Politike

Ligjet miratojnë nen për nen marrëveshjen e 5-Qershorit. Debate mes opozitës e maxhorancës, vetëm tre vota kundër

VIDEO
Ashtu siç ishte rënë dakort në diskutime dhe në miratime nen për nen, nuk u bë asnjë ndryshim. Gjithçka është miratuar siç u firmosur në Këshillin Politik, me ndryshime të vogla teknike. Thelbi mbetet i njëjtë.

TIRANË– Komisioni i Ligjeve është mbledhur sërish sot ku ka diskutuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Gjatë mbledhjes u miratua nen për nen dhe në tërësi draftin e 5-Qershorit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor me votat pro vetëm të shumicës.

Ashtu siç ishte rënë dakort në diskutime dhe në miratime nen për nen, nuk u bë asnjë ndryshim. Gjithçka është miratuar siç u firmosur në Këshillin Politik, me ndryshime të vogla teknike. Thelbi mbetet i njëjtë.

Vetë kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja deklaroi gjatë mbledhjes se me ndryshime të tilla të vogla, Kodi Zgjedhor do të pasurohet akoma më shumë.

Miratohet edhe në tërësi projektligji. Vetëm tre vota kundër,”- tha Manja. Mbledhja u shoqërua edhe me debate të vogla, përmendim këtu faktin që Manja u nxeh kur Alimadhit nuk i punonte mikrofoni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

ÇFARË U VOTUA SOT TEK LIGJET?

Deputetet kanë ngritur dorën për marrëveshjen e arritur në 5 qershor mes maxhorancës dhe opozitës, e cila u ndërmjetësua nga ndërkombëtarët. Palët ranë dakord në 5 qershor dhe në 1 korrik, ishte Damian Gjiknuri dhe 7  deputetë të tjerë të PS që depozituar në Kuvend projektligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Këto ndryshime janë të karakterit teknik, ku forcohen mekanizmat për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ruajtjen e votës dhe futjes së teknologjisë në zgjedhje. Po ashtu parashikohen ndryshime në strukturën e KQZ-së, vota e emigrantëve, kuotat gjinore dhe koha zgjedhor.

Kjo marrëveshje është mëbshtetur nga ndërkombëtarët, të cilët  kanë kërkuar me ngulm miratimin e saj dhe të mos pesonte asnjë ndryshim. Ndërkohë nga ana tjetër Kuvendi po diskuton për disa ndryshime të tjera në Kushtetutë për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve. Këto ndryshime janë kundërhstuar me forcë nga opozita jashtëparlamentare dhe ndërkomëbtarët. Dje pati dhe një mbledhje të Këshillit Politik, ku mori pjesë dhe Edi Rama, por nuk u arrit asnjë marrëveshje.

(F.M. A.B. Dosja.al)

  • 11:57

    Ligjet miratojnë me ndryshime marrëveshjen e 5 qershorit, votojnë pro dhe deputetë të opozitës

    Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur në Këshillin Politik. Sot deputetët kanë votuar nen për nen të gjithë marrëveshjen, por duke bërë disa ndryshime teknike.

    Pro marrëveshjes  kanë qenë deputetët e maxhorancës dhe disa prej deputetëve të opozitës që kanë ngitur dorën pas çdo neni të lexuar nga relatori Alket Hyseni.

  • 11:43

    Manja nxehet me Alimadhin dhe nis të bërtasë tek Ligjet: Ehu! Hape more zërin, hape

    Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka zhvilluar një debat me deputetin Adriatik Alimadhi. Deputeti i opozitës kërkoi fjalën, por kur nisi të fliste nuk dëgjohej se ishte fikur mikrofoni dhe kjo gjë nxehu Manjën.

    Alimadhi: Zoti Manja dua fjalën për procedurë.

    Manja: Po Alimadhi mund të flasësh, për procedurë dhe pse ti je kudnër këtij projektligji. (Alimadhi tenton të flas por nuk dëgjohet)

    Manja nis të bërtasë: Ehu, po hape zërin Alimadhi. Hape zërin se nuk dëgjohesh.

    Alimadhi: Unë kisha një problem dhe ti nuk mund ta drejtosh seancën as si bari dhe as si i dërguar i partisë, por vazhdo si të duash.

Shto Koment