LIVE UPDATES
Aktualitet

KLP hap sërish thirrjen: Kërkohen 2 prokurorë për SPAK, kriteret që duhet të plotësojnë

28 Janar 2020, 12:21 Nga DOSJA
KLP hap sërish thirrjen: Kërkohen 2 prokurorë për SPAK,

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur zyrtarisht thirrjen për dy prokurorë që të bëhen pjesë e strukturës së posaçme, SPAK. Në një njoftim për mediat, KLP bën me dije se të gjithë kandidatët që do shprehin vullnetin për të qenë pjesë e kësaj strukture duket të plotësojnë disa kritere.

Kandidatët që plotësojnë kushtet e sipërpërmendura i paraqesin kërkesat e tyre jo më vonë se 15 ditë kalendarike nga data e shpalljes së thirrjes në faqen e internetit të Këshillit. Krahas kërkesës për kandidim, kandidatët dorëzojnë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dokumentacionin e nevojshëm”, shkruan Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

NJOFTIMI I PLOTË

Në bazë të nenit 179/8 të Kushtetutës, të nenit 7 të ligjit Nr. 95/2016 “Për Oganizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” dhe të nenit 48/2 dhe 3 (ligji per SPAK) të ligjit Nr. 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, ligji Nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë“, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall sot fillimin e procedurave për plotësimin e 2 (dy) pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (këtej e tutje Prokuroria e Posaçme).

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ju bën thirrje që të kandidojnë të gjithë prokurorët që plotësojnë kushtet e mëposhtëme: – Kanë ushtruar funksionin si prokuror për jo më pak se 10 vjet; – Nuk kanë masa disiplinore në fuqi;- Japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake; – Sigurojnë pëlqimin e anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake;4 – Nuk janë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në bazë të nenit 6/1/a të Ligjit për Nr. 95/2016, “Për Oganizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” pas dorëzimit të aplikimeve, kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit të pasurisë dhe të figurës;

Në rast se numri i kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore është më i madh se numri i vendeve vakante, Këshilli do të shqyrtojë kandidimet dhe do të vlerësojë / rendisë kandidatët përkundrejt kritereve të mëposhtëme: – Rezultatet e kandidatëve në 2 vlerësimet e fundit të performancës; – Përvoja e kandidatëve në pozicionet e komanduara; – Përvoja e kandidatëve në hetimin e krimit ekonomik dhe krimit të organizuar (pranë Njësive të Përbashkëta Hetimore / NJPH, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Drejtorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme / PP); – Kohëzgjatja e shërbimit në NJPH, Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ose Drejtorinë kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik në PP. – Vjetërsia si prokuror;

Sipas nenit 48/14 të ligjit Nr. 96/2016 ”Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar rregulla të detajuara për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për prokurorë të SPAK. Këto rregulla jane publike dhe te njohura tashme përpara fillimit të procesit të shpalljes per shprehje interesi per aplikime nga kandidate per prokurore per Prokurorise se Posacmeve. Kandidatët që plotësojnë kushtet e sipërpërmendura i paraqesin kërkesat e tyre jo më vonë se 15 ditë kalendarike nga data e shpalljes së thirrjes në faqen e internetit të Këshillit. Krahas kërkesës për kandidim, kandidatët dorëzojnë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dokumentacionin e mëposhtëm:

Një letër motivimi (jo më shumë se 3 faqe A4) ku tregojnë sukseset e tyre më të spikatura në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe arsyet e kandidimit; Kopje e diplomës së studimeve në drejtësi dhe e listës së notave; Kopje e diplomës së studimeve në Shkollën e Magjistraturës dhe e listës së notave (nqs ka); Kopje e Dekretit të Presidentit për emërimin si Prokuror; Kopje e Urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm për caktimin si prokuror në Njësinë e Përbashkët Hetimore, Prokurorinë e Krimeve të Rënda ose Drejtorinë kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme; Kopje të 2 akteve të fundit të vlerësimit të punës dhe aftësive profesionale e morale si prokuror (nqs ka); Vërtetim nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Prokurorinë e Përgjithshme që tregon se kandidati nuk ka masë dispilinore në fuqi. Formularët e parashikuar në shtojcat B1 dhe B3 të ligjit 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” të plotësuar rregullisht.

Një ditë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi shpalljen e vakancave në SPAK pas kërkesës së drejtuesit të këtij institucioni, Arben Krajës. Sipas Krajës, është e nevojshmë që në SPAK të komandohen edhe dy prokurorë të rinj për shkak të numrit të madh të dosjeve që janë nën hetim. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Kraja ka propozuar emrin e drejtueses së Prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi dhe drejtuesin e Prokurorisë së Pogradecit, Sotir Kllapi, të dy e kanë kaluar ‘filtrin’ e Vettingut pa asnjë problem. Por kërkesa e Krajës nuk është miratuar plotësisht dhe KLP hap thirrjen ku mund të kandidojnë të gjithë prokurorët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja klp kërkon prokurorë për spak prokuroret e spak vakanca në spak arben kraja klp kërkon prokurorë për spak prokuroret e spak vakanca në spak

Sondazh

Poll
Aktualitet 28 Janar 2020, 12:09

TIRANË– SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka nisur hetimin pasuror për të arrestuarit e operacionit ‘Resort’, të prangosur nga RENEA, pë...

Aktualitet 28 Janar 2020, 11:52

BRITANI E MADHE- Gabimi i tij i kushtoi jetën të vëllait. Pengmarrja e Jakë (Jani) Prengës u bë pasi i vëllai i tij, Nreka nuk kishte dorëzuar në destinacion 60...

Aktualitet 28 Janar 2020, 11:52

TIRANË- Flet kunati i Jak (Jani) Prengës, 49-vjeçari që u rrëmbye më 17 janar në qendër të qytetit të Kamzës dhe humbi jetën rrugës për në resortin ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës