6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Ish-kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri, Boiken Abazi ka zbuluar se grupi parlamentar ka hequr dorë vullnetarisht nga kompensimet për udhëtimet që Kuvendi i Kosovës jepte të gjithë deputetëve. Përmes një postimi, Abazi sqaron se Grupi i deputetëve të LVV-së do i propozojë edhe kryesisë së Kuvendit rishikimin e këtyre kompensimeve. Ai thekson se vendimi erdhi pas një presioni publik në rrjete sociale dhe në media, nga qytetarët dhe nga aktivistët. Sipas tij, deputetët e LVV i kanë kundërshtuar këto kompensime shtesë që në vitin 2018, atëherë kur propozuan amendamentin për eleminimin e kompensimeve.
POSTIMI:
Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! (LVV) po heq dorë vullnetarisht nga një kompensim për udhëtime që Kuvendi u jepte të gjithë deputetëve automatikisht nëse adresa e tyre zyrtare e banimit ishte jashtë Prishtinës. Vendimi për këtë lloj kompensimi (i cili duket se shkonte deri në shumën 435.00 Euro në muaj, për ata që banojnë më larg) ishte marrë në një legjislaturë të mëhershme në vitin 2011, jo nga LVV. Grupi i deputetëve të LVV-së do i propozojë tani edhe zyrtarisht kryesisë së Kuvendit rishikimin e këtyre kompensimeve. Vendimi erdhi pas një presioni publik në rrjete sociale dhe në media, nga qytetarët dhe nga aktivistët. Por nuk duhet harruar se deputetët e LVV-së i kanë kundërshtuar këto kompensime shtesë edhe në vitin 2018, ku kanë propozuar gjithashtu zyrtarisht në Kryesinë e Kuvendit një amendament për eliminimin e këtyre kompensimeve, që nuk është marrë parasysh nga legjislatura e asaj kohe.
Megjithatë, qytetarët dhe aktivistët ngritën zërin sërish kësaj radhë, dhe deputetët reaguan pa u bërë 24 orë. Por le ta analizojmë pak më shtruar këtë situatë. Duke lënë mënjanë ata që nuk kanë qenë të sinqertë në këtë debat, kur shqyrtojmë kërkesën e sinqertë që u shtrua nga qytetarët dhe aktivistët kundër këtij kompensimi, apo edhe e vetë deputetëve, kuptojmë se kërkesa ka një premisë të bazuar në përpjekjen për më shumë barazi në shoqëri, ose një premisë për të ulur përfitimet që cilësohen si të tepërta dhe në kurriz të buxhetit të shtetit – ose të dyja premisat bashkë.
Lë të merremi së pari me aspektin e barazisë. Në shoqëritë tona pasuria e madhe nuk vjen nga rrogat, apo nga kompensimet për transportin që marrin deputetët. Ajo vjen nga trashëgimia, nga fitimet nga biznesi, aksionet, qiratë nga pronat, apo nga aktiviteti i jashtëligjshëm, etj. Ata që kanë shumë, nuk e kanë bërë pasurinë e tyre me rroga, as me kompensimet që u jepeshin deputetëve për naftën. Deputetët që janë bërë të pasur duke qenë deputetë, nuk janë pasuruar nga rrogat dhe kompensimi për naftën, por nga shitja e votës, duke u shërbyer interesave private në dëm të interesit publik. Heqja e këtyre kompensimeve nuk rregullon sa e si duhet aspektin e rritjes së pabarazisë ekstreme në shoqëri.
Qeveria e Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë hapa para për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme të zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të institucioneve duke miratuar para një muaji një projektligj. Ky është një mekanizëm që ka potencialin të korrigjojë një prej burimeve të pabarazisë ekstreme në shoqëri. Mirëpo, ky mekanizëm po luftohet nga regjimi i vjetër, deputetët e të cilit shumë më kollaj e kanë të heqin dorë nga kompensimi i naftës që u jep Kuvendi sesa nga pasuria e pajustifikuar e tyre dhe e klaneve të tyre. Sigurisht që do të ishte fitore funksionalizimi i plotë i këtij mekanizmi që nuk arrihet pa një luftë të madhe. Por edhe nëse fitohet kjo luftë, ajo nuk adreson të gjitha burimet e pabarazisë së thellë strukturore në shoqëri.
Trajtimi i pabarazive strukturore nënkupton edhe trajtimin e burimeve të këtyre pabarazive të skajshme përtej atyre që rrjedhin nga keqpërdorimi i pozitës zyrtare. Masa të tilla nënkuptojnë rishikimin e politikave fiskale (tatimeve) që do të mundësonin një rishpërndarje më të drejtë të të ardhurave në shoqëri. Apo edhe projekte të mëdha publike që rrisin punësimin dhe të ardhurat, përmes mekanizmave si Fondi Sovran dhe Banka Zhvillimore. Tashmë Qeveria Kurti po shqyrton projekt-idenë zyrtare të Fondit Zhvillimor, dhe ky është gjithashtu një zhvillim pozitiv. Masë tjetër për zbutjen e varfërisë do të ishte edhe sanksionimi me ligj i minimumit jetik, dhe përllogaritja e pensioneve dhe ndihmës ekonomike duke marrë për bazë këtë minimum.
Duhet patur gjithnjë parasysh që të gjitha këto nuk do mund të realizohen pa një administratë dhe një sistem gjyqësor efikas dhe të pakorruptuar. Të dyja këto aktualisht janë problem i madh i trashëguar në Kosovë, dhe do ketë rezistencë nga regjimi i vjetër që kontrollon segmente të administratës dhe të gjyqësorit që pengojnë trajtimin e duhur të këtij problemi.
Për ta mbyllur aty ku nisi ky shkrim, nuk duhet të harrojmë se në demokracitë liberale, si në Angli, është luftuar që deputetët të marrin rrogë e kompensime, në mënyrë që të qenit deputet mos të ishtë një shërbim publik vetëm për të pasurit. Nga ana tjetër, një mënyrë më e drejtë për rrogat dhe kompensimet e deputetëve do të ishte bazuar mbi pasurinë dhe të ardhurat e deputetëve përtej të ardhurave që marrin si deputetë. Pra, ata deputetë që kanë të ardhura të tjera (trashëgimi, biznese, aksione, qira nga pronat, etj) mbase do duhej të pagueshin e të kompensoheshin proporcionalisht më pak se deputetët që nuk kanë asnjë të ardhur tjetër. Deputetët duhen gjykuar mbi të gjitha edhe mbi mënyrën se si votojnë e punojnë në seanca plenare e në komisione në shërbim të interesit publik, dhe gjithashtu si e sa angazhohen me komunitetin edhe jashtë Kuvendit. Mund të ishte më e drejtë që këto rroga dhe kompensime për deputetët në fund të lidheshin edhe me pagën minimale ose mesatare (ta zëmë 3-4 hërë më shumë se paga mesatare e vendit) në mënyrë që deputeti mos të ishte shumë i shkëputur as financiarisht nga elektorati që përfaqëson, e që deputeti të shtyhet edhe më shumë të punojë për të rritur mirëqënien e të gjithëve, veçanërisht të atyre që janë më shumë në nevojë.
Ditën e djeshme u publikuan kompensimet që marrin deputetët e Kosovës për shpenzimet për udhëtim brenda vendit. Ato ngjallën reagime të shumta te publiku.
(A.B)/Dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu është përplasur me atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Altin Kaziaj. I pranishëm n...
TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu ka kërkuar që të njihet me dokumentet e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. I p...
TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar se në Laç asnjë familje nuk ka marrë çelësat e nuk është futur në banesat që u premtuan gjatë v...
TIRANË– Moment gazmor gjatë deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Momenti është shkëputur gjatë deklaratës për shtyp që ai dha ditën e djeshm...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ndarë një sekuencë nga deklarata e tij që u tha mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’. M...
DIBËR– Kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Luan Haka ka premtuar se me besimin e marrë nga qytetarët e këtij rrethi, do t’i kthejë dinjitetin a...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi ditën e sotme se Presidenti Ilir Meta do të marrë votat e Berishës e më pas t’ia dërgojë kryeminist...
TIRANË– Ish-kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj është rishfaqur sërish në krah të kryedemokratit Lulzim Basha. Rushaj isht...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se brenda Gjykatës Kushtetuese po luhet një lojë e fortë mes presidencës e maxhorancës për një vote që do...
KUKËS– Kryeministri Edi Rama surprizoi me një dhuratë kreun e ‘WizzAir” Jozsef Varadi. Ky i fundit, në fjalën e tij nga aeroporti i Kukësit, kërkoi v...