Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kompania e reklamave “Dixh-Print” është një prej dy kompanive që u shpallën fituese të tenderit gjysëm milionë dollarë të zhvilluar pak javë më parë nga Bashkia e Tiranës për të siguruar imazhin e Erion Veliajt edhe për tre vitet e ardhshme, nëse ai fiton zgjedhjet lokale.
Por, edhe nëse Veliaj rezulton humbës, “Dixhi-Print” dhe kompania e pajisjeve të fonisë, “Pro Sound” do të marrin fondet publike, falë bujarisë së tepruar të kryebashkiakut aktual të Tiranës.
Disa media shqiptare raportuar pak ditë më parë se “Prosound” është organizatore e Kongresit Elektoral të Partisë Socialiste, në të cilat u shpall ri-kandidimi i Erion Veliajt për një mandat tjetër në krye të Tiranës.
Sipas burimeve mediatike, ky aktivitet ka kushtuar rreth 500 mijë euro dhe, krahas “Prosound”, në organizimin e tij duhet të ketë qenë edhe “Dixhi-Print”, e cila është bashkë-fituese e tenderit për organizimin e eventeve të organizuara nga Bashkia e Tiranës.
Infrastruktura, teknika dhe posterat e Kongresit Elektoral të Partisë Socialiste janë realizuar, në pjesën më të madhe nga Bashkia e Tiranës, e cila ka shpenzuar fondet e mbledhura nga taksat e kryeqytetasve për të organizuar shoë-n gjigand për ri-kandidimin e “Lali Erit”.
Para këtij eventi, ‘Dixhi-Print” ka përfituar fonde nga Bashkia e Tiranës për organizimet e atyre që Veliaj i konsideronte si “dëgjesa publike” për buxhetin e kryeqytetit për vitin 2019, ose për daljet në “mensat sociale”, në rolin e një bamirësi për shtresat në nevojë.
Kushdo që i ka ndjekur këto aktivitete të Lali Erit, e ka të qartë që ato kanë shërbyer si një mjet propagande për të goditur opozitës apo edhe kundërshtarët politikë brenda Partisë Socialiste.
E, në këto aktivitete “butaforike” të Veliajt, ‘Dixhi-Print” ka qenë i pranishëm, duke përfituar fonde nga Bashkia e Tiranës për të siguruar dhe forcuar imazhin publik të Erion Veliajt.
Kompania “Dixhi-Print”, në fakt, nuk është aq e panjohur në tregun e reklamave. Ajo është krijuar në vitin 2007 dhe mori një hov sasior gjatë periudhës së “Rilindjes”.
“Boldnews.al” konsultoi të dhënat e publikuara në portalin informativ “spendingdata.al”, në të cilën pasqyrohen transaksionet e thesarit të shtetit, institucionet tenderuese dhe kompanitë fituese.
Në bazë të të dhënave publike, “Dixhi-Print” rezulton që të ketë përfituar rreth 1.3 miliardë lekë (të vjetra) tendera gjatë periudhës që drejton vendin qeveria e Partisë Socialiste, të drejtuar nga Edi Rama.
Në periudhën 2012-2013, kompania “Dixhi-Print” ka arkëtuar rreth 530 milionë lekë (të vjetra). Në bazë të të dhënave publike, pjesën më të madhe të këtyre fondeve, “Dixhi-Print” e ka fituar në pjesën e dytë të vitit 2013, kur “Rilindja” mori pushtetin.
Gjithnjë sipas “spendingdata.al”, kompania e reklamave “Dixhi-Print” ka fituar rreth 90 milionë lekë të vjetra.
“Dixhi-Print” ka vijuar të shpallet fitues tenderash publikë edhe në periudhën e mëtejshme. “Rilindja”, e cila e ka bazuar filozofinë e pushtetit të saj tek reklama, tek dukja, ka dorëzuar në arkën e “Dixhi-Print” rreth 630 milionë lekë të tjera, në periudhën 2015-2019.
Marrë nga Bold News
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin Real Story me Sokol Ballën, foli edhe lidhur me marrëdhëniet me kryeministr...
Kryeministri Edi Rama nuk ndalet me krahasimet që i bën qyteteve ose zonave të Shqipërisë. Kësaj here me disa foto në Instagram, Rama ka krahasuar qytetin e Kru...
TIRANË– Djali i ish-presidentit Bujar Nishani, Ersilio, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Kjo gjë zbulohet në dekrstin e 18 marsit që më pas ësh...
Asnjëri prej tyre nuk e ka menduar ende të bëjë një punë tjetër. Prej më se një muaji ish-ligjvënësit e opozitës i gjejmë në protesta ose pranë elektoratit në z...
Lulzim Basha mund t’u ketë shpallur luftë oligarkëve, por nuk e ka prishur miqësinë e vjetër me Samir Manen. Edhe sot në pritjen e ambasadës greke me rastin e f...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar situatën me zjarret në Shqipëri. Me anë të një statusi në Facebook, Berisha shkuan se zjarret janë vënë ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme katër studente ekselente të cilët kanë filluar punë në administratën e Kryeministrisë.Poshtë foto...
TIRANË– Ish-deputeti i PD-së Aldo Bumçi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora është shprehur se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën si kryeminist...
TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar pas marrjes në pyetje të Lulzim Bashës nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me l...
TIRANË- Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se në Kongresin e Partisë Socialiste mori pjesë edhe një ish-polic i cili ishte arrestuar për ...