LIVE UPDATES
Aktualitet

Komisioni hetimor/ Mërtiri thirrje bankave: Informacionet konfideciale nuk jepen

16 Nëntor 2021, 09:21 Nga DOSJA
Komisioni hetimor/ Mërtiri thirrje bankave: Informacionet konfideciale nuk

TIRANË– Biznesmeni Mirel Mërtiri u ka kujtuar bankave të nivelit të dytë se të dhënat e tij konfidenciale që mund të kenë nuk mund të dorëzohen në asnjë mënyrë në duart e Komisionit Hetimor që është ngritur me kërkesën e Opozitës për mbetjet urbane. Në një shkresë zyrtare, Mërtizi shton se . Sipas Gjykatës Kushtetuese, marrja e informacioneve apo të dhënave në lidhje me çështje private të individëve përbën një shkelje të të drejtave kushtetuese të individit, të sanksionuara edhe nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. Sipas biznesmenit, hetimi duhet të priret nga mosndërhyrja në jetën private të individit pasi komisioni nuk mund të kërkojë informacione konfidenciale.

Shkresa zyrtare:

Tiranë, më 15 nëntor 2021. Në lidhje me kërkesën drejtuar bankave të nivelit të dytë në Shqipëri për informacion, nga disa anëtarë të Komisionit Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane” të Kuvendit të Shqipërisë, sipas raportimeve në media. Të nderuar Zonja/Zotërinj, siç mund të jeni në dijeni, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë është ngritur komisioni hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane”. Aktualisht jam vënë në dijeni nga raportimet në media se disa anëtarë të Komisionit Hetimor, pjesë e opozitës parlamentare, ndër të tjera, kanë kërkuar ose do t’u kërkojnë bankave të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë informacione ku kërkojnë vënien në dispozicion të ekstrakteve të llogarive të mia bankare (bank statements) pranë jush. Në lidhje me një Kërkesë të tillë, dëshiroj t’ju informoj dhe t’ju  sjell në vëmendje se: Individët dhe informacioni në lidhje me ta, nuk përbën objekt të veprimtarisë së Komisionit Hetimor. Veprimet e Komisionit Hetimor rregullohen nga Ligji Nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit” (“Ligji 8891”).

Neni 4 i Ligjit 8891 përcakton që komisionet hetimore të Kuvendit funksionojnë konform parimeve kushtetuese, siç është interpretuar tashmë në mënyrë ezauruese nga Gjykata Kushtetuese në Vendimin e saj nr. 18, datë 14.05.2003[1] (“V 18/03”). Sipas Gjykatës Kushtetuese, marrja e informacioneve apo të dhënave në lidhje me çështje private të individëve përbën një shkelje të të drejtave kushtetuese të individit, të sanksionuara edhe nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe për këto shkaqe, hetimi duhet të priret nga mosndërhyrja në jetën private të individit. Komisioni nuk mund të kërkojë informacione konfidenciale. Kërkesa për marrje informacioni nga Bankat, është mbështetur në Nenin 14 germa “b”, e Ligjit 8891, që thekson se një komision hetimor kërkon nga titullarët e institucioneve informacione ose dokumente zyrtare. Sic shprehet edhe Gjykata Kushtetuese në Vendimin e saj V 18/03, Komisioni Hetimor është një instrument kontrolli politik dhe hetimi shtrihet mbi ekzekutivin, por jo mbi individët dhe jetën e tyre private dhe të dhënat personale. Siç është e qartë për të gjithë, Bankat nuk janë institucione, por entitete private dhe informacionet dhe dokumentet bankare nuk janë dokumente zyrtare, por dokumente të lëshuara nga një entitet privat, i rregulluar me ligj të veçanta, qa ka detyrimin strikt të konfidencialitetit dhe i nënshtrohet Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar (“Ligji 9887”).  Për rrjedhojë, Neni 14, germa “b” e Ligjit 8891, nuk e autorizon Komisionin Hetimor të kërkojë informacione apo dokumente jo zyrtare nga Banka juaj, nje entitet privat, për më tepër i rregulluar dhe i nënshtruar rregullimeve të posaçme ligjore.

Neni 15, paragrafi 1 i Ligjit 8891, thekson shprehimisht që të dhënat që mbledh një komision hetimor mund të jenë zyrtare dhe jo zyrtare, por që njihen publikisht. Pra, Ligji 8891 i ka hequr Komisionit Hetimor të drejtën për të kërkuar informacione konfidenciale! Banka ka detyrim të rreptë konfidencialiteti në kuadër të marrëdhënies bankë-klient. Në vijim të sa më sipër, dëshiroj t’ju sjell në vëmendjen tuaj se Neni 17 i Ligjit 8891 qartazi shprehet që Komisioni administron dokumente zyrtare. Organet kompetente që i disponojne këto të dhëna zyrtare janë të detyruara t’ia percjellin zyrtarisht Komisionit Hetimor. Pra, detyrimi bie vetëm mbi organet administrative shtetërore dhe jo entitetet private, si Banka juaj, të cilat e kanë të ndaluara me ligj.  Konkretisht, detyrimi i Bankës për të ruajtur konfidencialitetin e klientëve përbën detyrim thelbësor për të, në përputhje me nenet 91, 124 dhe 125 të Ligjit Nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar (“Ligji 9662”). Sipas Nenit 91, paragrafi 2 i Ligjit 9662, Banka është e detyruar që të ndajë informacione konfidenciale apo të dhëna personale në kuptim të Ligjit 9887, vetëm tek autoritetet gjyqësore dhe të ndjekjes penale sipas Kodit të Procedurës Penale apo autoriteteve të tjera rregullatore ose agjencive ligjzbatuese sipas legjislacionit të posaçëm që rregullon atë veprimtari. Komisioni Hetimor nuk hyn në asnjë rast në rradhën e këtyre autoriteteve juridike që e fitojnë këtë të drejtë me ligj. Rrjedhimisht, shprehim keqardhjen tonë që jemi të detyruar që t’ju kujtojmë se shkelja e detyrimit të konfidencialitetit sipas paragrafëve 2 dhe 3 të Nenit 91 të Ligjit 9662, përbën kundërvajtje penale e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit. Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj dhe duke u lutur për sjelljen tuaj në respekt të kuadrit ligjor të mësipër, dëshiroj të përmbledh në përfundim, se nenet 14, 15, 17 të Ligjit 8891, ndalojnë Komisionin Hetimor të kërkojë të dhëna, informacione ose dokumente:

(i) nga entitet private;

(ii) të cilat janë konfidenciale dhe/ose përmbajnë të dhëna personale ose sensitive.

Sa më sipër, i kërkoj Bankës Suaj, dhe çdo përfaqësuesi, menaxheri, punonjësi, etj. të saj, që të mos përcjellë, shpërndajë, vëndosë në dispozicion të Komisionit Hetimor informacione të tilla, apo të kryejë veprime të tjera të ngjashme të cilat shkelin haptazi detyrimet ligjore të Bankës, si më sipër shpjeguar. Ju falenderoj paraprakisht për bashkëpunimin, Sinqerisht, Mirel Mërtiri.

 (F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet komisioni hetimor per mbetjer urbane mirel mertiri komisioni hetimor per mbetjer urbane mirel mertiri

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni