LIVE UPDATES
Bota

Komisioni për sulmin ndaj “Capitol”/ Pelosi refuzon pjesëmarrjen e aleatëve të ish-presidentit Trump

21 Korrik 2021, 21:13 Nga DOSJA
Komisioni për sulmin ndaj “Capitol”/ Pelosi refuzon

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi refuzoi të mërkurën dy anëtarë republikanë të zgjedhur nga udhëheqësi i republikanëve në Kongres, Kevin McCarthy për t’u bërë pjesë e një komisioni për hetimin e sulmit të dhunshëm të 6 janarit ndaj Kapitolit, një vendim që zoti McCarthy e denoncoi si “një abuzim të hapur me pushtetin”.

Zoti McCarthy tha se Partia Republikane nuk do të marrë pjesë në hetim nëse demokratët nuk do të pranojnë anëtarët që ai emëroi.

Zonja Pelosi përmendi si arsye “integritetin” e hetimit në refuzimin e saj ndaj emra të propozuar si Jim Banks, i cili ishte caktuar nga zoti McCarthy për të qenë republikani kryesor në komision dhe Jim Jordan. Të dy janë aleatë të ngushtë të ish-Presidentit Donald Trump, mbështetësit e të cilit rrethuan Kapitolin më 6 janar.

Në orët që pasuan rebelimin, si zoti Banks ashtu edhe zoti Jordan votuan për të përmbysur fitoren në zgjedhjet presidenciale të Joe Bidenit. Zonja Pelosi tha se ajo kishte folur me zotin McCarthy dhe i kishte thënë se ajo do t’i refuzonte dy emrat.

“Duke respektuar integritetin e hetimit, me përkushtim ndaj së vërtetës dhe e shqetësuar në lidhje me deklaratat e bëra dhe veprimet e ndërmarra nga këta anëtarë, më duhet të hedh poshtë rekomandimim për zotin Banks dhe zotin Jordan, si anëtarë të komisionit”, tha zonja Pelosi .

Zoti McCarthy tha në një deklaratë se lëvizja e zonjës Pelosi do të dëmtojë institucionin e Kongresit.

“Në qoftë se kryetarja Pelosi nuk ndryshon kursin dhe nuk pranon të pesë anëtarët republikanë, republikanët nuk do të jenë pjesë e procesit të tyre të rremë, por do të bëjmë hetimin tonë të fakteve,” tha zoti McCarthy.

Vendimi i Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve pritet të ndezë më tej tensionet midis dy palëve rreth kryengritjes dhe komisionit hetimor, të cilin pothuajse të gjithë republikanët e kundërshtuan.

Shumica e republikanëve i kanë qëndruar besnikë zotit Trump, pavarësisht nga kryengritja e dhunshme e mbështetësve të tij që bëri që shumë prej tyre të druheshin për jetën e tyre.

Zonja Pelosi tha në deklaratë se ajo kishte pranuar tre emrat e tjerë të propozuar nga zoti McCarthy, Rodney Davis, Kelly Armstrong dhe Troy Nehls. Por zoti McCarthy tha se ose duhet të pranoheshin të pesë emrat ose nuk do të merrte pjesë asnjëri prej tyre.

Shtatë persona vdiqën gjatë dhe pas trazirave, përfshirë një grua që u qëllua nga policia ndërsa u përpoq të hynte në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve dhe tre mbështetës të tjerë të zotit Trump që pësuan pronleme mjekësore. Dy oficerë policie kryen vetëvrasje në ditët që pasuan, dhe një oficer i tretë, Brian Sicknick, vdiq pas përplasjes me protestuesit. Një ekspert mjeko-ligjor arriti në përfundimin se ai vdiq nga shkaqe natyrore.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nancy pelosi nancy pelosi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet