LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Komisarët e drogës’/ “Kam rënë dakord, do takoj nonën”, nga roli i shoqëruesve të ish-ministrit Tahiri tek zyrta

4 Korrik 2021, 08:57 Nga DOSJA
‘Komisarët e drogës’/ “Kam rënë dakord, do

TIRANE- “... Gjatë ngarkimit të gomones me hashash , Gusti dhe Hekurani kishin pistoleta , dhe radio , ata janë policë por nuk ishin me veshje policie “ rrëfen mes të tjerash Ferhat Ajdini , për truprojat që i ishin prezantuar si truprojat e ministrit të brendshëm, i cili më herët kishte kërkuar ndihmë në Itali dhe një shqiptar i pati thënë; mund të bësh një rrugë droge.

Në dosjen që zbardh gazeta “Si” tregohen nga dëshmitarët jo vetëm emrat e bashkëpuntorëve, por edhe mënyra për udhëtimin, fshehjen e mjetit lundrues dhe pagesat e punëtorëve të krahut. Madje dëshmitarët pohojnë se si u njohën me italianë me emrin Silvio dhe Mimo  dhe se mes datave 8 dhe 10 dhjetor i pajisën me një GPS  dhe se si u nisën në Shqipëri nga një port i vogël i  San Giorgos. Gjithçka nisi për një larje borxhi por që në atdheun e tyre ata mësuan se ndërkohë policia ndihmonte trafikantët në ngarkim dhe shkarkim droge.

“Pasi mbërritëm në Shqipëri , lamë gomonen afër Shkumbinit. Në Shqipëri u takuam me një mik të Malton Lleshit  që quhet Pingio  dhe me një tjetër të quajtur Gusti e tjetri me emrin Hekuran, që erdhën të flisnin për punën e bombës e të lekëve që donte Malton Lleshi. Hekurani dhe Gusti thanë që ishin truprojat e ministrit të brendshëm  shqiptar me emrin Saimir Tahiri . Të tre thanë që kishin drogë për të dërguar në Itali dhe që për transportin e të cilës ne do të paguanim borxhin që kishim me Lleshin”

Ky akord sipas dëshmitarit të drejtësisë e bindën atë dhe Seferin që të nisej drejt Shqipërisë në datën 19 dhjetor . Ai përshkruan se si personat mes tyre truprojat dhe të tjerë ishin të policisë.

Pingio, Gusti dhe Hekurani  dhe tre katër djem erdhën nga Tirana ku kishim lënë gomonen. Erdhën me furgonat e ngarkuar me drogë. Ishin tre me targat e Tiranës. Ata na ngarkuan gomonen me marijuanë. Gjatë ngarkimit të gomones , Gusti dhe Hekurani kishin radiot e pistoleta , ata janë poliscë  por nuk ishin me veshje policie”- thuhet nga dëshmitari në dosjen hetimore që më së fundi dërgoi në pranga 28 persona. Ajo që tregon I pandehuri hedh dritë mbi krimin policor dhe përdorimin e mjeteve policore deri tek fikja e radarëve.

“ Unë kam parë dhe radiot dhe pistoletat e sintonizuara në kanalin e policisë shqiptare. Me radio folën me kolegët e tyre policë duke i thënë që po shkonte çdo gjë mirë. Rreth orës dy apo tre  të natës , jemi nisur nga Shqipëria dhe mbasi mbërritëm në Itali në datën  21 dhjetor u bllokuam nga Guardia Costiero, provova të merrja Shpëtim Shehin  kur po arrija afër bregut  por ai nuk u përgjigj”- thotë në dëshminë tronditëse I penduari.

Ai kujton se barezët dhe porositësi emri I të cilit përmendet si Shpëtim Shehi do t’u paguanin drogën shqiptarëve me rreth 80 euro për kilogramë  , por vetëm pasi ta shisnin. I zhgënjyer, I penduari kujton se plani ishte që ata të dy me skafin me drogë dhe gps që iu ishte vendosur nga trafikantët duhet të arrinin në afërsi të hotel Bajronit. Dosja që gazeta “Si” po zbardh thekson se personi me emrin Pingio rezulton të jetë Eltjon Bregasi , i cili rezultoi se ishte gjithashtu furnizuesi I sasisë së madhe të drogës.

Ky person ka dërguar një sms tek bashkëpuntorët e tij shumë ditë përpara se ata të ktheheshin në Shqipëri me përmbajtje :

– Përshëndetje dajë , si po ja kalon? Jam PINX , doja me fol nëse mundesh.

Mbas këtij çasti dy dëshmitarët që u pëdorën për transport droge flasin me të dhe bien dakord që do takoheshin. Më pas I penduari rezulton se komunikoi me të birin duke folur me gjuhë të koduar dhe duke e njoftuar se do shkonte në Tiranë të takonte “nonën”, që ishte Pingio:

– Kam rënë dakord , tani do shkoj tek Skerdi për të takuar nonën Pingion, duhet me shku me e taku se ai nuk ka celular – thotë në mesazh Fiqiret Seferi

Ku u gjet droga?

Kësaj radhe ngarkesa sigurohet në zonën e Tepelenës dhe këtë e dëshmon I penduari për italianët që flet për truprojët e ish ministrit të brendshëm dhe komisarët e drogës

“Bashkë me Pingion, e Hekuranin shkuam në Memaliaj ku kishin kultivuar drogën në një platancion në hapësirë  që ishte e shpërndarë në dy tre zona në mes të pyllit. Jam në gjendje ta gjej atë vend, ne i kemi parë bimët nga larg duke na i treguar ata, nga dy- tre kilometyra larg. Kemi hyrë në një magazinë ku ishin 20 apo 30 punëtorë që po pastronin gjethet e marijuanës që ndodheshin në thasë të mëdhenj. Nuk ishte Agustini në këtë rast, Pingio ishte specialist I kultivimit dhe I rritjes siç na tha ai . Platancioni ishte I Hekuranit  e Pingio  komandonte punëtorët që merrnin 10 deri në 15 euro dita”

Transportuesi tregon se si vijuan udhëtimin e kthimit dhe se si u larguan nga Memaliaj së bashku me drogën, por rrugës kanë parë policinë lokale ndaj dhe janë detyruar të telfonojnë truprojat.

“ Pingio ka marrë në telefon Agustinin dhe Hekuranin duke i thënë që kishim parë policinë lokale, ndërkohë që ishim me dy sasi të lëndës marijuanë”

Ngarkesa u shkarkuar tek varreza dhe aty ata kanë vendosur të presin meqënëse truprojat I njoftuan se ishin në shërbim me ministrin.

“Pingio më tha se duhet të prisnim Agustinin dhe Hekuranin deri kur të mbaronin shërbimin  se ishin bashkë me ministrin e do ta shoqëronin tek shtëpia. Kur e pamë policinë nuk ndaluam. Ndërkohë që prisnim të vinte Agustini dhe Hekurani , ata kanë marrë Pingion dhe I kanë thënë të rrinte I qetë sepse nuk kishte asnjë sinjalizim  për transportin tonë”

Sipas të penduarit pritja ka zgjatur deri në mesnatë. Derisa aty kanë mbërritur truprojat

“ Agustini dhe Hekurani kanë mbërritur tek ne , kanë ngarkuar drogën e kemi shkuar në Vilboshtovë afër lumit Shkumbin. Në ngarkim ishim pesë, unë, Ajdini e tre persona të tjerë. Të tjerët udhëtonin me mercedezin e Vitos  e një makinë e përdorur për vdekjet. Dy bodigardët nuk ishin të pranishëm në ngarkim dhe në nisje” – përmend dëshmitari tjetër. Marrë nga Gazeta Si

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agustin deda hekuran marku operacioni shpirti agustin deda hekuran marku operacioni shpirti

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Korrik 2021, 07:38

TIRANE- Zef Zefi, i afërmi i familjes Gjoka ka treguar si ka ndodhur shpërthimi i rëndë i mëngjesit të sotëm, në një hotel në Velipojë. Zefi ka rrëfyer se se at...

Aktualitet 4 Korrik 2021, 07:29

VELIPOJË– Policia e Velipojës ka dalë me njoftim zyrtar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Velipojë, ku pas një shpërthimi mbetën ...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen