LIVE UPDATES
Aktualitet

Kolegji pranon prova të reja dhe mbyll shqyrtimin për gjyqtaren Atalanta Zeqiraj

13 Prill 2022, 17:19 Nga DOSJA
Kolegji pranon prova të reja dhe mbyll shqyrtimin për gjyqtaren

Nga Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA pranoi të mërkurën prova të reja të dorëzuara nga gjyqtarja e Vlorës, Atalanta Zeqiraj si dhe vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor. Gjithashtu, Kolegji u kërkoi palëve që të përgatisin konkluzionet përfundimtare për t’u paraqitur në seancën e ardhshme, që u njoftua se do të zhvillohet më 13 maj, në orën 09:00. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 30 qershor 2021. Nga hetimi administrativ rezultoi se ajo nuk kishte pasuri të paluajtshme, por përdorte pa kundërshpërblim një apartament të blerë nga babai i saj në Vlorë.

Prej KPK-së u konkludua se babai i subjektit kishte pasur burime të mjaftueshme financiare për blerjen e apartamentit në Vlorë dhe të një tjetri në Tiranë – edhe kjo pasuri e përdorur nga gjyqtarja Zeqiraj gjatë kryerjes së stazhit, pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës. ONM nga ana e saj rekomandoi që çështja të rishihej nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, duke argumentuar se interpretimi i KPK bazuar mbi proporcionalitetin nuk ishte i qartë dhe se KPA duhej të interpretonte këtë pjesë të vendimit dhe rihetonte pasaktësitë e gjetura.

Bazuar në rekomandim, komisioneri Darjel Sina konstatoi se në vendimin e KPK paraqiten rrethana të tilla ligjore që e bëjnë të cënueshëm në tërësinë e tij. Ai i kërkoi Kolegjit që të marrë në shqyrtim çështjen dhe të ribëjë vlerësimin e pasurive në përdorim dhe posedim të subjektit të rivlerësimit, me burim të deklaruar nga të ardhurat e personit tjetër të lidhur me të.

Sina parashtroi në Kolegj se në rastin e vendimarrjes së Komisionit për Zeqirjan ngrihen disa çështje për zgjidhje dhe orientim, të cilat mund të kenë rëndësi dhe për njësimin dhe vlerësimin e rasteve të ngjashme. Në përfundim, ai deklaroi se u qëndronte shkaqeve të ankimit dhe i kërkoi Kolegjit që në përfundim të shqyrtimit të tyre, të vendoste lënien në fuqi ose ndryshimin e vendimit të KPK-së për Zeqirajn. Gjyqtarja e kundërshtoi si të pabazuar ankimin e Komisionerit, duke theksuar se ishte provuar jo vetëm mundësia e të atit për krijimin e pasurive objekt hetimi, por edhe burimi i ligjshëm i tyre.

Burimet e pasurive

Komisioneri Darjel Sina renditi gjetjet e ONM-së për pasurinë, ku për dy apartamente të blerë nga babai i subjektit, një në Tiranë në vitin 2014 dhe tjetri në 2015-ën në Vlorë konstatohet se konfirmohet mundësia financiare e të atit të gjyqtares, por jo ligjshmëria e burimeve të përdorura. Për apartamentin në Tiranë të përdorur nga Zeqiraj gjatë periudhës 2014-2015 kur ajo kryente stazhin, vërehet edhe mosdeklarimi i kësaj të drejte reale. Sipas Komisionerit, situatë e ngjashme paraqitet dhe në lidhje me burimet e vlerave 200 mijë lekë dhe 5000 euro të dhuruara nga babai.

Sipas Komisionerit Sina, KPK në vlerësimin e burimeve të krijimit të apartamenteve dhe të shumave të dhuruara është mjaftuar në verifikimin e kapacitetit financiar të babait të subjektit, duke arsyetuar se në rastin konkret nuk rezulton shmangie nga detyrimet tatimore. Por sipas tij, veprimet e përfitimit të shumave të përdorura për blerjen e këtyre pasurive nuk janë bërë duke shpërndarë fitim në fund të vitit përkatës, duke ngelur të paprovuara plotësisht kërkesat kumulative në aneksin e Kushtetutës lidhur me cilësimin e burimit të ligjshëm financiar.

Zeqiraj parashtroi me detaje argumentet dhe provat e saj, duke këmbëngulur se nga hetimi administrativ në KPK ishin vërtetuar burimet e ligjshme të pasurive të krijuara nga i ati.

“Komisioni ka hetuar në mënyrë të thelluar të ardhurat e babait tim, dokumentacionin ligjor dhe kontabël të shoqërisë së tij ku është ortak i vetëm dhe administrator,” deklaroi Zeqiraj dhe renditi një listë të gjatë të dokumenteve, ku sipas saj është mbështetur KPK për vendimarrjen.

Subjekti shpjegoi se kishte vendosur në dispozicion të KPK-së të gjitha transaksionet bankare të kryera nga babai si individ dhe si përfaqësues ligjor i shoqërisë që ai zotëron, dokumentacion ligjor e kontabël, si dhe akte të lëshuara nga Drejtoria Rajonale Tatimore Fier, me të cilat pretendon se është provuar burimi i ligjshëm i të ardhurave të të atit për blerjen e apartamentit në qytetin e Vlorës.

Zeqiraj vërejti se kishte provuar gjithë transaksionet e kryera për blerjen këtij apartamenti, nga huaja e marrë nëpërmjet transfertës bankare nga i ati në shoqërinë ku ai është ortak i vetëm dhe deri tek pagesa e kryer për llogari të palës shitëse. Ajo deklaroi se kishte depozituar dokumentacion të institucioneve kompetente nga vërtetohej se shoqëria e zotëruar nga i ati nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë detyrim tatimor.

Sipas subjektit, burimi i të ardhurave të babait rrjedh nga veprimtaria e ligjshme e shoqërisë që ai zotëron. Zeqiraj shtoi se shoqëria ka pasur mundësi për pagesën e vlerës 3.8 milionë lekë për apartamentin në Vlorë, pasi vetëm në vitin 2015 kishte arkëtuar rreth 71.6 milionë lekë, ndërsa gjendja monetare totale kishte qenë 33 milionë lekë.

Për të vërtetuar ligjshmërinë e të ardhurave të shoqërisë së babait, Zeqiraj deklaroi se po dorëzonte si provë një vërtetim të Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier, ku sipas saj jepet informacion në mënyrë të detajuar dhe janë përcaktuar taksat dhe tatimet e paguara sipas përgjegjësive të shoqërisë në sistemin tatimor për periudhën 2013-2015. Ajo vërejti se Tatimet kanë pasqyruar edhe qarkullimin dhe fitimin neto të realizuar për periudhën 2013-2015, që është objekt hetimi dhe se nuk rezulton që shoqëria e të atit të ketë ndonjë detyrim të papaguar ndaj tatimeve.

Zeqiraj theksoi se apartamenti i blerë nga i ati në Vlorë nuk ka lidhje me detyrën e saj. Ajo solli si argument edhe faktin se kjo pasuri ishte blerë një ditë para se ajo të fillonte ta ushtronte detyrën. Po ashtu, vërejti se kishte vërtetuar se nuk kishte shqyrtuar asnjë çështje me palë ndërgjyqëse palën shitëse të apartamentit.

Subjekti paraqiti argumente të njëjta edhe për ligjshmërinë e burimeve që kanë shërbyer për blerjen e apartamentit në Tiranë nga babai në vitin 2014 dhe dhënien e shumave 200 mijë lekë dhe 5000 euro, ku kjo e fundit ka shërbyer për blerjen e një automjeti prej bashkëjetuesit të saj.

Konflikti i interesit

Sina parashtroi edhe konstatimin e ONM-së se subjekti nuk ka paraqitur shpjegime dhe prova lidhur me situatën e mundshme të konfliktit të interesit si pasojë e kontratave të shoqërisë së zotëruar nga babai me autoritete publike. “Subjekti i rivlerësimit pretendon mungesën e dijenisë së tij, ndërkohë që në të njëjtën kohë deklaron se, në çdo rast gjatë ushtrimit të detyrës, ka shmangur konfliktin e interesit,” citoi Sina konstatimet e ONM-së.

Sipas Komisionerit, vlerësimi dhe arsyetimi i Komisionit nuk është i plotë, pasi ndalet vetëm në vlerësimin e kësaj gjendjeje të konstatuar në raport me kriterin e pasurisë, duke mos e bërë pjesë të një vlerësimi tërësor të çështjes apo dhe në kontrollin e kriterit profesional. Ai theksoi se subjekti i rivlerësimi kishte përgjegjësinë dhe detyrimin të tregonte kujdesin e duhur për trajtimin dhe zgjidhjen e të gjitha situatave të mundshme të konfliktit të interesit apo atij në dukje.

Gjyqtarja Zeqiraj solli në vëmendje të Kolegjit se Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI kishte konkluduar se ajo nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit.

Ajo sqaroi se kishte marrë një vërtetim prej Agjencisë së Prokurimit Publik, që informon se shoqëria e zotëruar nga babai nuk ka lidhur kontrata publike me institucionet publike me juridiksion territorial në qytetin e Vlorës për periudhën tetor 2015 kur ajo ka filluar të ushtrojë detyrën dhe në vijim. Zeqiraj shtoi se tashmë kjo situatë ishte zgjidhur, pasi babai i kishte dhuruar kuotat e tij tek një shtetas që ajo nuk është person i lidhur.

Lidhur me parimin e proporcionalitetit, subjekti vërejti se ajo kishte deklaruar si adresë banimi apartamentet e babait ku ka jetuar dhe se i ka pasqyruar si pasuri në përdorim në deklaratën veting. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj kërkoi që edhe KPA të vlerësojë bazuar në parimet e objektivitetit dhe propocionalitetit dhe të lërë në fuqi vendimin e Komisionit për konfirmimin e saj në detyrë.

Në fund të seancës, përfaqësuesja ligjore e subjektit, avokatja Romina Zano depozitoi 7 akte që Kolegji i administroi si prova pas riçeljes së shqyrtimit gjyqësor. Pasi u këshillua në vend, trupi gjykues i KPA vendosi edhe mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe u kërkoi palëve të përgatisin konkluzionet përfundimtare.

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atalanta zeqiraj darjel sina onm romina zano atalanta zeqiraj darjel sina onm romina zano

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet