LIVE UPDATES
Aktualitet

Maratonë/ PS padi Tabakut, Sako ikën, dëshmon Cani, Balluku, Subashi e Ahmetaj (Zhvillimet)

21 Shkurt 2022, 09:13 Nga DOSJA
Maratonë/ PS padi Tabakut, Sako ikën, dëshmon Cani, Balluku,

TIRANË– Seancë maratonë! Për më shumë se 16 orë, në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve janë marrë në pyetje sot disa dëshmitarë. Gjatë ditës së sotme është thirrur për të dëshmuar administratorja e Inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra mirëpo as sot nuk është paraqitur. Edhe pse iu janë dërguar tre thirrje nga Komisioni Hetimor, Kodra nuk vendosi të vinte. Nuk dihet nëse do vihet në zbatim kërkesa e Tabakut e cila ka paralajmëruar se nëse ajo nuk do të vijë do të përfshihet policia e shtetit, e cila do ta sjellë forcërisht. Seanca nisi me përplasje mes kryetares së Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku dhe koleges së saj socialiste, Ermonela Felaj. Kjo e fundit ka deklaruar se do të padisë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), kryetaren e komisionit hetimor, Jorida Tabaku. Felaj tha se Tabaku shkeli ligjin kur pati një takim me kreun e SPAK pasi ajo nuk mund të shkojë me iniciativën e saj dhe të takojë Arben Krajën, gjë që e përdor më pas politikisht.

Po ashtu, deputetja socialiste, Ermonela Felaj, ka deklaruar se do të padisë në SPAK mkryetaren e komisionit hetimor, Jorida Tabaku. Socialistja Felaj tha se Tabaku shkeli ligjin kur pati një takim me kreun e SPAK pasi ajo nuk mund të shkojë me iniciativën e saj dhe të takojë Arben Krajën. Po ashtu, i bëri thirrje edhe Krajës që të mbajë qëndrim. Po debatet nuk kanë përfunduar sot, pasi pritet që të merren në pyetje dy ministra të qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe dy kryebashkiake, ajo e Durrësit e ai i Fierit. Bëhet fjalë për Belinda Ballukun, Arben Ahmetajn, Emiriano Sakon dhe Armando Subashin.  Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako ishte e ftuar në seancë që të dëshmonte. Ajo u largua nga Komisioni, ç’ka nxiti PD që të ngrejë padi ndaj saj. Sako u pyet nga Tabaku për mbetjet te Porto Romano, për të cilën kryebashkiakja tha se tashmë vendi është kthyer në një park, ndryshe nga ç’ka qënë më parë, duke e përshkruar si greminë.

Pas saj dëshmoi ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Ky i fundit tha se refuzoi projektin e Elbasanit pasi kishte dyshime se kompania nuk kishte kapacitetet financiare për investimin. Pas tij u fut në sallë kryebashkiaku i Fierit Armando Suabshi. Ky i fundit tha se do të ishte i kufizuar në përgjigje pasi ishte thirrur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar për tu marrë në pyetje në lidhje me të njëjtën çështje. Subashi tha se shumë shpejt Fieri do ta ketë funksional inceneratorin. Pas tij dëshmoi Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ministrja tha se 430 milionë euro që sipas Opozitës janë vjedhur janë njësoj si karriget në Pallatin e Kongresit që u ‘shumëfishuan’ në Kuvndin e Partisë Demokratike. Balluku tha se Tirana ishte dhënë me koncension, ndërsa Fieri e Elbasani me PPP.  

Në sallë i fundit ka hyrë zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Ai nuk ka pranuar të japë asnjë detaj kur është pyetur nëse ka njohje me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin apo Stela Gugallen. I pyetur nëse ishte aksidentuar jashtë vendit me Mërtirin, Ahmetaj, me përgjigjen që dha, la të kuptohej se kishte përfunduar edhe në koma. Gjithsesi ai shtoi se jeta e tij orivate nuk ishte subjekti i këtij komisioni. Ahmetaj tha se inceneratori i Tiranës është koncension dhe nuk merr para nga buxheti. Zëvendëskryeministri shtoi më tej qeveria ka kaluar transferta për bashkinë e Tiranës dhe se kjo nuk ishte mbështetje për koncensionin.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

“Je aksidentuar me Mirel Mërtirin?” Ahmetaj: Mos hyni në vdekjet e mia klinike

Këlliçi i tregon statusin, Ahmetaj: S’është imi, më shkruan njëri, jam Arben Ahmetaj, thotë

Rakip Suli me koncension? Ahmetaj korigjon Tabakun: E ka bërë Xhelal Mziu

15 mln € impiant! Tabaku: Rezulton 7.6 në kontratë, u habit Pëllumbi. Ahmetaj: Hapni dosjen

Ahmetaj shkrin së qeshuri Komisionin: Pasthirrmat për në mesnatë janë (Nxehet Tabaku)

Ahmetaj: Inceneratori i Tiranës nuk ka marrë asnjëherë mbështetje buxhetore

Ahmetaj kërkon leje me filxhan kafeje në dorë: Mund ta mbaj dhe unë?

Ahmetaj hap dosjen me letra: Do rri me ju deri në 6 të mëngjesit, mezi prisja të vija

Nxehet Ahmetaj: Nuk kam krushqi as lidhje gjaku me Zoton, unë njoh 95% të biznesit shqiptar

Subashi ngre tonet: Tërhiqe se merrem me familjarët e tu! Dhima-Këlliçit: Vëllain e harrove

Subashi ‘ndez’ Komisionin me videon e Alibeajt: Dikur ndanim të njëjtin mendim…

Subashi: Për pak ditë inceneratori do jetë funksional, s’ju ndriçoj për 2 mijë lekëshin

U thirr nga SPAK, Subashi kufizohet në Komision: Do rezervohem, jam takuar me Zoton

Balluku: S’i njoh Zoton, Mërtirin e Gugallën, Belind s’të lejova t’më kapësh në shkelje

1.2 mln euro udhëtime e konsulencë! Balluku: S’është çudi. Këlliçi: Tallje më të madhe s’ka

Balluku: Koncensionit të Tiranës nuk i kalojmë asnjë kokërr leku nga buxheti i shtetit

“Me 7 x7 =42 çuam një në burg”, Balluku debat me Tabakun: Erdhi SMS, me telefona në dorë

Ndërhyrje në Komision! Balluku ndërpret fjalën: Kur të qetësoheni më njoftoni

Debat me Tabakun, Balluku: Mos dil në përfundime, plotëso raportin nëse s’të pëlqen

ERE nuk cakton çmim për energjinë, Balluku: S’guxojmë t’i bëjmë presion

25 vite për Fierin? Balluku shmanget: Kënaqeni kur merrni përgjigjen që doni, s’e bëj dot

‘Edhe supervizor, edhe projektues!’ Bushati debaton me Ballukun, ministrja: Pyetje politike

Balluku: S’keni zbuluar rrotën, s’dija që merreshit me metafora se jam e mirë e në letërsi

Cani mbyll dëshminë me mesazhin: I mençuri edhe mund të ngutet, por nuk nxiton…

Ish-ministri Cani: Kërkuam që inceneratori të vihej ne punë, më pas pagesat

Cani tregon si veprohej me inceneratorët: Na pëlqente të shtyhej pagesa, ishim të relaksuar

“Kam emocione”, Cani në Komision: Koka u arrestua, s’ia veshim dot të gjitha

“Grup kriminal”, Cani qesh me akuzat në Komision: Jo aq lart, kam qenë i pastrukturuar

VD-Inceneratorët/ Cani: Refuzuam projektin e Elbasanit, u miratua me procedurë të veçantë

E PLOTË/ Si u ndez “zjarri” tek Kuvendi? Ina Zhupa: Kjo iu bëri 4 autogola. Sako e injoron

DEBATI në Komisionin Hetimor, largohet Emirjana Sako, Tabaku: Do ngrejmë padi ndaj saj

‘S’po dëgjojmë më’/ Sako tek inceneratorët, Tabaku ankohet: Nuk punon mikrofoni

‘Të padis në SPAK’/ Felaj kërcënoi Tabakun, Basha i del në krah: Përpiqen të na pengojnë…

“Do e marr forcërisht në Polici”/ Ariola Kodra s’shkon as sot tek Komisioni Hetimor

Dëshmitarja nuk foli! Tabaku: Po kryen vepër penale. Felaj: Mos i ushtro presion

‘Janë sekrete hetimore, s’tregoj’/ Tabaku-dëshmitares: Nuk jeni e para që keni ardhur këtu

Kom. i inceneratorëve/ Xhafaj-Tabakut: Po i bëni presion SPAK-ut, flisni sa për 2 veta

VD-Nxehet Çupi: Pse na përmendni rregulloren?Të tjerët qanin këtu, sot ju vijnë shefat tuaj

E FORTË! Tabaku: Kërkoj nga garda të shoqërojë Felajn (DEBATET, ndërhyn Boçi)

LAJM I FUNDIT/ Sherr në Kom. Tabaku-Felajt: Pusho se do të të nxjerr jashtë

PS kallëzon në SPAK Jorida Tabakun! Felaj: Shkele ligjin, takove Krajën pa u mandatuar

Çështja e Inceneratorëve/ Përfundon takimi me Krajën në SPAK, Tabaku: Do sjellim raportin

Nga Rama te Agaçi, Veliaj e Balluku, kush janë ‘kokat’ që do dëshmojnë për inceneratorët

Inceneratorët janë bërë objekt i hetimit parlamentar pas akuzave të opozitës se dhënia e koncesionit për ndërtimin e tyre është bërë kundër ligjeve, duke e cilësuar si “megaaferë”. Nga ana tjetër, SPAK ka vënë në pranga ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre dhe ka shpallur në kërkim dy administratorët e kompanisë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet afera e inceneratorëve komisioni hetimor per inceneratoret afera e inceneratorëve komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën