LIVE UPDATES
Politike

Komisioni statutor i rrëzoi propozimet, Harxhi: Jeni bashkëfajtorë sa Lulzim Basha për shkatërrimin e PD-së! Duhet ritheme

14 Korrik 2021, 18:10 Nga DOSJA
Komisioni statutor i rrëzoi propozimet, Harxhi: Jeni

TIRANË– Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka reaguar ashpër për vendimin e Komisionit të Përhershëm Statutor që vendosi të rrëzojë propozimet e saj, të Kadillit e “grupimit për PD”.  E gjitha për të miratuar propozimet e kreut të PD Lulzim Basha për ndryshimet në statutin e partisë.

Harxhi thotë se anëtarët e komisionit janë po aq fajtor sa Lulzim Basha për shkatërrimin e Partisë Demokratike dhe përmend zgjedhjet e 25 prillit dhe akuzat e përsëritura ndaj Edi Ramës duke ironizuar veprimet e kreut të opozitës. Ndërsa shton se PD duhet rikthemeluar e riformatuar. 

“Unë ende nuk di asgjë zyrtare mbi vendimet e mbledhjes tuaj sot, ajo c’ka di është vetëm nga media. Por nëse kjo është e vërtetë ju them se jeni po aq bashkëfajtorë sa Lulzim Basha për shkatërrimin e PD-së. Mund të kishit zgjedhur të mos bëheshin ndryshime statutore sepse PD-ja nuk çalon nga Statuti dhe rregullat por nga mos zbatimi i tyre, shmangia e përgjegjësive dhe nga shmangia e parimeve bazë mbi të cilat është krijuar. E vërtetë, Edi Rama ka tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve por kjo ndodhi gjatë kohës që Kryetari ynë në detyrë flinte mbi dafina dhe shpresonte se pushteti do ti vinte në seli të partisë… dhe ju të gjithë mezi prisnit të ishit në listën e radhës…Po ku ishte opozita?” – shkruan Harxhi në postimin e saj në Facebook.

POSTIMI I PLOTË: 

Të dashur miq, ky mesazh i drejtohet miqve të mi në Komisionin e Përhershëm Statutor të Partisë Demokratike në pamundësi për të biseduar me ta në forumet e partisë. Në këto ditë të nxehta dhe plot ngjarje në vendin tonë, lajme të besueshme dhe të pabesueshme, kur SPAK po fillon të lëviz në horizont dhe kur tenderat vazhdojnë të ndahen për qoka majtas e djathtas, ju jeni mbledhur sot për të diskutuar ndryshimet statutore në Partinë Demokratike. Pyetja e pare që më vjen ndër mend është: A i keni lexuar mediat që mbrëmë e deri më sot? A ka ndonjë lajm që ju shqetëson shumë dhe ju ka vënë para përgjegjësisë edhe ju?

Unë sapo jam njohur me lajmin se ju të dashur bashkëudhëtarë të kauzës sonë që mendoja do të ishte e përbashkët por nuk duket e tillë, keni marrë vendim të miratoni propozimet për ndryshime statutore të propozuara nga kryetari në detyrë i PD-së Lulzim Basha dhe keni hedhur poshtë propozimet e tjera. A jeni të sigurt se çfarë keni miratuar? Unë ende nuk di asgjë zyrtare mbi vendimet e mbledhjes tuaj sot, ajo c’ka di është vetëm nga media. Por nëse kjo është e vërtetë ju them se jeni po aq bashkëfajtorë sa Lulzim Basha për shkatërrimin e PD-së. Mund të kishit zgjedhur të mos bëheshin ndryshime statutore sepse PD-ja nuk çalon nga Statuti dhe rregullat por nga mos zbatimi i tyre, shmangia e përgjegjësive dhe nga shmangia e parimeve bazë mbi të cilat është krijuar.

A e ka lexuar ndonjë prej jush statutin e parë të Partisë Demokratike ku sanksionohet që prej asaj kohe se Këshilli Kombëtar është organi më i lartë i PD-së dhe si i tillë nuk mund të jetë organ këshillues? A ka lexuar ndonjë prej jush Statutin e CDU-së Gjermane dhe konservatorëve Anglezë me të cilin ju mburreni kur shkoni në trajnimet apo takimet e tyre dhe Kryetari në detyrë i përdor sa herë i interesojnë atij të bëjë ndryshime për të fshehur humbjet e tij? Këshilli Kombëtar në të gjitha statutet e Partive të qëndrës së djathtë është organi kryesor ligjvënës me të cilin Kancelarja Merkel nuk mund të mashtrojë askënd dhe as ta shkelë sepse është kushtetuta e një partie. Po ju shkruaj për qendrën e djathtë, se me këto ndryshime që keni miratuar, e keni bërë PD-në përfundimisht liberale; vetëm lexoni premabulën e propozimeve të Z. Basha.

Po si mund të pranoni ju një Kryetar në detyrë humbës, pas katër humbjeve seriale, kur e ka lënë opozitën dhe vendin pa opozitë dhe jashtë të gjitha pushteteve qëndrore dhe vendore, sepse mendonte se kështu mund të negocionte më lirshëm me Kryeministrin në detyrë për hallet dhe fitimet e tij? Përgjegjësia politike nuk mund të ketë parashikim statutor pasi varet nga morali në politikë, por në mungesë të këtij të fundit nuk mund të shkatërrohet gjithë organizata politike.

A takoheni ju me demokratë të thjeshtë nga jugu në veri, të uleni me ta me orë dhe ti dëgjoni, jo në periudha zgjedhjesh kur jeni në lista të sigurta dhe ti pyesni për hallet që kanë dhe ti lexoni në sy dëshpërimin pas 8 vitesh në opozitë? Po me shqiptarët e tjerë që edhe pse jo demokratë në bindje që prisnin ndryshimin, dhe atë e prisnin natyrshëm nga opozita? Mos më thoni se i vodhi Edi Rama? Mos u bëni këtë lloj propagande shqiptarëve e tu flisni për “masakrën elektorale” që edhe Trump po të ishte në krye nuk e ndalonte dot….

E vërtetë, Edi Rama ka tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve por kjo ndodhi gjatë kohës që Kryetari ynë në detyrë flinte mbi dafina dhe shpresonte se pushteti do ti vinte në seli të partisë… dhe ju të gjithë mezi prisnit të ishit në listën e rradhës…Po ku ishte opozita? Ku ishin garancitë që dha Kryetari në detyrë për sigurinë e votës së shqiptarëve? Përsëri do përdorni të njëjtën retorikë si shumë vite më parë dhe do qaheni e do qahemi e do jargaviteni se na i vodhi Edi Rama… Faji është i Lulzim Bashës dhe dikush duhet të dalë të thotë “Mbreti është lakuriq”! I detyrohemi shqiptarëve në këto ditë të vështira të vërtetën, por mbi të gjitha i detyrohemi demokratëve që janë të dërmuar nga protestat me para borxh, pa punë e pa shpresë tu themi të vërtetën.

Problemi nuk është absolutisht tek propozimet e mia, sepse ju të gjithë e keni parë kur i kam dalë përballë Lulzim Bashës në Këshill Kombëtar para katër vitesh pikërisht për këto propozime, për të shpëtuar PD-në, këtë varkë që të gjithë po e kuptojnë se po mbytet, përveç jush. T’ju them të drejtën nuk do të kisha dërguar propozime po të mos ishte për brengën time që duhet të provoj deri në fund për të shpëtuar diçka nga PD-ja… jam e sigurt se do thoni nëse jam unë ajo që do shpëtojë PD-në??? Jo, Jo, gaboheni; janë qindra dhe mijëra demokratë, aktivistë, simpatizantë që duan ta bëjnë këtë por s’po munden dot. Janë ata 28 e mijë e më shumë që u përjashtuan nga listat e zgjedhjeve për Kryetar Partie, kur ju i kërkonit degëve në varësinë tuaj që të votohej për Lulzim Bashën. Janë qindra dhe mijëra shqiptarë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, madje edhe ata që ju i shqetësoni me telefonata në Neë York e Ëashington, Londër, Bruksel e Berlin sa here që shihni se peshorja ndërkombëtare anon majtas. Janë ata që shihnin tek ju shpresën për të rrëzuar Edi Ramën dhe rregjimin e tij korruptiv, por nuk munden se nuk ju besojnë më…

Vetëm rimëkëmbja e opozitës dhe kthimi i besueshmërisë tek ajo e kthen besimin! E kjo tashmë bëhet vetëm me rithemelim të Partisë sonë dhe jo me arna të Statutit që ju jeni të parët që e shkelni. Partia duhet ti kthehet anëtarësisë së saj dhe anëtarësia duhet të vendosë për rregullat, për listat e hapura, për kandidatët që duan dhe i promovojnë vetë, për konkurrencën dhe meritokracinë, e njërëzit që duhet ti drejtojnë.

Partia Demokratike tashmë duhet rithemeluar, riformatuar, riprogramuar në thelb, në formë dhe përmbajtje, sepse ka humbur besimin e qytetarëve shqiptarë, ka humbur, mbi të gjitha, busullën! E kjo bëhet nga një korpus të ri drejtues. Unë këtu do të jem dhe do të punoj fort deri në fund që kjo të arrihet. Tashmë faji nuk është më i Lulzim Bashës, por i juaji, që qorrazi nuk ju lexojnë më sytë dhe nuk ju dëgjojnë më veshët. Ju jeni po aq bashkëfajtor sa ai!

Sinqerisht dua të di a i keni lexuar mediat këto 24 orë? A e kuptoni çfarë po ndodh? A e kuptoni që edhe ju ju ka shitur për disa apo shumë grosh? Është shitur kauza që në 2013 dhe ju po bëheni pjesë e shitjes.

Miqtë njeriu i zgjedh vetë sepse janë sipas pëlqimit vetjak dhe nuk ja u zgjedh partia e për këtë ju konsideroj ende të tillë sepse është zgjedhja ime, por më dukeni sot, as më shumë e as më pak, si anëtarë të byrosë politike…. E përsëri ajo do bëhet, PD do ringrihet se duan shqiptarët e unë do jem përsëri këtu me dëshirën për ta reformuar e rithemeluar…

Sot, Komisioni Statutor ka vendosur që të kalojë për miratim nga Kryesia vetëm 11 propozimet e kreut të PD, Luzlim Basha në lidhje me ndryshimet në statut. Këto propozime do të miratohen gjatë mbledhjes së nesërme të kryesisë dhe më pas do i kalojnë Kuvendit Kombëtar të PD për miratim me 17 korrik. Komisioni vendosi të rrëzojë propozimet e Kadillit e Harxhit.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edith harxhi komisioni statutor në pd edith harxhi komisioni statutor në pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet