LIVE UPDATES
Politike

Kodi Penal përçan PS-në tek Siguria. Stërkaj thumbon Lleshajn: S’ka faj populli që ka armë në shtëpi

4 Qershor 2019, 15:13 Nga DOSJA
Kodi Penal përçan PS-në tek Siguria. Stërkaj thumbon

TIRANË– Deputetët e Partisë Socialiste mbajtën dje qëndrime të përçara për sa i përket propozimit të PS-së për ndryshimin e Kodit Penal. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Sigurisë, socialistët nuk mbajnë të njëjta qëndrime për sa u përket ashpërsimeve të Kodit Penal për rritjen e dënimeve me burg. Sërish deputeti Paulin Sterkaj, ishte ai që dha kritikat më të forta. Në fjalën e tij, ai theksoi se Kodi Penal nuk ka nevojë të ndryshojë dhe se propozimi për ashpërsimin e dënimeve penale me burg janë të panevojshme.

Ai theksoi se këto ndryshime nuk do të sjellin efikasitet pozitiv në zbatimin e tij në praktikë. Sterkaj vijojë më tej, duke theksuar se këto masa të dhëna do të sjellin rritjen e korrupsionit nëpër institucionet ligjzbatuese si Prokurori dhe Gjykata dhe jo parandalimin dhe uljen e kriminalitetit. Debati lindi te neni që fliste për ashpërsimin e armëmbajtjes pa leje, por diskutimi ndërmjet socialistëve kishte nisur edhe më herët, kur po shqyrtohej neni që fliste për dënimin e tifozëve, të cilët kryejnë gjeste antisportive apo edhe ato të sigurisë ushqimore.

Felaj: Është propozuar një ndryshim nga Ministria e Brendshme, që është bërë pjesë e draftit të propozuar nga deputetët, ku për nenin që bën fjalë për armëmbajtjen pa leje, është ndryshuar masa minimale e dënimit. Ka qenë 3 deri në 7 dhe propozohet që të bëhet 5 deri në 7 vite. Nuk e di nëse 5 deri në 7 vite është diapazoni i duhur?

Xhina: Nuk është i duhuri. S’e bëjmë dot pesë sepse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, s’e bën dot..

Shameti: Për mendimin tonë, varianti i paraqitur i përgjigjet proporcionalitetit të vet…

Sterkaj: Për mua, Kodi Penal është i mjaftueshëm nëse zbatohet. Nuk rregullohet asgjë nëse rritet masa e dënimit, përveçse rritet masa e korrupsionit. Unë nuk jam për dënime të ashpra, jam për politika të tjera. Nuk ka faj populli që ka armë në shtëpi; nuk ka faj populli se tjetri ikën të marrë një vendim pronësie dhe nuk ia japin; nuk ka faj populli që dikush ikën ta grabisë dhe s’ka prezencë Policie që ta mbrojë. Këtu duhet të bëhen politika të tjera për çarmatosjen e popullsisë. Nuk duhet të rritet masa e dënimit dhe të thuhet se është zgjidhur çdo gjë. Ne nuk e kemi përgjegjësinë për të rritur masën e dënimit, ne kemi përgjegjësi për të marrë masa parandaluese, për të gjetur forma dhe mënyra sociale, që popullsinë ta detyrojmë që të dorëzojnë armatimin që ka në shtëpi. Sepse armatimi i popullsisë është si rezultat i politikave të këqija të vitit 1997, që shteti nuk ka mbrojtur depot e armatimit dhe sot, me dashje apo pa dashje, mund të ketë armë në shtëpi dhe nuk e dinë. Fëmijët mund të gjejnë një armë në shtëpi që s’e dinë që e kanë. Nuk është rritja e masës së dënimit që rregullon sigurinë publike, duke dënuar njerëzit me burg. Do të ishte shumë më mirë që të gjejmë forma dhe mënyra të tjera që i kemi diskutuar, që të bëjmë politika sociale në këtë pikëpamje. Nuk jam për masa të rënda. Rritja e masës së dënimit nuk do të thotë se kemi kryer detyrimet ndaj popullit. Asgjë nuk kemi bërë. Unë jam që të ulet masa e dënimit dhe të ketë forma të tjera sociale. Nuk e kuptoj këtë frymën e këtij Kodit Penal, qenka për të dënuar njerëz dhe për të rritur dënimin. Ka shumë njerëz që janë kapur me armë pa leje dhe nuk kanë marrë as minimumin e dënimit, por kanë dalë me kushte të tjera. Duhet klasifikuar pak më ndryshe sepse mund ta ketë armën një person që nuk ka asnjë lloj problemi, por i gjendet arma dhe duhet të shkojë 5 vite në burg ai? Do të ishte më mirë që të ketë një diapazon më të madh.

Felaj: Neni i armëmbajtjen pa leje është një nen, në të cilin është ndërhyrë disa herë në Kodin Penal, është e sigurt…

Sterkaj: Nuk ka rregulluar asgjë deri më sot…

Felaj: Nuk ka siguruar për shkak se nuk është arritur që të ndërtohet një politikë e unifikuar në shkallë vendi ose është bërë në mënyrë të njëanshme. Ka pasur një periudhë kohe kur Prokuroria e Përgjithshme urdhëroi të gjitha prokuroritë në vend të kërkonin që si masë dënimi për armëmbajtje pa leje, të ishte jo më pak se 3 vite burg. Kjo ishte minimalja dhe prokurorët ishin të detyruar të mos shkonin më poshtë në pretencën e tyre. Një gjë e tillë u kërkua për të arritur maksimumin e efektivitetit të zbatimit të ligjit sa i takon kësaj vepre penale. Nuk ka qenë e njëjta përgjigje nga Gjykata, sepse ato kanë mbajtur një qëndrim të ndryshëm nga ajo që është mbajtur nga Prokuroria. Ndërkohë, më duhet të konstatoj diçka tjetër. Ky është nen që është ndryshuar disa herë dhe ka ndërhyrë edhe Gjykata Kushtetuese.

(Marrë nga Panorama)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ashperismet ne kodin penal ermonela felaj komisioni i sigurise ndryshimet ne kodin penal paulin sterkaj ashperismet ne kodin penal ermonela felaj komisioni i sigurise ndryshimet ne kodin penal paulin sterkaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet