LIVE UPDATES
Insights

Maks Velo mori me vete shumë gjëra që janë të një Shqipërie që po vdes

8 Maj 2020, 09:51 Nga DOSJA
Maks Velo mori me vete shumë gjëra që janë të një

Prej kohësh nuk jam trishtuar sa sot, nga vdekja e Maks Velos..E kam njohur Maksin relativisht vonë, dhe kam ndenjur me të relativisht pak. Mjaftueshëm, sa për të kuptuar që, në një vend delesh e derrash, ishim me fat që e kishim.

Më preku ikja e Maksit, ndoshta sepse Maksi mori me vete shumë gjëra që janë të një Shqipërie që po vdes. Në këtë vend të tharë nga brenda, Maksi ishte një njeri me shumë pasion. Kishte pasion për punën në një vend ku dhe këta që na vjedhin, na vjedhin tashmë pa ndjerë pikë emocioni, sikur i ka zënë halli me ne.

Maksi fliste me pasion të pagjindshëm për të bukurën, mes këtyre njerëzve të arsimuar keq dhe parvënyve në pushtet që flasin vetëm për të bërë para e kurrë për të bërë një gjë të bukur. Maksi, kishte deri në ditën e fundit pasion për dashurinë, në një kohë kur dashuria përfaqësohet vetëm me prostituta instagrami e me kurvarë të veshur me pushtet.

Në këtë vend të qeverisur nga një ish-artist që i urren artistët, ku mediokriteti ka ngritur kulla floriri, Maksi mbeti deri në fund një artist i madh. Nuk po flas për pikturën apo arkitekturën, ku besoj se ka lënë gjurmë, po flas për letërsinë. Maks Velo, hyn për mua tek 5 shkrimtarët më të mirë të Shqipërisë pas-komuniste, një Shqipëri tashmë kaq e keq-arsimuar dhe e paedukuar e ku analfabetizmi është shtruar këmbëkryq. Letërsia e burgut e Maksit ka një finesë të jashtëzakonshme. Ka më shumë botë që hapen në galeritë e burgjet e shkruara prej Maksit sesa në qindra vepra të këtyre 30 viteve të fundit.

Në Shqipërinë ku injoranca kthehet në vilë e veshur me frak, Maksi ishte nga të paktët aristokratë të vërtetë. Një aristokraci që nuk i vinte nga pronat e rimarra apo nga milionat e bëra në kohën e trafiqeve. Aristokracia e Maksit vinte nga ajri që kishte thithur, nga librat që kish lexuar, nga njerëzit e mëdhenj që kish takuar në burgje, nga muzetë ku kishte hyrë, nga vlerat e familjes së vet.

Maksi ishte korçar i lindur në Paris. Maksi, ishte ndoshta parizieni i fundit i këtij qyteti. Sepse, parizien nuk të bëjnë kravatat, luksi apo vitet që mund të kesh kaluar në Paris. Enveri kish jetuar në Francë. Por Shqipëria e tij ishte Shqipëri siberiane, jo pariziene. Sikurse Shqipëria e Edi Ramës është anadollake. Ky vend prej kohësh nuk ka më copëra Parisi, madje, përherë e më shumë i ngjan Azerbajxhanit. Edhe më shumpë tani, me ikjen e Maksit.

I dënuar me 10 vjet burg VETËM sepse pikturonte si “modernist” dhe se fliste për Pikason; me ekspertizën që ia bënë gati drejtuesit e Lidhjes së Shkrimtarëve me në krye Kujtim Buzën; me veprat që ia morën me kamion dhe ia dogjën në kaldajën e gjykatës; tradhëtuar e spiunuar te Sigurimi nga shokët e ngushtë, nga e vjehrra dhe e shoqja.

Në një vend ku shumica preferojnë të mbajnë gojën mbyllur, ku shumë nga ata që janë në pozitë që duhet të flasin kanë zgjedhur të heshtin e t’i shërbejnë të dorëzuar pushtetit të një njeriu të vetëm, Maksi, mbeti deri në fund një shpirt i lirë. Jam shumë i pikëlluar për ikjen e Maksit. Unë mendoj që ai dha shumë për këtë vend pa marrë kurrë mbrapsht asgjë. Unë besoj se Shqipëria është kjo që është, për shkak të disa njerëzve të mëdhenj që kanë marrë frymë në të. Për mua, Maks Velo ishte një prej tyre. Dua të marr pak nga Noli, pa patur frikë që mund ta ekzagjeroj: Nëno moj, mbaj zi për vëllanë…

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog koloreto cukali maks velo koloreto cukali maks velo

Sondazh

Poll
Insights 7 Maj 2020, 12:34

Në gjurmët e Kalit të Qyqes

Shumë prej jush, mund ta dini që vitin e fundit jam angazhuar në një fushatë sensibilizimi për mbrojtjen dhe promovimin e jetës së egër në Shqipëri. Mund të mba...

Insights 5 Maj 2020, 19:12

Pavioni Numër Gjashtë

TIRANË- Asnjëherë më parë nuk kam patur kaq shumë kohë për të lexuar, sesa tani. Më shumë brenda se jashtë, takime virtuale, përqafime facebook-u dhe lajme...

Insights 3 Maj 2020, 12:35

Nuk vendosin virologët në krizën e koronavirusit

Lufta kundër virusit Corona, një bashkëjetesë me pandeminë dhe mbijetesa ndaj këtij kërcënimi është një maratonë e gjatë. Kjo krizë po sfidon shoqëritë, edhe po...

Insights 29 Prill 2020, 07:06

Kërkim falje dhe një poshtërsi gebelsiane

Nga disa reagime që dëgjoj dhe lexoj, autorët e të cilëve po dalin mbi detyrën e të qenit njerëzorë dhe politikë, janë të padinjitetshëm në atë që thonë, para s...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet