Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Denoncimi i fortë i Murrizit: Babai i Kejdi Mehmetaj ka hedhur betonin në landfillin e Fierit dhe mori miliona euro, tregoni t
22 Tetor 2020, 10:14Nga DOSJA
TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi është shprehur se ndryshimet në ligjin për pasojat e komunizimit duhen riparë. Nga foltorja e seancës së sotme plenare, teksa theksoi se të gjithë komunistëve që kanë qeverisur Shqipërinë për 30 vite u dridhen leqet, për të kaluarën e pistë, Murrizi preku edhe debatin për inceneratorët. Sipas deputetit, Landfilli i Fierit është miratuar në vitin 2016, në kohën kur edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë në Kuvend. Murrizi shtoi se ai që ka derdhur betonin në këtë landfill ka qenë Fatmir Mehmetaj, babai i ish-deputetes Kejdi Mehmetaj, i cili ka marrë miliona euro për fazën e parë. Deputeti kërkoi gjithashtu që të gjithë ata që sot dalin në ekrane dhe bëjnë sikur kujdesen për plehrat dhe për mjedisin, tu tregojnë shqiptarëve se ku kanë shkuar vërtetë 400 milionë eurot e inceneratorëve.
“Duhet bashkërendim me të gjithë institucionet e tjera, që të lejojë që asnjë Padrino të shkojë në mes të qytetit të Lushnjes dhe të ushtrojë aktivitet të paligjshëm dhe të ndosë të gjithë ambientin. Ai landfilli i Fierit është miratuar në vitin 2016 dhe këtu keni qenë bashkë me LSI-në. Katër ministra ka pasur LSI-ja, në një mirëkuptim të plotë me një portal, kur pashë një ish-deputete, që firma i babait të saj, Fatmir Mehmetaj, ka marrë miliona euro atje dhe ka hedhur betimin tek landfilli. Mu shtua akoma më shumë besimi se plehrat zihen për plehrat. Siç është edhe një 6.2 milionë eurosh, gjoja për ujësjellësit e Divjakës, keni edhe një tjetër Pazar të përbashkët, me ata që keni qeverisur tek shqiptarët. Tregpjuni shqiptarëve dhe jo atyre të tjerëve se si është e vërteta e 400 milionë eurove,”- tha Murrizi.
Më tej, deputeti foli sërish për komunizmin. Sipas Murrizit, disa prej komunistëve janë ende të varur nga dikush dhe e kanë ‘karamelen në fyt’.
Fjala e Murrizit:
Nuk ka hipokrizi më të madhe në 30 vite, që kurrë s’patën këllqe këta burra e gra të ndahen nga e shkuara. Jo vetëm ne, por edhe më parë kanë guxuar. Por komunistët që kanë qeverisur në 30 vite e kanë dreqin në bark, iu dridhen leqet për të kaluarën e pistë. Kanë raportuar brenda familjes. S’ka hipokrizi më të madhe, që dy rezoluta ’96 dhe 2006, të dënojë krimet e komunizmit, dhe komunistët e kësaj salle nuk kanë guxuar. Sollëm një ligj, që të ndalohej dërdëllisja dhe ardhja këtu e komunistëve. Është rrëzuar e më parë, sepse spiunët e komunizmit kanë karamelen në fyt, dhe mbajnë njëri-tjetrin si peshore. Sa herë lëkundet barra e një krahu, mbahet nga ana tjetër. Po pse nuk duhet ta dinë shqiptarët se çfarë ka ndodhur? Çfarë ka tek ata shqiptarë që sot janë 30 vjeç, pse duhet të dinë akoma ata që ka heronj imagjinarë, pse s’jua tregoni ekzakt numrin e atyre të vrarëve në luftë? Pse thoni 28 mijë të rënë kur kishit vetëm 20 mijë partizanë gjithsej. Thoni realitetin. Çfarë ju tremb? Pse s’i hapni letrat? Kemi dy institucione, formale dhe hipokrite, një autoritet dosjesh që nuk guxon kush, falas e ka, të pyesë për të kaluarën e tij që s’e mban mend. Nuk besoj se ka nga ata burra që s’e mbajnë mend se çfarë kanë bërë. Janë 1415 burra që janë ulur në këtë sallë nga rënia e komunizmit, disa ulen si struci, disa triumfojnë me letra fallco. Të tjerë thonë që e kanë kaluar filtrin se kanë qenë në kalë. Histori e errët për një vend 108 vjet shtet, çfarë mëkatesh keni e çfarë ju mban peng? Ju formalisht, pjesa dërrmuese, deputetë prej 31 marsit të vitit 1991, s’di të keni shkrep dyfek në luftë. Shoh që disa vetëquhen veteranë, edhe pse kanë lindur kur lufta kishte 25 vite që ka mbaruar. E dinë që veteran quhesh se ke pasur babain komunist. Unë do të kërkoja që ligji të shihej më thellë. Të mos kishte mbrojtje asnjë lloj komunisti që ka qenë në këtë sallë. Pse duhet që akoma fëmijët tanë të mësojnë një histori false dhe gënjeshtare, një histori të rremë, kujt i shërben? Duhet ta dinë shqiptarët, sa është luftuar, kush ka luftuar? Ta dinë se cilën anë ka mbajtur Hasani e cilën Hyseni. Unë nuk e di, nuk mund të paragjykoj të gjithë të maxhiorancës, por nuk di se çfarë ju mban lidh dhe të shkoni të shikoni nëse keni qenë të varur ajo jo nga ajo gijotinë. Unë kam këtu një letër, do t’ja kërkoja çdo deputeti që ka lindur që nga viti 1974 e poshtë, ta kishte. Të gjithë në atë kohë, kishin mundësi që t’ja shisnin shpirtin dreqit. Ata që nuk kanë lënë komunist pa futur brenda, sot dërdëllisin si komunistë. Nëse duam tu japim shqiptarëve një realitet për historinë e këtij vendi që s’e kemi bërë ne. Këtyre që marrin përsipër të shkrujnë historinë ju djeg po ta gërricin, ju kullon gjak. Duhet të dalin të vërtetat në shesh dhe shqiptarët të mësojnë gjithçka. Nuk është ndonjë qamet i madh se ikin 15 drejtues politikë. Mirë ju bëhet fëmijëve tanë, dhe madje më në fund do të mësojnë se kush i ka qeverisur.
(j.v;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dy nismat që sjellin disa ndryshime në ligjin që merret me studimin e krimeve dhe pasoja të komunizmit kanë futur në debat deputetët e opozit...
TIRANË- Debate në Kuvend mes deputetëve Adriatik Alimadhi dhe Alket Hyseni, për ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për Institutin e Studimeve...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama e pati një përgjigjie edhe për ata që thonë se virusi nuk ekziston. Kryeministri mori si shembull respiratorin dhe tha se ata që n...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha por edhe opozitës, se qeveria nuk i ka gati kapacitetet për të shtruarit me COV...
TIRANË– Deputeti Ralf Gjoni është përplasur ashpër me Vasilika Hysin gjatë seancës së sotme plenare që po mbahet në Kuvendin e Shqipërisë. Për shkak të ndr...
TIRANË- Replika ka pasur në seancën e sotme mes deputetit Ralf Gjoni dhe Spartak Brahos. Gjoni u shpreh se nuk ia merrte mendja që Spartak Braho të shkruan...
TIRANË– Deputeti Ralf Gjoni nuk është përmbajtur sot në seancën plenare të Kuvendit, teksa ka ngritur zërin përballë deputetit të Partisë Socialiste, Spart...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku është shprehur se buxheti i paraqitur nga qeveria është një mashtrim electoral. Sipas Tabakut, tr...
TIRANË– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është përplasur me deputetin Lefter Maliqi gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. I pari e m...
TIRANË– Në seancën e sotme plenare, deputeti Lefter Maliqi ka debatuar me ministren Etilda Gjonaj në lidhje me situatën në burgje. Maliqi ka theksuar se po...