit që shpëtoi nga rreziku i talebanëve, por takimet me ta ishin shumë emocionale, sepse ajo e dinte shumë mirë çfarë ata ndjenin. Ajo thotë se tek këta afganë ajo mund të shihte gjyshërit e saj.

“Unë vet vij nga një familje, ku gjyshërit e mi u larguan nga Atdheu, dhe e di se është e tmerrshme dhe traumatike, dhe jeta e afganëve po kalon nëpër disa trauma, sepse lanë pas një vend që e duan. Janë takime shumë emocionale. Populli amerikan është i lidhur me popullin afgan tani dhe në të ardhmen. Ashtu si shumë njerëz vite më parë ndihmuan gjyshërit e mi, edhe unë tani po ndihmoj afganët. Ashtu si çdo njeri që detyrohet të largohet nga Atdheu, ne i kuptojmë ata. Ata na thanë: Ju lutem, mos na harroni ne”.

Prapa kameras tonë, qëndronin shumë qytetarë afganë teksa filmohej intervista me anëtaren e Kongresit, në lulishten e resortit ku gjendeshin dy statuja të mëdha: një shqiponjë shqiptare dhe një kopje e Statujës së Lirisë, simbol në SHBA. Një prej tyre, Lina Muhamedi, këmbënguli për një falenderim publik ndaj zonjës Slotkin.

“Ndihma e përfaqësueses Slotkin erdhi më në fund pas shumë vuajtjesh në aeroportin e Kabulit. Dua t’i shpreh asaj vlerësimin tim më të thellë për punë e vështirë që bëri për ne. ajo na shpëtoi jetën, dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë. Ishte ajo që vendosi të sillte një aeroplan për ne, që ta sillte nga Kabuli në Shqipëri. Falemnderit asaj nga zemra ime dhe nga gjithë kolegët e tjerë që na shpëtoi” – thotë Lina.

Jeta e këtij grupi afganësh rrezikohej vërtet, sepse ishin vënë në shënjestër nga talebanët. Të gjithë ishin shkencëtarë dhe specialistë bujqësie, që bashkëpunonin me universitetin shtetëror të Miçiganit në SHBA. Avioni i zonjës Slotkin erdhi për ta disa kohë pasi kishin ikur të gjithë aeroplanët e tjerë, kur ra heshtja dhe kur ata kishin humbur çdo shpresë. Rruga për në Shqipëri zgjati 2 ditë dhe, kur zbritën shqiptarët i pritën shumë mirë dhe u ndjenë si në shtëpi, thotë Lina. Ajo vlerësoi mikpritjen e popullit shqiptar, organizatave humanitare dhe sigurinë që u siguroi qeveria shqiptare.

Edhe Përfaqësuesja Slotkin tha se ruante mbresa të jashtëzakonshme për qëndrimin e qeverisë dhe popullit shqiptar, të cilët ishin ndër shumë pak vende që ju përgjigjën thirrjes për të pritur refugjatë afganë, edhe se një vend shumë i vogël në raport me shtete të tjera në Europë. Populli shqiptar ishte mëse i gatshëm për këtë mikpritje, banorët vendas dhanë një ndihmë shumë të madhe, duke nisur nga spitalet, komunitetet vendore e deri te bizneset. Të njëjtën ndihmë dhanë edhe banorët e Miçiganit, që ajo përfaqëson.

“Hapi tjetër do të jetë që senator e kongresmenë që jemi këtu sapo të kthehemi në SHBA do të shtojmë presionin ndaj administratës që të marrë një vendim se çfarë do të bëjnë me këta afganë. Janë rreth 6 mijë afganë në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Ruanda, Uganda, dhe ne duam t’iu japim mundësinë që të vijnë në SHBA, që të jetojnë atje dhe energjinë dhe pasionin e tyre. Ne duam të ushtrojmë presion edhe mbi demokratët edhe mbi republikanët, mbi një bazë dypalëshe, që të ndërmerret hapi i duhur edhe nga Shtëpia e Bardhë” – thotë Përfaqësuesja Slotkin.

Në mesin e këtij grupi janë edhe disa universitare të lidhura me universitetin shtetëror të Miçiganit. Ato janë disa zonja të reja shkencëtare, profesioniste, agronome shumë të afta. Ato vetëm duan që të vazhdojnë studimet në fushën e tyre, qoftë këtu në Shqipëri, qoftë në SHBA, ndaj zgjidhjet për to nuk do të vonojnë. Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre. Duke iu përgjigjur pozitivisht një kërkese të qeverisë amerikane për të mikpritur persona, jetët e të cilëve kërcënohen nga talebanët, qeveria shqiptare u shpreh fillimisht se ishte e gatshme të strehonte disa qindra, për të folur më pas për të paktën 4 mijë afganë.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elissa slotkin lina muhamedi elissa slotkin lina muhamedi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë