Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Konferenca ndërqeveritare, KE nuk konfirmon mbajtjen e saj me Shqipërinë në qershor
3 Maj 2021, 18:25Nga DOSJA
TIRANË– Raportimet se konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë për negociatat e anëtarësimit do të mbahet në muajin qershor, Komisioni Europian nuk i konfirmoi, por bëri të qartë se Tirana dhe Shkupi nuk do të ndahen në procesin e integrimit.
“Ajo që mund t’iu them është se, siç e kemi përsëritur shpeshherë, presim me padurim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur. Ky është një pozicion shumë i qartë nga ana e Komisionit Europian”, deklaroi Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Europian
Zëdhënësja bëri të ditur dhe hapat që duhen bërë që të niset me hapjen e kapitujve të parë të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Që kjo të ndodhë, Këshilli duhet të dakordësohet për kornizën e negociatave, për të cilën Komisioni e ka dërguar shumë kohë më parë propozimin e tij. Ndaj jemi në këtë pikë, Komisioni Europian pret që presidenca të gjejë një kohë të përshtatshme për të mbajtur konferencën e parë sa më shpejt me të dyja shtetet”, vijoi ajo.
Në të njëjtën linjë edhe Gjermania, që nuk pranon ndarjen e Tiranës dhe Shkupit në procesin e integrimit. Për ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, “në të kaluarën këto vende nuk janë ndarë dhe ka qenë në rregull. Ne mbështesim presidencën portugeze që të gjejë sa më shpejt zgjidhje për çështjet dypalëshe, në mënyrë që të hapen sa më shpejt konferencat e anëtarësimit, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për Shqipërinë. Nuk mendojmë t’i ndajmë nga njëra-tjetra”.
Zgjedhjet parlamentare dhe raporti i OSBE/OHDIR për mbarëvajtjen e procesit pritet të kenë një ndikim të konsiderueshëm lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të BE me Shqipërinë.
Marrë nga A2CNN
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kur ka kaluar një javë nga zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike e ka një vendim: Mosnjohjen e zgjedhjeve të 25 prillit! Paraditen e sotme, k...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka diskutuar mosnjohejn e zgjedhjeve të 25 prillit.Dosja.al ka mësuar se gjatë mbledhjes që zhvilloi pasditen e sotme me...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka urdhëruar që të bëhet një analizë e thellë e kandidateve për deputetetë në listat e Partisë Demokratike.Mësohet se gj...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga mbledhja që kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi me krerët e degëve të Partisë Demokratike në selinë blu. Mësohet se...
TIRANË– Ministri austriak për Çështjet Europiane dhe Ndërkombëtare, Alexander Schallenberg në një intervistë të dhënë për gazetën “Panorama” ka dekl...
TIRANË– Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për gazetarës në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias. Në një status në ...
GJERMANI– Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas nuk është për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE. Në ...
TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka bërë me dije se ka dërguar një kërkesë kundrejt një kompanie telefonike për të marrë informacione në ...
TIRANË – Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, me pretendimin se po hesh...