Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ngritur një debat të ri politik në vend. Paraditen e sotme ai u ka kërkuar “llogari” paraardhësit të tij, Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta, lidhur me raportin e ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty.
Numri një i qeverisë i ka pyetur të dy palët se përse votuan pro raportit të tij për Kosovën në Këshillin e Europës, ndërsa kryedemokratit Lulzim Basha i kërkon që të flasë lidhur me çështjen, por duke mos e kursyer ironinë. Sipas Ramës, Berisha dhe Meta kanë dhënë votën pro në Këshillin e Europës për raportin famëkeq të Marty-t, ku edhe janë parashtruar akuzat për krime lufte ndaj zyrtarëve të lartë të UÇK-së gjatë luftës së Kosovës.
I pari është përgjigjur presidenti Ilir Meta me anë të zyrës së tij të shtypit. Zëdhënësi i tij, Tedi Blushi e ka krahasuar Ramën me figurën e Esat Pashë Toptanit dhe e ka paralajmëruar që të mos e përmendë më kreun e shtetit, por nuk i ka kthyer përgjigje pyetjes së kryesocialistit. Megjithatë Rama ka këmbëngulur dhe ka kërkuar një përgjigje të prerë nga Meta, i cili deri më tani ka vendosur që të injorojë.
Nga selia e Partisë Demokratike ka reaguar vetëm ish-deputeti Edi Paloka, ndërkohë Berisha dhe Basha kanë vendosur që të heshtin ndaj akuzave të kryeministrit.
Dick Marty përpiloi një raport lidhur me krimet e luftës gjatë përplasjes Kosovë-Serbi, punim i cili u miratua më 11 qershor të vitit 2007. Me 166 vota pro dhe vetëm 8 kundër, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi në vitin 2011, rezolutën me të cilën kërkonte hetime për akuzat e trafikimin e organeve në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë, të cilat Marty i pretendonte në raportin e tij. Ajo që bie në sy është se votat e 3 deputetëve shqiptarë anëtarë të kësaj asambleje kanë qenë të ndara. Damian Gjiknuri që përfaqësonte opozitën socialiste, ka votuar kundër, së bashku me Shpëtim Idrizin. Por votën pro këtij raporti që vendoste një njollë të madhe mbi luftën e Kosovës, e ka dhënë Ilir Rusmali, asokohe deputet i Partisë Demokratike.
Ky raport famëkeq kishte përfshirë zyrtarët më të lartë të UÇK-së, të cilët mbanin poste të larta politikë në Kosovë, si përshembull presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Ky i fundit dha dorëheqjen pas konfirmimit të akuzave pak ditë më parë nga Prokuroria dhe Gjykata Speciale. Së bashku me Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, akuzohen për qindra vrasje, tortura gjatë popullsisë civile në Cuhan dhe Kukës të Shqipërisë. Krime që pretendohet se janë kryer gjatë viteve 1998-1999. Përveç tyre edhe disa bashkëluftëtarë të tjerë, akuzohen se kanë bashkëpunuar me ta, mes tyre dhe Fatmir Limaj.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ka kthyer përgjigje akuzave të kryeministrit Edi Rama lidhur me pretendimet se paraardhësi i tij, ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur reagimit të Presidencës lidhur me pyetjen që numri një i qeverisë ngriti lidhur me raportin e Dick M...
TIRANË– Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i ka kthyer përgjigje akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili i ka pyetur sot ‘kokat’ e politikës ...
TIRANE–Kryeministri Edi Rama ka kërkuar llogari në Twitter për raportin e Dick Marty. Ai i drejtohet ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta du...
TIRANE–Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë ditën e sotme në një videomesazh për shqiptarët në lidhje me pandeminë në vend. Basha në fjalën e tij...
LEZHË-Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ishte ditën e sotme e pranishme në Lezhë, prej ku iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të shkojnë në zgjedhje më ...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në Facebook aty ku ironizon deklaratat e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit ku thotë se partinë e saj nuk...
TIRANE– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte ditën e sotme në Prishtinë aty ku u takua me Zv.kryeministrin e Parë të Kosovës, z. Besnik Tahiri.Përmes një ...
TIRANË– Vijojnë sërish debatat në media mes Partisë Demokratike dhe kryebashkiakut Erjon Veliaj në lidhje me rindërtimin e gjimnazit ‘Sami Frashëri’. Ish-d...
TIRANE– Zbardhet axhenda e samitit të Sofjes i cili do të zhvillohet të martën në 10 nëntor dhe do të drejtohet nga Bullgaria e Maqedonia e Veriut.Në seancën pl...