Politike

Pasojat e tërmetit tragjik, Rama mbledh Komitetin Kombëtar të Rindërtimit: Puna nis nga Laçi e Thumana, bëni durim!

Mblidhet për herë të 4-t Komiteti Kombëtar i Rindërtimit. Kryeministri Edi Rama kërkoi kohë për përfundimin e procesit, ndërsa ministri i Rindërtimit publikoi shifrat e dëmeve dhe metodologjinë e ndërtimeve të reja.
Featured image of article: Pasojat e tërmetit tragjik, Rama mbledh Komitetin Kombëtar të Rindërtimit: Puna nis nga Laçi e Thumana, bëni durim! Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm për herë të katërt Komitetin e Rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, i cili shkaktoi dëme të mëdha.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se fillimisht ndërtimi do të nisë nga zonat më të prekura, të cilat janë ato të Thumanës dhe të Laçit.  Më tej, në fjalën e tij kreu i qeverisë ka pasur edhe një lutje për të gjithë qytetarët e prekur nga lëkundjet e 26 nëntorit të vitit që lamë pas. Rama u kërkoi durim për përfundimin e procesit duke i siguruar se të gjitha qindarkat e grumbulluara do të përdoren për ta.

Pas tij fjalën e ka marrë ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj, i cili u shpreh se  në total janë 8925 banesa janë të pabanueshme pasi kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar duke prezantuar kështu edhe metodologjinë e ndërtimeve të reja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ngriti Komitetin e Rindërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020” dhe se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen shtëpitë e tyre të reja.

(k.m/dosja.al)

  • 10:53

    Gazetari Mema debat me Ramën: Duhet të nisin ndërtimet. Kryeministri: Të fillojmë një orë e më parë të kapim Marinin

    Gazetari Marin Mema ka debatuar sot me Kryeminsitrin Edi Rama në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit Mema që është pjesë e fondacioneve që do ndihmojnë në procesin e rindërtimit, kërkoi që procesi i rindërtimit të nisë sa më shpejtë. Por nga Kryeministri Edi Rama u tha se çdo gjë do bëhej me kohën e duhur dhe siç do vendoset në tryezë.

    Mema: Nuk dua të hap debat. Ne nuk kemi nisur si garë ndërtimin e shtëpive, por po përpiqemi të ndihmojmë familjet. Ne kështu e kemi menduar. Për të dhënë në fund të ditës një lloj drite shprese, që rindërtimi është duke filluar.

    Rama: Me apo pa leje i keni bërë shtëpitë?

    Mema: Të gjitha me leje. Ne nuk do të bënim asnjë ndërtim pa leje, për t’u bërë të jashtëligjshëm, për ne është ligji në radhë të parë.

    Rama: Në radhë të parët duhet respektuar kjo tryezë. Çdo ndihmë që vjen për familjet është e mirëpritur që të sistemojmë këto familje. Arsyeja themelore pse kemi kërkuar këtë bashkërendim është që të mos i bëjmë gjërat shpejt sot dhe nesër të paguajnë kosto njerëzit. Do ishte kollaj të thonim hajde bëjmë ca gjëra, por duam që të gjitha modelet të jenë të strukturuara, me të gjitha parametrat. I gjithë procesi shkon në një drejtim. Nuk duhet të vazhdojë ky proces në mënyrë individuale. Jemi këtu për një qëllim, duam ta bëjmë sa më shpejt, por shpejtësia ka një limit, pasi pa limit na çon në drejtim tjetër.

    Shumë shpejt kjo historia e vënies në diskutim të modeleve do fashitet komplet, sepse bëhet fjalë për standarde shumë më të larta se standardet ekzistuese të godinave. Nga pikëpamja sizmike, ekologjike, edhe eficencës së energjisë, janë godina të konsoliduara, që përdoren në vendet e zhvilluara. Ajo që na duhet është të fillojmë punën një orë e më parë, që të kapim Marinin.

    Mema: Vështirë pak kjo.

  • 10:27

    Ahmetaj tregon modelet e shtëpive që do ndërtohen pas tërmetit: Do jenë me elemente anti-sizmike

     Minsitri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit ka bërë publike sot modelet e shtëpive që do të ndërtohen në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ahmetaj tha se  të gjitha banesat e reja do të kenë elemente anti-sizmike dhe do jenë të modelit 1+1 apo 2+1, por edhe 3+1.

    Modelet e shtëpive

    Procesin e marrjeve zyrtarisht të modeleve dhe teknologjia e re modulare, përfshihen në modelet 1+1;2+1, ku  do kemi elemente anti-sizmike të standardeve evropiane. Strehimi është pjesa më e madhe e dëmeve dhe humbjeve”, tha Ahmetaj.

  • 10:04

    Tërmeti/ Ahmetaj: 10.023 qytetarë janë ende në çadra, 8925 godina janë të pabanueshme

    Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj në mbledhjen e katërt të Komitetit të Rindërtimit ka deklaruar se  në total janë 8925 banesa janë të pabanueshme pasi kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, Ahmetaj thekoi se 10023 qytetarë janë ende në çadra.

    “Fokusi sot do të jetë tek ecuria e procesit. 8925 banesa janë të pabanueshme. Jemi në niveli insketimi, 51 mijë e 26 banesa, ndërkohë që vijon inspektimi në terren. Janë 357 pallate të inskektuara, nga të cilit 113 janë për t;u shembur, janë 242 për t’u rikonstruar. Në çadra janë 10023 qytetarë. Janë 12 mijë familje që përfitojnë nga bonuset e qerasë. Janë 1455 leje ndërtimit me procedurë të përshpejtuar. 88 objekte të shembura deri më sot, 12 shkolla do të rindërtohen.

    Në Laç janë dy zona, një pjesë do të ndërtojë enti i Banesave të Turqisë dhe pjesa tjetër do të ndërtohet nga ne.”, u shpreh Arben Ahmetaj.

  • 9:50

    Rama mbledh Komitetin e Rindërtimit: Procesi nis nga Thumana e Laçi, i kërkoj njerëzve durim se po bëjmë maksimumin

    Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm në mbledhjen e katërt të Komitetit të Rindërtimit. Në fjalën e tij është shprehur se fillimisht ndërtimi do të nisë nga zonat më të prekura, të cilat janë ato të Thumanës dhe të Laçit.  Më tej, në fjalën e tij kreu i qeverisë ka pasur edhe një lutje për të gjithë qytetarët e prekur nga lëkundjet e 26 nëntorit të vitit që lamë pas. Rama u kërkoi durim për përfundimin e procesit duke i siguruar se të gjitha qindarkat e grumbulluara do të përdoren për ta.

    “Në Laç e Thumanë  ndërtimi do të nisë më shpejt sesa në zonat e tjera kemi modelet e konfirmuara të banesave individuale dhe jemi gati që të bëjmë garë të hapur ndërkombëtare. Dhe kemi po ashtu edhe të gjitha të dhënat lidhur me insititucionet e shërbimit shëndetësor dhe arsimor. Krahasuar me proceset normale të analizës kemi ecur shumë më shpejt dhe jemi të vetëdijeshëm se njërzit kanë opyetjen se kur do të kthehen në shtëpi. Kërkoj durimin e tyre se ne po bëjmë maksimumin. Gjithçka të jetë në kushtet optimale deh gjithkush të marrë një shtëpi më të mirë se nga ajo që kishte. Më vjen keq që në raste të caktuara kam parë disinformim dhe përpjekje për të njollosur procesin. I siguroj të gjithë që çdo qindarkë është në pritje të ekzekutimit të projekteve dhe ajo kërkon pak kohë të nisë së projektet duan kohën e tyre,”-tha Rama. 

Shto Koment